Kosi është një prej markave të rezervuara të Bullgarisë. Vendi ynë është i njohur me kosin edhe në Japoninë e largët, ku prodhohet kos me licencë bullgare që nga viti 1972. Me teknologjinë specifike dhe tharmin origjinal, të cilin ajo e importon nga firma shtetërore bullgare EL BI Bulgarikum, pronar i të drejtave, prodhohen mbi 200 000 tonë kos. Sot ai është përfshirë në menynë e përditshme të çdo një japonezi dhe reklamohet si ushqim i njerëzve, që jetojnë shumë. Që në fund të shekullit të XIX-të shkencëtari i njohur rus Ilja Meçnikov ka konstatuar se shkaku që në Bullgari të ketë kaq shumë njerëz të moshës 100 vjeç është fakti se ata ushqehen me kosin bullgar. Që atëherë shkencëtari e ka rekomanduar si një mjet, i cili vonon pleqërimin.
Japonezët janë një popull kureshtar dhe janë turistë kureshtarë. Kështu që nuk na befason fakti se ata mësuan për Festën e Kosit Bullgar, ashtu siç kishin mësuar për Festën e Trëndafilit Bullgar në Kazanllëk.
Festa e Kosit Bullgar zhvillohet tradicionalisht në qytetin Trën dhe në vendbanimet rreth tij, që kanë të bëjnë me historinë e kosit tonë. Njëri prej tyre është fshati Studen Izvor, ku ka lindur doktor Stamen Grigorov – mikrobiologu, i cili zbuloi bakterin e famshëm Lactobacillus bulgaricus dhe përhapi famën e vendit tonë jashtë.
Një prej organizatoreve të festës – Julia Grigorova, kryetare e Fondacionit “Stamen Grigorov”, na tregoi për Festën e sivjetshme të Kosit: “Ideja e festës është që të popullarizojmë kosin dhe produktet e qumështit të prodhuara në shtëpi dhe të bëjmë një krahasim midis tyre dhe mallrave industriale. Me këtë qëllim po zhvillohet dhe një konkurs për qumështin dhe produktet e qumështit nga Shtëpia e Fermerëve. Marrin pjesë kryesisht prodhues nga Bashkia e Trënit, por sivjet pjesëmarrja u zgjerua. Ideja është që të zgjerohet perimetri dhe të mund të përfshihen edhe vende të afërta. Deshëm që më tej kjo të bëhet një festë kombëtare. Konkursi është për llojet e ndryshme të kosit – prej deleje, lope, dhie, disa herë me aroma, si dhe për djathin e freskët dhe kaçkavallin. Kuptohet, gjithmonë në festë ka ndonjë befasim, të përgatitur nga fermerët. Nga ana tjetër, Asociacioni i Përpunuesve të Qumështit organizon gjithashtu degustim të produkteve të firmave të mëdha bullgare, që përpunojnë qumësht.”
Çfarë është specifika e kosit bullgar, e cila e dallon nga jogurti, i cili prodhohet në mbarë botën?
“Kosi bullgar duhet të ketë një sasi të veçantë Lactobacillus bulgaricus, mbi 8 mln bacile në një centimetër kubik. Për shembull, studimet, që po bëjmë me kosin e prodhuar në krahinën e Trënit, janë mbi 14 mln. Të gjithë e dinë se thartësira e kosit bullgar është rezultat pikërisht i këtij Lactobacillus Bulgaricus dhe bullgarët jemi mësuar me këtë shije të thartë, derisa në Evropën Perëndimore preferojnë para se gjithash produktet e malcuara të tharta. Ndër të tjera, desha të shtoj se gjatë festës komisioni, i cili vlerëson cilësinë e kosit, është nga Qendra shkencore pranë EL BI Bulgarikum, të cilat shpallin cilësitë e kosit.”
Nga fondacioni “Doktor Stamen Grigorov” janë duke menduar edhe mbi shfaqje të reja, që të popullarizojnë kosin dhe shijen e tij origjinale si një produkt tipik bullgar. Bashkë me kolegët e tij nga Serbia, ata janë duke përpunuar një itinerar ekologjik të qumështit dhe të produkteve të qumështit nga të dyja anët e kufirit. Fillimi i tij do të jetë nga Muzeu i Kosit në fshatin Studen Izvor dhe do të kalojë përmes ekonomive të qumështit të Bullgarisë dhe të Serbisë, ku do të bëhen degustime, dhe do të arrihet deri në Nish. Atje gjatë muajit tetor fermerët bullgarë do të vizitojnë Festën e Djathit, organizuar nga bashkimi serb i firmave “Djathi Jug”, partner i fondacionit “Doktor Stamen Grigorov”.
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Iluminist - njeri që me veprimet, idetë ose krijimtarinë e tij zgjon shpirtin e popullit, ruan dhe përhap vetëdijen, kulturën dhe edukimin kombëtar. Në historinë bullgare, ky koncept lidhet më shpesh me periudhën e Rilindjes (shek. XVIII-XIX) dhe me..
Në BE ka reagime të ndryshme në lidhje me vendimin e presidentit amerikan Joe Biden për të lejuar Ukrainën të godasë thellë brenda territorit rus me armët e furnizuara nga Shtetet e Bashkuara. Megjithatë, shumica janë në mbështetjen e tij. Ai erdhi pak..
105 vjet më parë, më 27 nëntor 1919, në periferinë e Parisit, Neuilly-sur-Seine, u nënshkrua një traktat që i dha fund zyrtarisht pjesëmarrjes së Bullgarisë në Luftën e Parë Botërore (1914-1918). Historianët e përkufizojnë dokumentin si "katastrofa e radhës..
Gjatë javës së Ditës së Ariut , WWF tërheq vëmendjen mbi gjashtë arinj jetimë të cilëve iu dha një shans i dytë për jetë. Nisma është pjesë e fushatës..
Banorët e qytetit Pleven të Bullgarisë Veriore do të përcjellin vitin 2024 me një Qytezë Krishtlindjesh dhe takime me Plakun e Krishtlindjeve. Programi..
Modernizimi i aftësive të të menduarit kritik, verifikimi i fakteve dhe shkrim-leximi mediatik janë thelbësore për shoqërinë, veçanërisht për të rinjtë..