Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Gjatë viteve 30 të shekullit të kaluar radioja u shndërrua në një podium të vërtetë të kompozitorëve dhe interpretuesve bullgarë

Kompozitorët dhe drejtorë të BNR – Dimitër Nenov, Parashkev Haxhiev dhe Bojan Ikonomov
Foto: arkiv

Sot për ne radioja është diçka e zakonshme, por për njerëzit gjatë dekadave të para të shekullit të kaluar ajo ishte një fenomen i vërtetë. Në fillim radioja i grumbullonte njerëzit në sheshe dhe lokale, si dhe në shtëpitë e bullgarëve më të pasur. Dëgjuesit shijonin simfonitë e transmetuara, interpretimet vokale dhe muzikën e bukur popullore. Një prej organizatorëve të parë muzikorë në radio është kompozitori Dimitër Nenov. Ai arriti të tërheqë në radio interpretuesit, kompozitorët dhe teorikët më të mirë muzikorë të asaj kohe. Na bën një përshtypje të madhe qëllimi i tij për të zhvilluar përvojën dhe kulturën muzikore, për t’i njohur dëgjuesit me muzikën bullgare dhe me atë botërore.

Historia e muzikës në Radion Kombëtare Bullgare gjatë viteve të saj të para është studiuar me hollësi nga një prej redaktoreve muzikore me stazh të gjatë pune në Radion Kombëtare Bullgare – Antoaneta Radosllavova-Dojçeva. “Që në fillim të vitit 1938 iu kushtua një vëmendje e madhe ansambleve bullgare të muzikës së dhomës – shënon redaktorja muzikore në librin e saj – Ndër pjesëmarrësit më aktiv janë kuartetet e harqeve “Avramov” dhe “Leçev”, Trioja Akademike Obreshkov, Konstantin Popov, Dimitër Nenov. Live dëgjoheshin kuartete harqesh të autorëve evropiane dhe të Bojan Ikonomovit, Marin Goleminovit, Ljubomir Pipkovit.

Bojan Ikonomov ka një rol të veçantë në zhvillimin e krijimtarisë muzikore bullgare dhe në popullarizimin e saj nëpërmjet mundësive të radios. Ai është krijuesi i një numri të madh veprash simfonike, vokale-simfonike, muzikore-skenike etj., duke kontribuuar në këtë mënyrë për formimin e stilit muzikor bullgar. Në vitin 1938 Ikonomov u emërua udhëheqës i degës muzikore pranë Radio Sofjes.

“Ai realizoi iniciativa të mëdha, ndër të cilat janë shtatë cikle, që paraqesin krijimtarinë e Bethovenit, historinë e këngës, simfoni dhe dhjetë koncerte, kushtuar muzikës bullgare të dhomës” – shënon Antoaneta Radosllavova në librin “Muzika në radion bullgare 1930-1944”. Këto iniciativa filluan në vitin 1938 dhe vazhduan deri në vitin 1941. Në këtë periudhë Radioja Kombëtare Bullgare filloi të transmetojë live.

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Vitet 1995-1997: “Dimrat e pakënaqësisë sonë” – 2

Ky artikull i është kushtuar një prej shkaqeve, të cilat çuan te dorëheqja e qeverisë së kryeministrit Zhan Videnov – falimentimet e bankave. Krahas krizës së bukës, e cila shpërtheu në vitin 1995, vitin tjetër filloi zhvlerësimi i levit dhe..

botuar më 15-08-15 12.30.MD

Viti 1996 – Vrasja e Andrej Llukanovit

Data 2 tetor 1996 do të mbahet mend me vrasjen e parë të një kryeministri bullgar, pavarësisht dhe ish, në historinë tonë më të re. Përpara tij të njëjtin fat, por pas një procesi gjyqësor të dirizhuar dhe një dënim me vdekje të paracaktuar, të..

botuar më 15-08-08 11.50.PD

Vitet 1995-1997 – Dimrat e pakënaqësisë sonë – pjesa e parë

Për herë të parë në rubrikën “80 vjet në 80 javë” do t’u bëjmë pasqyrë ngjarjeve të tri viteve 1995-1997. Kjo pasi qeveria e kryeministrit Zhan Videnov është simptomatike për periudhën e pasuksesshme, në të cilën vazhdojmë të jetojmë edhe më sot. Pasi..

botuar më 15-08-01 10.35.PD