Në fund të javës Bullgaria përhapi në tregjet financiare ndërkombëtare obligacione shtetërore me vlerë 1.493 mlrd euro. Në fakt bëhet fjalë për letra dhjetëvjeçare shtetërore me vlerë, me paratë e të cilave do të paguhet gjatë janarit të vitit tjetër një borxh i vjetër prej 1.086 mlrd dollarësh dhe do të mbulohet deficiti i parashikuar në buxhetin shtetëror për këtë vit prej pak mbi 750 mln eurosh. Emitimi i borxhit dhe përhapja e obligacioneve shtetërore në tregjet financiare botërore janë operacione të zakonshme financiare, të cilat realizohen rregullisht nga pothuaj të gjitha qeveritë në botë. Nga kjo pikëpamje operacioni i realizuar nga qeveria bullgare nuk është me interes të madh. Më shumë komente dhe analiza shkaktoi çmimi i ulët i dhënies së kredisë Bullgarisë. Mu para dy vitesh shteti bullgar lëshoi obligacione për 950 mln euro dhe atëherë pagoi interes për këto para prej 4.436 për qind. Tani investitorët, të cilët blenë letra bullgare me vlerë, do të marrin vetëm 3.056 për qind, domethënë më shumë se një për qind më pak. Në të njëjtën kohë duke folur për një miliard e gjysmë euro, një për qind janë shumë para. Ky rezultat jashtëzakonisht pozitiv tejkaloi pritjet e të gjithë analizatorëve dhe të vetë kryeministrit të Bullgarisë, i cili, ndër të tjera, është një pedagog universitar dhe ekspert i financave. Ai priste një interes prej rreth katër për qind. Befasimi ishte edhe më i madh pasi para rreth 2 javësh Agjencia ndërkombëtare e normimit Standard & Poor's uli me një shkallë rejtingun e kreditit të shteti deri në nivelin më të ulët, që konsiderohet si i pranueshëm nga investitorët. Vlerësimi më i ulët ishte shpjeguar me mungesën e stabilitetit politik dhe mungesën e reformave në vend.
Dy janë faktorët kryesorë, të cilët luajtën rolin e vet për çmimin jashtëzakonisht të ulët, që do të paguaj shteti bullgar për 1.5 mlrd euro e marra si borxh. Në vend të parë ky është fakti se niveli i borxhit të shtetit të Bullgarisë është vetëm 18 për qind e Prodhimit të Brendshëm Bruto. Po të bëjmë një krahasim, niveli mesatar i borxheve në eurozonë është 96 për qind. Borxhi i ulët i qetëson investitorët se rreziku që vendi të mos i paguajë borxhet është i vogël. Shkaku i dytë për çmimin e ulët të borxhit, të arritur nga Bullgaria, është niveli i ulët i interesave në botë dhe më konkretisht në Evropë. Përqindja kryesore e interesit të Bankës Qendrore Evropiane për shembull u ul deri në vlerën rekorde prej 0.15 për qind në fillim të qershorit. Në qoftë se shtojmë faktin se interesi i investitorëve ndaj obligacioneve bullgare ishte i madh, mund ta bëjmë konkluzionin se Bullgaria arriti një sukses të madh në tregjet financiare ndërkombëtare, sukses i cili meriton respekt.Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Shumica e kompanive austriake që kanë investuar në Bullgari presin që klima ekonomike në vend të mbetet e qëndrueshme (54%) ose të përmirësohet (13%) gjatë 12 muajve të ardhshëm.Këtë e tregoi “Anketa tradicionale e investitorëve austriakë në..
Analizat e ekspertëve të Konfederatës së Sindikatave të Pavarura (KNSB) tregojnë se rritja kumulative e inflacionit (e matur me indeksin e çmimeve të konsumit) gjatë katër viteve të fundit (nga fillimi i vitit 2021 e deri më tani) është saktësisht..
Inflacioni për vitin 2024 është 2.2% krahasuar me një vit më parë, sipas Institutit Kombëtar të Statistikave. Për muajin dhjetor, ky tregues është 0.4%.Inflacioni mesatar vjetor për periudhën janar 2024 - dhjetor 2024 krahasuar me periudhën janar 2023..
Bujqësia në Bullgari ruan stabilitetin e saj, duke siguruar punësim për 6% të popullsisë dhe duke zënë rreth 4% të Produktit të Brendshëm Bruto (PBB)...