Bullgaria nuk është e pasur për nga mineralet – ka pak qymyr, bakër, zink, mangan, metale të zeza, disa miniera plumbi dhe uraniumi, të cilat miniera nuk funksionojnë më. Hasen po ashtu burime të arit bashkë me ato të bakrit, të cilat punohen nga kompanitë e huaja. Por me një vërejte – Bullgaria nuk është vend prodhues i metaleve ekonomikisht të vlefshme në shkallë ndërkombëtare. Papritur u përhap lajmi se në Bullgari janë gjetur edhe diamante, por jo me formë të zakonshme, por si grimca pluhuri, të cilat janë me ngjyrë të zezë dhe nuk shkëlqejnë.
Diamantet i ka gjetur prof. Rangel Gjurov nga Universiteti i Ri Bullgar në malet Rodope para një viti, por për zbulimin ai në lajmëroi kohët e fundit. Diamantet zakonisht hasen në të ashtuquajturit shkëmbinj kimberlite, të cilët nuk i kemi në Bullgari. Por shkencëtari i ka gjetur grimcat pluhur të diamanteve në shtresa shkëmbore të cilat quhen Eklogite.
A është e mundur në këto formime shkëmbore të hasen diamante të vërteta disa karatësh?
Tani për tani nuk ka përgjigje kategorike megjithëse ekzistojnë legjenda se në të kaluarën janë gjetur dhe gurë të çmuar me përmasa më të mëdha.
Është për t’u përmendur se sipas profesorit me vlerë të madhe nuk janë ekzemplaret shumë karatësh të cilat përdoren për stoli, por pikërisht pluhuri i diamantit i cili përbën 95% të të gjitha diamanteve të nxjerra në botë. Pluhuri i diamantit përdoret dendur në industri, si dhe në teknologjinë kozmike dhe ushtarake, shpjegon shkencëtari bullgar. Shkëmbinjtë ku është gjetur pluhuri i diamantit janë shumë të forta dhe mund të përdoren për teknika gërryese.
Ende nuk është qartësuar çështja a ia vlen të investohet në kërkimin dhe përpunimin e burimeve të diamantit në Bullgari. Tani për tani duken reale perspektivat për kërkuesit e arit. Por në qoftë se shkencëtarët thellojnë hulumtimet e tyre dhe konstatojnë vlerën ekonomike të diamanteve në Bullgari, sigurisht biznesi do të investojë dhe do të provokojë ethet e diamanteve.
Përgatiti në shqip: Anna Kapitanova
Rritja vjetore e Prodhimit të Brendshëm Bruto të vendit tonë do të mbetet në një nivel prej mbi 3% në periudhën 2025-2027, parashikon siguruesi i kredive tregtare “Allianz Trade” në raportin e tij, raporton BTA. Kjo do të thotë që ekonomia bullgare do..
Deri më 31 dhjetor 2024, numri i personave në moshë pune në Bullgari ishte 3 765 000, që përbën 58.5% të popullsisë së vendit. Nga këta, 1 970 000 janë burra, ndërsa 1 795 000 janë gra. Këtë e bëri të ditur nënkryetari i Institutit Kombëtar të..
Ministria e Financave më 21 tetor mori një borxh të brendshëm dhe shiti letra me vlerë shtetërore në shumën prej 300 milionë leva (145 milionë euro) me afat maturimi pas 3 vitesh. Gjatë vitit 2025, shteti mori një borxh të brendshëm prej 3 miliardë..