Në muajin e fundit nga mandati i paplotë i qeverisë së Pallmen Oresharskit tema e diversifikimit të furnizimeve të energjisë u aktualizua në Zagreb ku u mbajt mbledhja e Këshillit të përzierë të bashkëpunimit ekonomik të Bullgarisë dhe Kroacisë. U diskutuan mundësitë që nga 2017-a Kroacia ta furnizojë Bullgarinë me gaz nga pjesa veriore e Adriatikut.
U diskutuan po ashtu mundësitë konkrete për lidhjen e rrjeteve të gazit të Kroacisë dhe Bullgarisë përmes Serbisë apo përmes Hungarisë dhe Rumanisë. Për shkak të interesit të shtuar të palës bullgare për projektin kroat të gazit të lëngshëm natyror, projekti do të prezantohet javët në vijim në Sofje. Ndoshta bisedimet rreth projektit kroat nuk do të zhvillohen në kudër të kabinetit “Oresharski”, sepse pritet dorëheqja e tij, por sigurisht çështjet e pajtuara në Zagreb do të mbeten në fuqi, sepse bëhet fjalë për dy vende anëtare të BE-së dhe këto çështje janë pjesë e politikës evropiane e diversifikimit të furnizimeve të gazit.
Pas kabinetit “Oresharski” në Bullgari do të funksionojë qeveria teknike e emëruar nga presidenti Rosen Plevneliev. Ky i fundit shprehu interesin e Bullgarisë për temat e diskutuara në Zagreb që gjatë muajit tetor të vitit të kaluar kur pati takim me homologun e tij kroat Ivo Josipoviç. Pushtetarët e ardhshëm të Bullgarisë do të trashëgojnë nga kabineti “Oresharski” çështjet e tjera të pajtuara rreth furnizimeve të energjisë me vendin tjetër anëtar të BE-së – Qipron. Para një muaji Ministri Bullgar i Punëve të Jashtme, z. Kristian Vigenin diskutoi me homologun e tij qipriot Joanis Kasulidis rolin eventualisht të rëndësishëm të Qipros në projektin e furnizimeve të gazit deri në terminalet me gaz të lëngshëm në Greqi. Bëhet fjalë për korridorin e ardhshëm të gazit veri-jug, ku gazi do të transferohet përmes Bullgarisë për në Rumani dhe Evropën Qendrore. Qeveria aktuale është duke u larguar, pormbetet politika e Bullgarisë për diversifikimin e furnizimeve të energjisë. Bile për arsye se në vend nuk ka forcë të rëndësishme politike e cila ta kundërshtojë këtë politikë.
Përgatiti në shqip: Anna Kapitanova
Analizat e ekspertëve të Konfederatës së Sindikatave të Pavarura (KNSB) tregojnë se rritja kumulative e inflacionit (e matur me indeksin e çmimeve të konsumit) gjatë katër viteve të fundit (nga fillimi i vitit 2021 e deri më tani) është saktësisht..
Inflacioni për vitin 2024 është 2.2% krahasuar me një vit më parë, sipas Institutit Kombëtar të Statistikave. Për muajin dhjetor, ky tregues është 0.4%.Inflacioni mesatar vjetor për periudhën janar 2024 - dhjetor 2024 krahasuar me periudhën janar 2023..
Pranimi i Bullgarisë në Eurozonë është prioriteti tjetër i madh pas anëtarësimit të plotë në Shengen nga 1 janari 2025. Sipas kryeministrit në detyrë Dimitër Gllavçev, "Eurozona është në pragun tonë". Këtë koment ai e bëri në fillim të mbledhjes së..
Buxheti i vitit 2025 është buxheti i mundshëm dhe mendoj se do të jetë i fundit që Bullgaria e pranon në leva. Këtë e tha ministrja e financave..