Bullgaria hyn në familjen kozmike evropiane. Në veprimtarinë e Agjencisë Kozmike Evropiane deri tani merrnin pjesë të gjitha vendet anëtare të BE-së me përjashtim të Bullgarisë dhe Kroacisë. Qeveria bullgare i dha dritë jeshile pritjes shumëvjeçare të komunitetit “kozmik” në vendin tonë. Anëtarësia në AKE do të na japë mundësi të marrim pjesë në programet kozmike evropiane.
Edhe pse Bullgaria është forca e gjashtë kozmike në botë, dhe ka tradita në teknologjitë kozmike, vendi ynë mbeti një prej vendeve të fundit që u anëtarësuan. Përveç justifikimeve e një varg qeverish se kuota e anëtarësisë është e lartë për buxhetin bullgar kur përmenden “studime kozmike” të gjithë janë me bindjen se kjo është tepër abstrakte në sfondin e krizës në Evropë. Në fakt fjala është për gjëra shumë të rëndësishme si teknologjitë e komunikacioneve GPSteknologjitë, GSMrrjetet, satelitet, interneti. Bullgaria ka potencial për të marrë pjesë në sistemin e navigacionit globalGalileo, ndërsa“ky është një biznes më i madh se nafta dhe gazi natyror” thotë profesor Petër Gecov drejtor i Institutit për Studime Kozmike pranë Akademisë Bullgare të Shkencave. Sepse çdo automjet dhe çdo celular do të pajisjet me GPSsistem.
Konkretisht çfarë do të jenë dobitë e Bullgarisë nga anëtarësia në AKE?
“Po hyjmë në komunitetin kozmik dhe ajror evropian të teknologjive të larta dhe mund të marrim pjesë në të gjitha projektet e AKE-së – thotë në intervistë për Radio Bullgarinë profesor Gecov. – Këtu jo vetëm shkenca, por edhe biznesi bullgar ka interes. Pjesa e madhe e projekteve të AKE-së lidhen edhe me biznesin, sepse fjala është për komunikacione, navigacion dhe për shumë arritje të tjera kozmike. Projektet financohen shumë mirë nga Komisioni Evropian, kështu që ky është një hap shumë serioz i Bullgarisë drejt përfshirjes së saj në komunitetin e shteteve me teknologji të lartë.”
Çdo vit AKE shpall programe për më shumë se 3 miliard euro, ndërsa deri para pak kohe firmat dhe shkencëtarët bullgarë nuk mund të merrnin pjesë në to. Kuota e anëtarësisë që do të paguajnë është 1,2 milionë euro. Çfarë do të marrim kundrejt kësaj?
“85 për qind prej këtyre mjeteve i kthehen shtetit përmes projekteve që i janë dhënë ose projekteve të përbashkëta me AKE-në, me firma dhe organizata shkencore bullgare. Kështu që së shpejti po thuaj një milion euro do të kthehen në shkencën bullgare, biznesin bullgar, prodhimin në ndërmarrjet e vogla dhe të mesme. Nuk do të ketë humbje, duke marrë parasysh se Bullgaria është mjaft aktive, ka tradita në këtë fushë. Kur do të fillojë partneriteti i vërtetë me do të marrim më shumë para se sa po japim.”
Bullgaria prej kohe është në “lidhje kozmike” me mjaft vende të Evropës.
“Ne prej kohe po bashkëpunojmë me shumë prej vendeve të BE-së. Por anëtarësia në këtë organizatë hap mundësi të reja për bashkëpunim. Deri tani kishte shumë projekte të AKE-së tek të cilët ne nuk kishim qasje për shkak se nuk ishim anëtarë. Ndërsa tani mund të jemi me të drejta të plota dhe të marrim pjesë në të gjitha projektet. Shumë prej gjërave varen dhe nga aktiviteti ynë. Një prej kushteve është që të bëhet program – Programi kombëtar kozmik bullgar, në të cilin të përfshihen fushat kryesore ku kemi mundësi për pjesëmarrje. Me siguri do të bëhet kështu edhe me biznesin tonë – cilat firma çfarë mund të bëjnë. Pra në fillim fjala është për program dhe pastaj për njohje reciproke të administratorëve evropian me mundësitë e Bullgarisë për veprimtari të përbashkëta.”
Në cilat fusha është forca jonë?
“Kryesisht në fushën e studimit nga distanca të Tokës nga Kozmosi, fizika kozmike, transferim të teknologjive aerokozmike. Vetëm gjatë viteve të fundit ne kemi më shumë se 100 projekte dhe më shumë se 20-30 aparatura dhe sisteme, që fluturojnë në stacionin ndërkombëtar kozmik.”
Përgatiti në shqip: Zoja Kostadinova
Tekste të shkurtra në rusisht dhe gjermanisht nga ueb-faqja e Radio Bullgarisë , u bënë pjesë e mësimit të nxënësve nga Shkolla e Mesme Nr. 81 "Viktor Jugo" në Sofje në Ditën e Iluministëve të Popullit. Mësuesja Maria Novosellceva dhe nxënësit nga..
Iluministët janë individët për të cilët ndjejmë jo vetëm mirënjohje dhe admirim, por edhe i perceptojmë si disa nga figurat më domethënëse të historisë sonë, sepse na zgjojnë ndjenjën e bashkimit kombëtar. Megjithatë, çfarë fshihet pas konceptit të..
Persona me aftësi të kufizuara mendore ndajnë këndvështrimin e tyre unik mbi trashëgiminë arkitekturore të Sofjes në ekspozitën fotografike "Histori arkitektonike nga Sofja e Vjetër". Ekspozita u rregullua në Hapësirën Kulturore të Kompleksit..
Organizata për mbrojtjen e natyrës WWF - Bullgaria nis fushatën "Abonohu për natyrën". Zhdukja e kafshëve të egra është një film me seri në të cilin ne..
Ambasada e Francës dhe Instituti Francez i Kulturës mblodhën së bashku shkencëtarët për të prezantuar eksperiencën e tyre mbi sfidat shkencore në..