Me baletin “Liqeni i Mjellmës” u hap edicioni i pestë i festivalit veror në Sofje “Opera në Park”. E ndryshmja këtë herë është fokusi i programit të tij. Në dy skena të hapura në parkun e Akademisë Ushtarake “G. S. Rakovski” nga 4 deri më 25 korrik do të luhet balet dhe pjesë për fëmijë. Kjo nuk do të thotë se orkestra dhe këngëtarët e Operës Kombëtare do të pushojnë. Spektaklet e Tetralogjisë së Vagnerit “Unaza e Nibelungut” paraqiten në sallën e teatrit.
“Baleti është në një formë të shkëlqyeshme!” – tha drejtoresha e tij Sara-Nora Krësteva dhe shtoi se gjatë muajit të fundit koreografët kanë qenë shumë të ngarkuar. Ata patën shfaqje në teatrot në Plovdiv, Ruse, Teteven dhe Stara Zagora.
Çfarë është përfshirë në programin e sivjetshëm të festivalit?
“Këta janë disa prej titujve më të preferuar, por ata janë edhe seleksionuar posaçërisht, që të gërshetohen me skenën e hapur në park – tregon Sara-Nora Krësteva. – Dy prej subjekteve në shfaqjen “Liqeni i Mjellmës”, si dhe baleti “Zhizel” janë në një pyll. Po mbarojmë një stinë shumë të mirë teatrore, plotë debutime të suksesshme baleti. Zakonisht ka jo më shumë se katër, kurse tani arritëm të përgatitim gjashtëmbëdhjetë, gjë që është rekord.”
“Në vend që të themi “Rrugë të mbarë”, ne i urojmë vetes “Erë e mbarë” – thotë me buzëqeshje Nora-Sara Krësteva. – Ju e dini se në artin tonë bilanci është një gjë shumë e rëndësishme dhe po të fryjë një erë më e fuqishme mund të ketë situata të papritura. Por skena është shumë e bukur, vallëzimi këtu është shumë i këndshëm. Sigurisht që nuk mund të presim ato komoditete, të cilat i kemi në teatër, por ia vlen që publiku t’i shohë këto spektakle në të hapur. Është një kënaqësi edhe për vetë artistët, megjithëse hapësira e hapur është një sfidë e vërtetë.”
Grupi i baletit i teatrit është duke përgatitur shfaqjen e vet edhe në festivalin “Skena e Shekujve” në kodrën Carevec të Veliko Tërnovos. Pritet edhe një pjesëmarrje në “Apoloni” në Sozopoll, një takim tradicional i arteve. Sara-Nora Krësteva bëri një aluzion edhe për fillimin e stinës së re, për të cilën artistët janë duke u përgatitur seriozisht. “Bukuroshja e Fjetur” – një prej baleteve më të njohura të repertorit klasik, të detyron shumë.
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Edicioni i 20-të i Festivalit Botëror të Filmit të Animuar mbahet nga 11 deri më 15 shtator në Qendrën e Kongreseve në qytetin bregdetar bullgar Varna. Janë të përzgjedhur mbi 70 tituj në 7 kategori, ndër të cilët më të priturit, sipas ekipit, janë..
Janë 4 shfaqje emocionuese të kinemasë bullgare në Paris. Nga data 10 deri më 13 shtator në kryeqytetin francez do të mbahet Festivali i Kinemasë Bullgare, ndërsa edicioni i gjashtë i tij është nën moton "Së bashku më të fortë". "Këtë vit duam..
Deri më 15 shtator, Bulevardi “Vitosha” i kryeqytetit dhe parku përballë Pallatit Kombëtar të Kulturës janë shndërruar në një librari të madhe në ambient të hapur. Edicioni i radhës i "Rrugicës së Librit", organizuar nga Shoqata "Libri..