Për nga arsimi ekonomist, udhëtar, dashamirës i natyrës dhe fotograf për nga pasioni. Kështu e përshkruan veten Hristo Dimitrovi nga Plovdivi. Para disa ditëve ai fitoi konkursin botëror për fotografi, të organizuar së bashku nga UNESKO-ja dhe Asociacioni Kinez Folklorik dhe Fotografik. Bullgari i ri fitoi çmimin në kategorinë “Arkitekturë” në konkurrencë serioze me mbi 4 400 fotografë nga mbarë bota. Fotografitë me të cilët mori pjesë në garë janë të dy manastireve të lashta armene.
“Zgjodha të marrë pjesë me to sepse arkitektura e tyre është unikale. Njeriu duhet ta vizatojë që të ndjejë atmosferën e tyre“, tha për Radio Bullgarinë Hristo. Fotografitë i ka bërë para dy viteve gjatë një udhëtimi të tij në Armeni, si pjesë e një projekti për popullarizim të kulturës armene në Bullgari. Tregimi me fotografi i bullgarit tashmë është përfshirë në librin e UNESKO-s “Memory of Mankind”.Hristo, i veshur me kostum popullor, asistoi në ceremoninë solemne për dekorimin që u zhvillua në fund të qershorit në Pekin. Për përshtypjet e tij nga udhëtimi deri atje, ai tregon:
“Për kohën që pata, arrita të shikoj Pekinin. Na kishin organizuar vizitë te Muri i madh kinez. Në Pekin përshtypje më të fortë më bëri “Qyteti i ndaluar” dhe “Pallati veror i perandorit”. Dy vende me arkitekturë të mrekullueshme dhe me frymë, që në të vërtetë ia vlen të shihen.”
Për Hriston fotografia është mundësi që të kapish momentet që kurrë më nuk do të përsëriten. “Ke vetëm një çast që të regjistrosh dhe të mbeten për gjithmonë”, thotë ai. Peizazhi dhe arkitektura janë dy gjërat, që e tërheqin më shumë. Përveç manastireve dhe kishave të lashta fotografi i ri fotografon edhe arkitekturën moderne të qytetit të madh.
Çfarë ngjallë interesin e tij ndaj fotografisë?
“Dua të lexoj dhe të udhëtoj. Në revista si National Geographic, në të cilat po lexoj për vende të ndryshme interesante nëpër botë, ka fotografi të mrekullueshme –shpjegon Hristo. – Duke i parë ato të provokojnë që t’i vizitosh këto vende. Në një moment vendosa se dua edhe unë të bëj një gjë të tillë që të mund të ndaj me miqtë e mi përshtypjet e veta nga udhëtimet nëpër Bullgarinë, sepse unë shëtis shumë nëpër malet e Bullgarisë. Ky ishte fillimi dhe kjo më shtyri që të merrem me fotografi.”
Për cilin vend Hristo preferon të përgatis valixhen?
“Çdo një shtet e ka historinë e vet, momentet e veta interesante. Unë preferoj të drejtohem te qytetet jo aq të njohura. Jam i lumtur gjithnjë kur mund të shkojë te njerëzit e thjeshtë siç ndodhi në Armeni. Ajo ishte një shtet i panjohur për mua para pak kohe isha në Bosnja e Hercegovina. Dua të jem në mes të gjërave më të thjeshta, sepse sipas meje aje ka më shumë bukuri. Tashmë ka një urbanizim serioz në qytetet dhe tashmë po harrohen gjërat e vogla dhe prandaj duhet t’i popullarizojmë.”
Hristo po përgatitet për një konkurs të ri ndërkombëtar, këtë herë të organizuar nga Komuniteti Evropian.
Përgatiti në shqip: Zoja Kostadinova
Fotografi: arkiv personal
Shpesh thuhet me ironi se njerëzit në Maqedoninë e Veriut marrin nënshtetësinë bullgare vetëm për qëllime egoiste. Prandaj, në regjistrimin e fundit zyrtar në shtetin fqinj u regjistruan vetëm 3504. Demografi Doc. Spas Tashev është i bindur se ky nuk..
Para zgjedhjeve presidenciale në SHBA, jo vetëm amerikanët janë të emocionuar. Edhe evropianët po presin me frymë të lodhur rezultatet – a do të sillte vërtet një fitore për Kamala Harris zhvillimi i një politike të qëndrueshme, a është Europa gati..
Zoti i ka dhuruar njeriut cilësinë e madhe - të ëndërrojë, dhe ne ëndërronim që pikërisht këtu, në Muzeun Getty, të dëgjonim në bullgarisht për hapjen e një ekspozite të jashtëzakonshme, një ekspozitë kushtuar një populli të lashtë, një ekspozitë që flet..
Para zgjedhjeve presidenciale në SHBA, jo vetëm amerikanët janë të emocionuar. Edhe evropianët po presin me frymë të lodhur rezultatet – a do të..
Shpesh thuhet me ironi se njerëzit në Maqedoninë e Veriut marrin nënshtetësinë bullgare vetëm për qëllime egoiste. Prandaj, në regjistrimin e fundit..