Para pak kohe në Facebook ishte publikuar një shaka me temë pagimi i punës: “Fillova të punoj, duke menduar se do të kem interes, por pasi e mora pagën time, kuptova se kjo është një punë me dashuri.” Pothuaj çdo një bullgar nuk do të vështirësojë t’i përgjigjet pyetjes: “A është profesioni i mësuesit një punë me dashuri, apo me interes?” Mjafton të përmendim se mosha mesatare e mësuesve te ne është më e larta në Evropë – rreth 50-55 vjeç. Mësuesit e rinj në Bullgari janë duke u zhdukur (vetëm 3 për qind prej tyre janë të moshës nën 30 vjeç). Mungesa e prestigjit dhe paga e ulët e bëjnë këtë profesion jotërheqës për të rinjtë dhe meshkujt. Kjo çoi në feminizmin e tij të madh. 81 për qind e mësuesve te ne janë gra. Para disa ditësh, duke u provuar për ta zgjidhur të paktën pjesërisht problemin, Ministria e Arsimit dhe Shkencës, organizatat punëdhënëse dhe sindikatat e sistemit të arsimit nënshkruan një kontratë kolektive pune. Ajo parashikon që nga 1 shtatori pagat minimale të mësuesve të rriten nga 3 deri më 6 për qind. Kështu paga e një mësuesi të ri do të jetë jo më e vogël se 530 leva (265 euro), një mësues i përgjegjshëm do të marrë 555 leva (277 euro), kurse një kryemësues – 590 leva (295 euro). “Me Kontratën e re të punës duam që ta kthejmë besimin ndaj mësuesit bullgar dhe t’i themi shoqërisë se mësuesi është faktori më i rëndësishëm për arsimin e çdo një fëmije” – deklaroi ministrja Anelia Klisarova.
Si e pranuan këtë lajm punonjësit në sferën e arsimit dhe çfarë mund të blesh me këto para?
Gergana Nedeva është mësuese në shkollën fillestare dhe tashmë punon 16 vjet në këtë sferë. Ja se çfarë tregon ajo:
“Mendoj se stimuli financiar duhet të merret parasysh. Të gjithë e dimë se prosperiteti i një shoqërie varet nga të rinjtë e arsimuar dhe të edukuar mirë, si dhe nga shëndetësia e mirë. Për fat të keq në Bullgari këto dy sfera nuk përkrahen mirë. Pagat janë të ulëta. Mendoj se një pagë prej 530 levash mund të tërheqë disa të rinj, por duke pasur parasysh faktin se sot të rinjtë janë të hapur ndaj botës dhe kanë më shumë mundësi për të punuar në sfera më prestigjioze, kjo pagë nuk do të jetë një stimul kaq i madh. Aplikimi i buxheteve të deleguara dhe të drejtat që morën drejtorët për t’i caktuar vetë pagat, çoi në polarizimin e madh të pagimit. Në disa shkolla pagat lëvizin rreth 500 levash (250 euro), kurse në disa të tjera arrijnë 800 leva (400 euro) dhe 1000 leva (500 euro). Për mendimin tim respekti ndaj profesionit të mësuesit nuk varet vetëm nga pagimi. Ai varet edhe nga qëndrimi i shoqërisë në përgjithësi. Por sigurisht që pagimi i mirë do ta shndërrojë profesionin e mësuesit në një specialitet të dëshiruar.
Çfarë e motivon Gerganën për t’i kushtuar këtij profesioni, megjithë mungesën e prestigjit dhe pagimin e ulët?
“Më motivon fakti se duke qenë një mësuese në klasat fillestare unë ia jap fëmijës startin në jetën e tij. Ky është një themel shumë i rëndësishëm dhe varet jo vetëm nga përpjekjet e nxënësit, por edhe nga kujdesi i mësuesit. Siç e thonë njerëzit, mësuesi i parë mbahet mend për gjithmonë. Për mua ky është një mision dhe jo vetëm mënyrë për ta nxjerrë bukën e gojës. E dua profesionin tim, misionin e iluministit.”
Sillvia Petrova është ndër mësuesit e rinj në klasat fillestare në shkollën 119 në kryeqytet. Ajo thotë se i pëlqen shumë puna me fëmijët. Rezultati i dukshëm i punës dhe mjedisi i këndshëm janë ndër pluset, të cilat ajo thekson. Mirëpo, çfarë mund të blesh me 530 leva?
“Sipas meje është shumë vështirë për një të ri, i cili sapo e ka mbaruar arsimin e vet, sidomos në qoftë se nuk ka banesë të vet, t’i paguajë të gjitha llogaritë. Po të mos kesh një punë tjetër, ose pa ndihmën e prindërve është shumë vështirë.”
Kolegia e saj Irina Filipova mendon se rritja e pagës do t’i stimulonte të rinjtë, të cilët duan ta praktikojnë këtë profesion, por nuk do ta rritë prestigjin e profesionit. Dashuria në sytë e fëmijëve është kjo që e motivon personalisht atë për të punuar si mësuese.
“Paratë nuk mjaftojnë dhe është vështirë – thotë ajo. – Në qoftë se njeriu është i vetëm nuk është e mundshme të mbijetosh. Kam kërkuar alternativa, por është vështirë ta gërshetosh profesionin e mësueses me një profesion tjetër. Po, ne jemi në punë deri në drekë, por kjo nuk do të thotë se dita e punës ka mbaruar. Pas kësaj ne duhet të përgatitemi për ditën tjetër, ta përgatisim temën e re, kështu qe ajo të jetë interesante për fëmijën. Kjo kërkon kohë dhe gërshetimi i dy angazhimeve profesionale çon në mungesën e efikasitetit të paktën në njërin prej tyre. Prandaj shpresoj te ndihma e të afërmve.”
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Personat me aftësi të kufizuara në Bullgari përballen me shumë vështirësi në jetën e tyre. Por përveç pengesave thjesht fizike, ka edhe pengesa në nivelin e aksesit në informacion dhe shërbimeve administrative. Edhe në ditën e zgjedhjeve, kur të gjithë..
"Unë votoj sa herë që mundem dhe ndodhem në një vend ku ka një mënyrë për ta bërë këtë," thotë me krenari dhe pa paragjykim për Radio Bulgarinë violinist i njohur bullgar dhe concertmaster i Orkestrës Mbretërore Concertgebouw në Amsterdam, Vesko..
Bullgarët zgjedhin sot 240 deputetë, të cilët do të hyjnë në Asamblenë e 51-të Kombëtare. Për pjesëmarrje në zgjedhje janë regjistruar 19 parti dhe nëntë koalicione. Për një vend në parlament do të konkurrojnë 4 858 kandidatë, 3 480 burra dhe..
Para zgjedhjeve presidenciale në SHBA, jo vetëm amerikanët janë të emocionuar. Edhe evropianët po presin me frymë të lodhur rezultatet – a do të..
Shpesh thuhet me ironi se njerëzit në Maqedoninë e Veriut marrin nënshtetësinë bullgare vetëm për qëllime egoiste. Prandaj, në regjistrimin e fundit..