Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Një atraksion i ri – kaktuse meksikane afër qytetit Veliko Tërnovo

БНР Новини
Foto: BGNES

Asnjeri nuk mund të shpjegojë si afër fshatit piktoresk Pushevo në rajonin e qytetit Veliko Tërnovo që prej vitesh rritin lirisht kaktuse, të cilat nuk janë tipik për gjerësitë tona gjeografike. Të tërhequr nga flora e pazakonshme dhe natyra e ruajtur, kohët e fundit këtu u vendosën për banim rusë. Me praninë e tyre sllave ata pasuruan koloninë e të huajve të përbërë kryesisht nga anglezë.

Bimët nga lloji “opuntia” – fiku i detit, që janë tipike për prerinë amerikane, por jo për bjeshkët e lagëta të malit Stara Pllanina, janë një enigmë të vërtetë. Muajit maji dhe qershor, kaktuset e rritura këtu mbi një territor prej 5 dynymësh çelin lule të verdha dhe të kuqe. Ata në të vërtetë janë një atraksion për turistët. Edhe banorëve vendës u sjell kënaqësi kjo tablo ekzotike. Lajmi për fshatin piktoresk dhe për fushën plotë kaktuse u përhap shumë shpejtë dhe vetëm për disa vite në Pushevo erdhën të banojnë shumë të huaj.

Gari dhe Eli Martin Foto: BGNESSi për shembull ish artistët të kabareve Gari dhe Eli Martin. Që prej 10 vitesh ata u vendosën këtu, pasi e rrethuan tërë Bullgarinë duke kërkuar ndonjë vendbanim të përshtatshëm. Banorët më të rinj të kolonisë së huaj janë rusët Igor dhe Natalija, nga Moska. Ata ndërtuan një shtëpi të vogël në periferitë e fshatit dhe tani kalojnë kohën duke bërë shëtitje në mesë të kaktuseve lara-lara. Ata gjejnë pushin dhe prehje afër përroit me uji të kristaltë, i cili gjarpëron në afërsi të burimit vendor me uji kurues – një krenari tjetër e banorëve të fshatit. Është interesante, se edhe banorët më të moshuar nuk dinë se si ato bimë me gjethe të tulta dhe me gjemba rritën këtu. Mirëpo të gjithë janë unanim, se çdo vit ato shumëzohen dhe zënë sipërfaqe gjithnjë e më të mëdha. Njerëzit këtu janë të bindur, se kaktuset ekzotike nuk shfrytëzohen në mënyrë të vlefshme. Ato janë bimë unike jo vetëm për Bullgarinë, por edhe për mbarë Evropën. Me këtë shpjegohet interesi i madh ndaj festivalit të kaktusit, që organizohet çdo vit. U botuan disa manuale sqaruese për kaktuset e fshatit Pushevo dhe legjendat e lidhura me rritjen e tyre aty. Ndryshe fshati krenohet me disa pyje jargavani, murrizi, thane. Tani hartohet një projekt për krijimin e shtigjeve ekologjike, që do të çojnë turistët deri te fushat e kaktuseve, që janë në të ashtuquajturën Bozhurova Poljana, ose Lëndina e Bozhureve. Kështu fshati i panjohur dalë ngadalë shndërrohet në një atraksion të sigurt, duke zënë vendin e denjë në hartën turistike të Bullgarisë.

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Herakleja Sintika është pasaporta e qytetit Petriç për të ardhmen

Ministri i kulturës Najden Todorov nderoi Prof. Ljudmill Vagalinski me certifikatën “Mbrojtës të Trashëgimisë”. Arkeologu dallohet për zbulimet e rëndësishme në qytetin antik Herakleja Sintika. Ministri deklaroi se gërmimet e Prof. Vagalinski..

botuar më 24-12-10 9.16.PD

Fshati i bukur Kovaçevica, i cili nuk ndryshon

Me shtëpitë e tij të vjetra me çati me tjegulla, rrugicat e pjerrëta të cilat gjarpërojnë gjer në shpatet e malit dhe muret prej guri që ruajnë sekretet shekullore, Kovaçevica është një nga fshatrat më të bukur dhe më romantik bullgar . Nuk ka..

botuar më 24-12-08 10.15.PD
Foto: Qendra e Vizitorëve për Peshkimin dhe Çështjet Detare

Rrjetat e vjetra të peshkimit dhe varkat e Pomorie tani ruhen në një muze

Në ditët e sotme, në portin e Pomorie ankorohen kryesisht jahte, dhe varkat e vjetra të peshkimit prej druri janë zëvendësuar nga anije moderne të pajisura me motorë të fuqishëm. Jetesa tradicionale e qytetit tonë të Detit të Zi, e lidhur me peshkimin,..

botuar më 24-12-06 1.20.MD