Pikërisht një javë para finalit të kampionit të 30 evropian të gjimnastikës artistike në Baku tingëlloi himni i Bullgarisë që shkaktoi gëzim dhe krenari në shpirtin e çdo bullgari. Ky sukses u bë arsyeja që të kërkojmë trajneri i vjetër i Ansamblit Kombëtar të Gjimnastikës Artistike Ina Ananieva që të komentojë shfaqjen e vajzave bullgare në kryeqytetin e Azerbajxhanit dhe të na tregojë për aktivitet e ardhshme. Në Baku Bullgaria fitoi tre medalje në Baku një prej të cilëve është e artë. Kështu u prish koleksioni i artë i Rusisë, e cila nga 9 kompletet e medaljeve fitoi 8. Kompozimi i bullgareve me shkopinjtë, teknika e përsosur dhe koordinimi i mrekullueshëm u vlerësuan me dinjitet si nga publiku, kështu edhe nga juria dhe kjo i siguroi Bullgarisë medaljen e artë. Kompozimi i zjarrtë me lenta dhe topa iu pëlqeu shumë publikut, por për fat të ketë juria i dha medalje të bronztë. Akoma një medalje të bronztë për Bullgarinë fitoi Borjana Kalejn në finalin për vajza në kompozimin me topa. Gara në Baku, ku morën pjesë gjimnastet më të forta evropiane ishte me rëndësi të madhe, sepse ishte starti për Olimpiadën gjatë vitit 2016. Tani vajzat janë në kamp relaksimi, ndërsa nga 1 korrik fillojnë përgatitje aktive për garat e ardhshme.
“Qëllimet tona janë gjithnjë të larta. Gjithnjë po përgatitemi për medalje – thotë Ina Ananieva. – Do të marrim pjesë në garën për Kupën Botërore në Bullgari në fillim të gushtit, që presim me padurim sepse tashmë vit të tretë vajzat tona bëhen kampione. Jemi me shpresa edhe për këtë vit. Pastaj do të marrin pjesë në akoma një garë – Kampionati Botëror në Kazan dhe në Kampionatin Botëror në Izmir në fund të shatorit.”
Sukseset e gjimnasteve bullgare tregojnë se në sportin dhe kushtet e krizës financiare, kur ka dëshirë, ambicia dhe, mbështetje adekuate nga ana e federatës, gjëra po ndodhen. “I jam mirënjohëse Federatës Bullgare të Gjimnastikës Artistike në personin e Iliana Raevës, e cila na siguroi një përgatitje të qetë. Nga ana financiare jemi të siguruar nuk mund të ankohemi. Nuk ka garë ose kupë botërore në se kemi dëshirë të shkojnë të mos e kemi bërë.” thotë me kënaqësi trajnerja e skuadrës kombëtare të gjimnastikës artistike.
Si e shikoni të ardhmen e gjimnastikës artistike bullgare dhe a ka shans që gjimnastika bullgare të kthejë shkëlqimin e dikurshëm?
“Shpresoj që do të kemi shans. Shpresoj se këto vajza do të jenë shembull për gjimnastet më të reja në klubet. Qysh pas suksesit në vitin 2011në Monpelie, kur këto vajza u bënë kamionë botërore kishte shumë që donin të vinin në sallat – thekson Ina Ananieva. – Aktualisht vajzat në paraqitjen individuale po ecin përpara. Të gjithë mendonin se pasi gjimnastja më e mirë bullgare gjatë viteve të fundit Silvija Miteva ndërpreu karrierën e saj sportive do të ketë amulli. Por unë mendoj se vajzat u paraqitin shumë mirë në Baku. Kështu që mendoj se gjimnastika artistike bullgare do të ketë suksese akoma më të mëdha.”
Përgatiti në shqip: Zoja Kostadinova
Shahistet bullgare përfunduan në vendin e 10-të në renditjen përfundimtare të Olimpiadës së Shahut, e cila u mbajt në Budapest të Hungarisë. Në ditën e fundit të garës, Bullgaria mundi Italinë 3.5 me 0.5. Antoaneta Stefanova, Nurgul Salimova dhe..
Për të dhjetën vit, Bullgaria merr pjesë në Javën Evropiane të Sportit #BeActive. Në periudhën 23-30 shtator, Ministria e Rinisë dhe Sportit organizon aktivitete të shumta për inkurajimin e marrjes aktive me sport, përmirësimin e aktivitetit fizik..
Një nga maratonat më sfiduese në Bullgari, ultramaratona Pirin Ultra, zhvillohet në malin Pirin. Gara mbahet mes bukurisë madhështore, shtigjeve shkëmbore dhe majave të Pirinit nga 21 deri më 23 shtator. Sipas aftësive të tyre, pjesëmarrësit..
Aleksandra Fejgin fitoi titullin në Turneun Ndërkombëtar të Patinazhit Artistik “Bosphorus Cup” në Stamboll. Bullgarja kaloi në epërsi në programin e..
Ylli bullgar i tenisit, Grigor Dimitrov, shfrytëzoi fjalë emocionuese, duke dërguar mesazhin e tij të dashurisë për sportin e tij të preferuar në..