Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2026 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Futbolli bullgar feston përvjetorin historik në sfondin e realitetit jo të gëzueshëm

БНР Новини
Skuadra e parë kombëtare në vitin 1924.
Foto: bfunion.bg

Mes pasioneve sportive rreth Kampionatit Botëror të Futbollit në Brazil, opinioni bullgar shënoi një përvjetor të lavdishëm. U mbushën 90 vjet nga krijimi i skuadrës së parë kombëtare të Bullgarisë, të formuar për të marrë pjesë në Lojërat Olimpike në Paris gjatë vitit 1924. Atëherë në kualifikimet olimpike, Bullgaria humbi nga Australia me 0:6 në Vjenë. Gjatë viteve 50 dhe 60 të shekullit të kaluar skuadra bullgare e futbollit arriti sukseset e veta më të mëdha në Lojërat Olimpike, duke përfunduar e treta në lojërat e verës në Mellbërn gjatë vitit 1956 dhe të dyta në ato verore gjatë vitit 1968 në Meksiko Siti.

Hristo Stoiçkov duke shënuar golin e parë të Bullgarisë kundër skuadrës gjermane në Botërorin 1994 në ShBA. Foto: arkivAdhuruesit e futbollit shënuan dhe 20 vjet nga vera e vitit 1994 kur skuadra kombëtare arriti suksesin e vet më të madh në historinë e vet, duke arritur në gjysmëfinalet e Botërorit në ShBA. Gjatë vitit 1994 Bullgaria zuri jo vetëm vendin e katërt me fitore mbi kampionin e atëhershëm botëror Gjermania, por dhe vend të parë në garën e mjeshtërve të golave Hristo Stoiçkovin. Përpara kësaj Bullgaria ka përgjithësisht 6 pjesëmarrje në kampionatet botërore. Gjatë vitit 1962 u klasifikua për herë të parë për Kampionatin Botëror dhe mori pjesë në kampionatet gjatë viteve 1966, 1970, 1974, 1986 dhe 1998.

Që atëherë e këtej Bullgaria nuk mund të klasifikohet për Botërorin. Kjo në sfondin e sukseseve historike është një realitet i mjerë. Një realitet i mjerë është dhe vendi, të cilin e zë Bullgaria në klasifikimin e fundit të FIFA-s. Gjatë qershorit skuadra kombëtare ra me 5 vende në ranglistën mujore të federatës dhe aktualisht zë pozitën e 78 me 425 pikë. Fill përpara Bullgarisë është skuadra e Marokut, kurse pas saj ajo e Omanit. Spanja e kryeson klasifikimin me 1485 pikë – tre herë e gjysmë më shumë, sesa këto të Bullgarisë. Kështu festimi i përvjetorëve historike të skuadrës kombëtare dha shkak dhe për një mendim serioz.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Foto: Federata Bullgare e Lundrimit

Marinarët bullgarë fituan midis ekuipazheve më të forta në botë

Ekuipazhi bullgar i jahtit “Ivana dhe Aleks” fitoi Kampionatin Evropian të Lundrimit me Vela në Korsikë, që u zhvillua midis 7 dhe 12 tetorit. Ky është titulli i parë evropian për Bullgarinë dhe një sukses historik për lundrimin kombëtar, raportoi..

botuar më 25-10-15 11.09.PD

Pas 4 humbjeve, Bullgaria nuk ka më një shans teorik për të luajtur në Kupën e Botës 2026

Bullgaria humbi 0:4 ndaj kampiones evropiane të futbollit, Spanjës, në një ndeshje kualifikuese për Kupën e Botës në Grupin "E". Mikel Merino shënoi dy gola për fituesit. Atanas Çernev shënoi një autogol 11 minuta para përfundimit të ndeshjes. Në..

botuar më 25-10-15 9.56.PD
Kryetari i Bashkisë së Sofjes Vasill Terziev dhe Aleks Nikollov

Sofja do të presë disa prej ndeshjeve të Eurovolley 2026

Sofja do të presë ndeshjet e ekipit kombëtar bullgar në fazën grupore të Kampionatit Evropian të Volejbollit për Meshkuj 2026, vendosi Bordi Drejtues i Federatës Bullgare të Volejbollit në mbledhjen e tij të jashtëzakonshme. Ekipi bullgar, i cili..

botuar më 25-10-14 1.08.MD