Nga data 22 qershor deri më 28 qershor në Varna do të mbahet Festivali Ndërkombëtar “Dashuria është çmenduri”. Ai do të çelet me premierën e filmit “Rapsodia bullgare” të Ivan Niçevit. Filmi është i bashkëpunimit bullgaro-izraelit dhe trajton temën për tolerancën ndaj hebrenjve bullgarë në vitet e Luftës së Dytë Botërore. “Rapsodia bullgare” është pjesa e fundit e trilogjisë kushtuar shpëtimit të afro 50 mijë hebrenjve bullgarë nga dërgimi në kampet naziste. Dy filmat e parë: “Pas fundit të botës” dhe “Udhëtimi për në Jerusalem” merituan në sërë çmimesh në konkurset ndërkombëtare.
Sa dihet në botë për shpëtimin e hebrenjve bullgarë?
“Kjo temë është si e njohur, ashtu dhe e panjohur – thotë regjisori Ivan Niçev. – Kur projektuam “Pas fundit të botës” në Amerikë, konstatova se ka shumë njerëz të cilët nuk e dinë asgjë për fatin e hebrenjve bullgarë. Bile shumë njerëz nuk e dinin se ku po gjendet Bullgaria. Kjo më motivoi që të bëjë filmin e dytë “Udhëtimi për në Jerusalem”, sepse ia vlen të dihet për tolerancën etnike dhe fqinjësinë e mirë sidomos në rajonin e Ballkanit. E gjitha kjo ndodhte në sfondin e konflikteve të cilat po shpërthenin në botë. Filmin “Pas fundit të botës” e xhiroja kur shpërtheu Lufta e Kosovës. Tani kur jepet premiera e “Rapsodisë bullgare”, ka konflikte në Siri dhe Irak. Situata është e tmerrshme dhe arti e ka për detyrë të trajtojë temën për vlerën e fqinjësisë së mirë.”
Filmi “Rapsodia bullgare” përveç se trajton temën për shpëtimin e afro 50 mijë hebrenjve bullgarë, diskuton temën e prekshme për deportimin e afro 11 500 hebrenjve nga Trakia Perëndimore dhe Maqedonia në kampet e përqendrimit, të cilët hebrenj Bullgaria nuk ka arritur t’i shpëtonte. Subjekti i filmit rrëfen për ëndërruesen Sheli dhe për dy djemtë të cilët janë dashuruar pas saj – piktori Moni dhe muzikanti nga lagja e hebrenjve në Sofje, Zhozho. “Këta janë tre adoleshentë, të cilët bien në dashuri për herë të parë, xhelozohen me njëri-tjetrin dhe ëndërrojnë pa fund. E gjitha kjo ndodh në sfondin e fatit të hebrenjve gjatë Luftës së Dytë Botërore” – sqaron Ivan Niçev.
“Ky është bashkëpunimi i parë midis Bullgarisë dhe Izraelit në fushën e kinematografisë – vë në dukje regjisori. – Financiarisht Izraeli na ndihmoi shumë. Dy javë pas premierës së “Rapsodisë bullgare” në Sofje, filmi do të projektohet edhe në Tel Aviv. Aty ka shumë hebrenj bullgarë të moshës së tretë. Mesa mora vesh folmi pritet me interes të madh. Shpresoj se filmin do ta ndjekë po ashtu dhe brezi i ri sepse të rinjtë e njohin fatin e gjyshërisë. Filmat si “Rapsodia bullgare” japin shans që të mbahen lidhjet me hebrenjtë bullgarë. Izraeli është njëri nga vendet ku mund të dëgjohen gjëra pozitive për Bullgarinë. Aty kemi shokë besnikë.”
Përgatiti në shqip: Anna Kapitanova
Ditën e premte në ambientet e Ambasadës së Shqipërisë në Sofje u zhvillua një takim i ngrohtë dhe i përzemërt mes Ambasadores Znj. Inid Milo me studentët dhe profesorët e Gjuhës shqipe në Departamentin e Ballkanistikës të Universitetit të Sofjes “Shën..
Në ditët e para të vjeshtës, banorët dhe mysafirët e Plovdivit janë të ftuar të kujtojnë hapësira të veçanta, të dashura dhe interesante në qendër të qytetit. Ky rizbulim i veçantë dhe njohje e vendeve të përvetësuara nga emocionet dhe kujtimet personale..
Filmi "Triumfi" i tandemit regjisorial Petër Vëllçanov dhe Kristina Grozeva fitoi çmimin e madh për film artistik në Festivalin e 42-të të Kinemasë Bullgare "Trëndafilin e Artë" në Varna. Filmi mori edhe çmimin për skenarin e shkruar nga dy..