Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Petja Bujuklieva – këngëtarja për të cilën nuk ka kufi të stilit në muzikë

Foto: BGNES

Ekstravagante, por gjithmonë shumë origjinale – e tillë është Petja Bujuklieva, një nga këngëtaret më interesante në skenën popullore bullgare. Sot ajo mbush 55 vjeç. E dhuruar me një zë prej 3 oktave e gjysmë, për të në muzikë nuk ka kufi. Me një lehtësi të madhe përfshihet në gjini të ndryshme , mes të cilave rok, xhaz, folklor dhe bile dhe opera. Për larminë e madhe të stileve në repertorin e saj, këngëtarja thotë:

“Kjo nuk është kaq befasuese për një njeri, i cili ka filluar të merret me muzikë që në moshën 4 vjeçe. Fillimisht i bija violinës, përfundova shkollën muzikore në degën e pianos. U diplomova nga Akademia Muzikore në Sofje me të njëjtin instrument dhe pop dhe xhaz të kënduar. Kam interpretuar në stile të ndryshme-për mua do të qe një gjë shumë e thatë, në qoftë se këndoja vetëm pop dhe rok. Kam metamorfoza të shumta. Në një nga koncertet e mia të fundit në Pallatin Popullor të Kulturës në Sofje, unë i demonstrova. Kalova nga xhazi, përmes pop, rok, dhe dens. Tregova se për çdo një nga fansat e mi, unë kam këngë dhe se asnjëherë nuk do të jem e njëllojshme.”

Për të gjithë adhuruesit e muzikës së bukur popullore bullgare gjatë muajve të verës Petja Bujuklieva nuk do të kursejë forca dhe energji: “Pavarësisht nga mungesa e verës stabile, unë kam plane të shumta, të cilat sikurse u nisën tepër mirë këtë vit. Për herë të katërt me radhë, me ftesë të kolegëve të mi do të marrë pjesë në një koncert përmbledhës në Teatrin Veror të Burgasit më 24 qershor. Me këtë iniciativë ne i themi “jo” agresionit dhe dhunës nëpër rrugë. Mbledhim mjete për familjet e të dëmtuarve, si dhe për krijimin e këmbësorëve. Tjetra, e cila më pret është turneu veror për nder të kompozitorit Tonço Rusev. Bashkë me kolegët e mi vazhdojmë iniciativën nga viti i kaluar – të paraqesim këngët e tij më të njohura. Është e shkëlqyer se takohemi me adhuruesit dhe pas koncerteve në vazhdim të orëve të tëra japim autografe. Jam shumë e lumtur se kënga ime “Deti im” në bazë të muzikës dhe të tekstit të Ivan Bellovskit, është zgjedhur që të marrë pjesë në festivalin “Burgasi dhe Deti”. Më 26 qershor do ta interpretoj në skenën e tij bashkë me një balet shumë efektiv. Po përgatis “The Best” kompilimin tjetër prej hiteve të mia. Gjatë pranverës së herët do të zhvilloj koncerte në Sofje, të cilat do të incizohen dhe do të transmetohen në periudhën e festave. Jam krenare se djali im po kështu po e përfundon albumin e vet. Vet shkruan muzikën dhe tekstet e këngëve të tij, kurse unë i jepja kurajë gjatë kohës së incizimeve në studio.”

Petja tregon se, e ruan zërin e vet me një gjumë të rregullt dhe shëtitje të gjata në ajër të pastër. Një vend i preferuar për të është Manastiri i Baçkovos, ku lutet për shëndetin e të gjithë të afërmve të vet si dhe për fansat e saj. “Uroj që të gjithë bullgarët nëpër të gjitha skajet e botës të mos i harrojnë rrënjët e veta. Duhet të luftojmë që të rinjtë të mund të kthehen në atdhe dhe jo ta braktisin atë”, drejton mesazhin e vet Petja Bujuklieva.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Grupi JazzBoree me një version origjinal të "Rosni mi, rosni, Rosice"

Grupi JazzBoree vazhdon linjën e përzierjes së folklorit bullgar me mjete shprehëse tipike të xhazit. Muzikantët e formacionit gjejnë kryqëzimin midis folklorit dhe xhazit pikërisht në lirinë e interpretimit - kjo është pikërisht ajo që dëgjojmë në..

botuar më 25-11-05 6.05.PD

Dyshja e njohur "Molec" prezanton albumin e saj të ri

Dyshja e njohur së fundmi "Molec" do të prezantojë albumin e saj të ri "Paraklis" (“Kishëza”) me dy koncerte në Sallën 1 të Pallatit Kombëtar të Kulturës (NDK) në Sofje - më 4 dhe 5 nëntor. Këngët do të interpretohen në aranzhime akustike të krijuara..

botuar më 25-11-04 6.05.PD
Momçill Kosev

Këngëtari Momçill Kosev me një vështrim pozitiv drejt së ardhmes

E vumë re Momçill Kosevin që gjatë njohjes sonë me grupin SoulBmoll, ku ai është kitarist, vokalist dhe autori kryesor i këngëve të tyre. Muzikantët e grupit janë të dashur jo vetëm për publikun, por edhe për një sërë yjesh vendas që bashkëpunojnë me..

botuar më 25-11-03 11.35.PD