Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

“Gjethet e vjeshtës në Sofje” – një projekt i Mario Stançevit dhe Hristo Jocovit

БНР Новини
Foto: arkiv personal

Albumi “Gjethet e vjeshtës në Sofje” prezantohet më 11 qershor para publikut kryeqytetase dhe pas kësaj në “Forumin e Xhazit” në qytetin Stara Zagora. Projekti bashkon muzikantë nga tri breza të ndryshëm – Mario Stançev (piano), Hristo Jocov (perkusione) dhe Dimitër Karamfillov (kontrabas). 

Pianisti dhe kompozitor i njohur i xhazit Mario Stançev jeton në Francë që nga viti 1980. Gjatë karrierës së tij ai ka luajtur së bashku me disa nga muzikantët e mëdhenjtë të xhazit në botë. “Gjethet e vjeshtës në Sofje” është bashkëpunimi i parë me Hristo Jocovin – njërin nga muzikantët më atraktivë të xhazit të skenës bullgare. Hristo Jocov ka filluar karrierën e tij në fund të viteve të 70-ta dhe në fillim të viteve të 80-ta të shekullit të kaluar.

“Nuk ka gjëra të rastit – thotë Mario Stançev. – Para shumë vitesh së bashku me Kuartet Simeon Shterev patëm një koncert në Shkollën e Muzikës në Sofje. Atëherë Hristo ishte nxënës, e ka ndjekur koncertin dhe që atëherë e ka menduar se si një ditë do të dalë bashkë me mua në skenë. Hristo fitoi popullaritet vite pasi unë isha larguar nga Bulgaria. Por u njohëm me të para se të largohem nga atdheu. Disa shokë të mi më sollën incizime të tij në Francë. Pasi i dëgjova ia thashë vetes: “Një ditë patjetër duhet të bashkëpunojë me Hriston”. Ja se kjo ditë erdhi. Në projektin tonë Hristo ftoi të riun Dimitër Karamfillov – një kontrabasist shumë të talentuar. Gjithçka filloi verës së kaluar, kur dhamë një koncert në Studion e Parë të Radios Kombëtare Bullgare. Salla ishte plot e përplot njerëz. Patëm një përjetim të paharrueshëm dhe vendosëm të bashkëpunojmë edhe më tej. Në projektin tonë muzikor pjesët i kemi përzgjedhur së bashku me Hriston dhe Dimitrin. Shumica prej tyre unë i kam sjellë. Kemi përfshirë po ashtu dhe një kompozim të Hristos. Në Francë këtë album e prezantuam në fund të muajit mars dhe u prit shumë mirë nga publiku. Besojmë se edhe në Bullgari do të korrim suksese.”

Albumi titullohet sipas pjesës së njohur “Gjethet e vjeshtës” të Zhosef Kozmës (Joseph Kosma, Autumn Leaves), por titullit i është ngjitur dhe emri i kryeqytetit bullgar – Sofje. Sepse pikërisht Sofja është vendi ku janë takuar tre muzikantët dhe ku ka lindur projekti i tyre.

Përgatiti në shqip: Anna Kapitanova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

"Fajtori"

Grupi “Ostava” e hap vitin me një këngë të re dhe një turne mini klub. “Fajtori” – siç titullohet kënga e re, hap rrugën drejt një albumi të ri. Albumi pritet të jetë gati në fund të pranverës. Si gjithmonë, muzikantët nga “Ostava” nuk mund të jenë..

botuar më 25-02-17 6.45.PD
Stefan Diomov

Kompozitori i dashur Stefan Diomov feston jubileun e tij të 80-të

Më 16 shkurt, një nga kantautorët më të dashur bashkëkohor – Stefan Diomov – mbush 80 vjeç. Shpirti i tij djaloshar u ka dhënë jetë dhjetëra hiteve të këngëtarëve dhe grupeve tona më të njohura, por kompozitori krijon edhe muzikë për dokumentarë, shfaqje..

botuar më 25-02-16 6.05.PD

"Dashuria dhe vera"

Kënga "Dashuria dhe vera" u interpretua nga ylli i muzikës pop bullgare Jordanka Hristova në vitin 2023, disa ditë para 14 shkurtit. Si data, ashtu edhe kënga bashkojnë dy festa - të verës dhe të dashurisë: “ Çfarë është vera pa dashuri? Çfarë është..

botuar më 25-02-14 6.00.PD