Në Bruksel tri ish republika sovjetike nënshkruan një marrëveshje për asociim me BE-në, të shoqëruar me një marrëveshje tjetër për krijimin e një zone të tregtisë së lirë. “Bashkimi Evropian ju përkrah më shumë se kurrë” – deklaroi kryetari i Këshillit Evropian Herman van Rompoj Ai e bëri këtë deklaratë që para se presidenti i Ukrainës Petro Poroshenko dhe kryeministrat e Gjeorgjisë dhe të Moldavisë – Irakli Garibashvili dhe Jurie Ljanka ta realizojnë hapin e parë drejt ëndrrës evropiane.
Mirëpo Ukraina pagoi çmimin më të lartë për plotësimin e kësaj ëndrre. Asociimi u shndërrua në mollën e sherrit për shoqërinë ukrainase, pasi presidenti i mëparshëm Viktor Janukoviç hodhi poshtë për ta nënshkruar një marrëveshje të tillë në fund të vitit të kaluar në Vilnjus. Që atëherë Rusia, e përfaqësuar nga Vladimir Putin, paralajmëroi se kjo do të thotë një konfrontim tregtar dhe ofroi si alternativë një ndihmë prej 15 mlrd dollarësh, plus çmimet e ulëta të gazit. Pas kësaj protestat opozitare u ashpërsuan në “Euromajdanin” në Kiev, u arrit në përpjekje nëpër rrugë dhe në një grusht të brendshëm partiak në Partinë e regjioneve të Janukoviçit dhe në largimin e tij nga posti i presidentit nga Rada Supreme. Që nga atëherë Ukraina u gjend në një krizë të madhe me referendume separatiste dhe një luftë partizanësh në regjionet lindore, ku flitet në gjuhën ruse. Megjithatë marrëveshja për asociimin ishte nënshkruar dhe caktuar si nga Poroshenkoja, ashtu dhe nga liderët evropianë si “historike”. Menjëherë u dëgjua dhe përgjigja e Moskës: “Rusia do të ndërmarrë masa për mbrojtjen e ekonomisë së saj, paralajmëroi Dmitrij Peskov, zëdhënësi i presidentit Putin.
Marrëveshja e nënshkruar për asociimin është një lajm shumë i mirë për vendin tonë, tha në një intervistë për Radio Bullgarinë politologu Vladimir Shopov: “Në vend të parë sepse sa më shpejt po zhvillohet tërë procesi i integrimit evropian të fqinjëve tanë, kaq më mirë për vetë ne – vazhdon Vladimir Shopov. – Në të njëjtën kohë po ulen edhe rreziqet për sigurinë tonë, është duke u sinkronizuar themeli institucional, legjislativ, domethënë ka më shumë mundësi për marrëdhënie dypalëshe. Për mendimin tim sidomos marrëveshja me Ukrainën është një lajm shumë i mirë, sepse në një shkallë të madhe u vihet fund ambicieve për krijimin, sidomos në drejtimin e Kontinentit të Vjetër, të një Bashkimi funksionues Evroaziatik. Unë personalisht po mendoj se të gjitha lajmet janë pozitive. Le të mos harrojmë se në Ukrainë dhe Moldavi ka diaspora të konsiderueshme bullgare dhe kjo gjithashtu është një mundësi për përmirësimin e marrëdhënieve me këto shtete.”
“Bullgaria nuk fitoj shumë nga kjo situatë, sepse shumë kohë ajo nuk i konsideronte këto shtete si partnerë strategjikë – është qëndrimi i komentatorit tonë tjetër – politologu doktor Ivan Naçev. – Ajo ishte disi e mbyllur në Ballkan. Ajo shikonte drejt Maqedonisë dhe Turqisë, të cilat janë kandidat-anëtare potenciale të BE-së, dhe drejt Ballkanit Perëndimor. Mirëpo ato ndodhen te një ndikim tjetër gjeopolitik. Kjo ndikoi mbi politikën e jashtme të Bullgarisë. Bullgaria i hedh sy Moldavisë dhe Ukrainës vetëm për faktin se atje ka popullsi bullgare. Ne mund të fitojmë shumë vështirë diçka. Kuptohet në procesin e asociimit këto marrëveshje vazhdojnë të paktën rreth dhjetë vjet dhe ne mund të zhvillojmë lidhje tregtare. Mirëpo kjo është tepër relative, sepse shtrihet çështja e eksportit, për se kanë nevojë këto ekonomi. Për fat të keq Bullgaria humbi dhe diçka tjetër. Ne jemi vendi i vetëm anëtar i BE-së, i cili shkruan me alfabetin cirilik. Ai mund të ishte ndërmjetësi, mund të luante një rol kryesor sa u përket këtyre shteteve, të cilat e përdorin alfabetin cirilik jashtë BE-së, që të mund të përdoret kjo lidhje kulturore me një histori mijëvjeçare. Bullgaria mund të ishte gjithashtu edhe ndërmjetëse në marrëdhëniet midis BE-së dhe Rusisë. Po, aktualisht ata janë në marrëdhënie të tensionuara, por partneri më i afërt strategjik në këtë regjion është vetëm Rusia. Në këtë kuptim, pavarësisht se sa të tensionuara janë këto marrëdhënie, ato do të përmirësohen, herët ose vonë, sepse ka një varësi të ndërsjellë. Herët ose vonë Rusia do të evropeizohet. Ky është një shtet shumë i madh, me resurse të mëdha, të cilat nuk duhet të nënvlerësohen.”
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Athina paralajmëroi se pret të respektohen të drejtat e grekëve në Epirin e Veriut Greqia paralajmëroi kryeministrin shqiptar Edi Rama se respektimi i të drejtave të minoritetit grek në Shqipëri mbetet një kusht i detyrueshëm për anëtarësimin..
Nënpresidentja Ilijana Jotova e përshkroi Asamblenë Kombëtare të sapozgjedhur si "të paligjshme". Sipas saj, raportimet për shkelje dhe kërkesat e gjithnjë e më shumë partive për anulimin e zgjedhjeve e vënë në pikëpyetje drejtësinë e tyre. Ajo e tha këtë..
Klubi Kulturor "Ivan Mihajllov" në Manastir është fshirë nga Regjistri Qendror në Maqedoninë e Veriut, por shpirti i Ivan Mihajllovit vazhdon të jetojë në popull dhe në gjykatë po zhvillohet një "betejë ligjore" për kthimin e këtij emri, tha për BTA..
Nënpresidentja Ilijana Jotova e përshkroi Asamblenë Kombëtare të sapozgjedhur si "të paligjshme". Sipas saj, raportimet për shkelje dhe kërkesat e gjithnjë..
Athina paralajmëroi se pret të respektohen të drejtat e grekëve në Epirin e Veriut Greqia paralajmëroi kryeministrin shqiptar Edi Rama se..