Zemen është një prej qytezave më të vogla dhe më të bukura në Bullgari. Ndodhet rreth 70 kilometra në jugperëndim të Sofjes. Ndodhet në dy anët e lumit Struma në një luginë pas së cilës fillon Gryka piktoreske e Zemenit, nëpër të cilën kalon lumi Struma. Ai buron nga mali Vitosha dhe ka rol të rëndësishëm për jetën e njerëzve. Ujërat e tij përdoren për vaditje të pemishteve. Natyra në rajon është e pastër dhe ruajtur mirë dhe në lum ka shumë peshq të llojeve më të ndryshme. Sidomos gjatë verës vendi kthehet në kamping pranë lumit. Rajoni është me relief malor, ndërsa shkëmbinjtë gëlqeror tërheqin me shpellat e shumta në pjesën e larta të grykës së Zemenit.
 “Nëpër rrjedhën e  lumit ka shumë pamje piktoreske, ndërsa gryka e Zemenit është një fenomen  përrallor i natyrës”, thotë Temenuzhka Zemenska, mësuese e gjeografisë në  gjimnazin në qytezë.
“Nëpër rrjedhën e  lumit ka shumë pamje piktoreske, ndërsa gryka e Zemenit është një fenomen  përrallor i natyrës”, thotë Temenuzhka Zemenska, mësuese e gjeografisë në  gjimnazin në qytezë.
“Gryka fillon te qyteti Zemen dhe është me gjatësi 21 kilometra. Qysh historiani Konstantin Ireçek kur ka kaluar përmes Zemenit ka thënë se kjo është një prej grykave më të bukura. Deri më sot kjo është e vetmja grykë pa ndërtime. Përmes tij kalon linja hekurudhore, që është ndërtuar në vitin 1909. Jo vetëm kthesat, që bën lumi Struma, por edhe shkëmbinjtë janë në forma më të ndryshme. Gryka e Zemenit është e njohur edhe me këtë se këtu ndodhet kështjella e parë ndërtuar para rënies së Bullgarisë nën zgjedhën bizantine. E ka pasur emrin Zemongrad dhe i ka dhënë emrin qytetit të sotëm. Ka shumë kisha dhe manastire që janë ndërtuar gjatë shekujve nga të dy anët e grykës. Parashikohet me mjete të bashkisë të ndërtohet një shteg ekologjik, që do të zbulojë natyrën e bukur për turistët.”
 Nuk  ka si të vini në qytetin Zemen dhe të mos vizitoni manastirin e Zemenit. Ai  është emblema e qytetit. Daton nga shekulli i XI-të dhe është një prej pak  monumenteve të ruajtura të arkitekturës mesjetare bullgare. Manastiri përbëhet  prej dy godinave që janë lidhur midis tyre, një kishë të vogël në mes të  oborrit të madh. Kisha “Shën Joan Bogoslov” meriton më shumë vëmendje në këtë  kompleks për të cilën tregon ciceronia Kamelija Petrova.

 “Kjo  është një prej kishave më të vjetra në Bullgari, është nga shekulli i XІ-të. Vet  manastiri daton nga shekulli i XIV-të. Natyra për rreth është shumë e bukur dhe  vijnë shumë turistë. Ju tregojmë për kishën që është me arkitekturë e paparë. Është  ndërtuar nën formën e kubit, gjatësia e çdo ane është 9 metra. Dy herë është  pikturuar. Pikturimi i saj i parë ka qenë menjëherë pas ndërtimit të saj. Nga  kjo periudhe ka vetëm një figurë, ajo e Shën Anës. Afresket e tjera janë nga  shekulli i XIV-të. Vetë fytyrat e ikonave janë shumë të gjalla, realiste. Afresket  murale janë autentike. Nuk janë restauruar, por vetëm janë pastruar dhe  konservuar. Kjo kisha u ngjan Kishës së Bojanës dhe kishës në fshatin Dobërsko  në rrezet e malit Rila. Në fakt këto janë kishat më të vjetra në Bullgari. Këtu  është edhe një prej imazheve të para të Shën Ivan Rilski – mbrojtësi i popullit  bullgar. Portretet e dhuruesve në Manastirin e Zemenit po kështu janë me vlerë  të lartë artistike. Është shumë i bukur edhe altari i Manastirit të Zemenit.  Është një sipërfaqe prej guri dhe mbi të janë riradhitur copëza shumëngjyrëshe  prej mermeri dhe guri, që janë mbledhur nga banorët vendas.”

 Përgatiti  në shqip: Zoja Kostadinova
Përgatiti  në shqip: Zoja Kostadinova
Klima e butë, ngjarje kulturore dhe mundësi për të njohur traditat vendase – këto janë vetëm disa nga arsyet pse vjeshta është koha më e përshtatshme për të vizituar Sofjen, raporton portali i njohur italian i udhëtimeve siviaggia.it , i cili së..
Vetëm 37 km nga qyteti i dytë më i madh në Bullgari – Plovdiv , dhe njëqind kilometra në juglindje të Sofjes ndodhet Pazarxhiku piktoresk. Pozicioni i favorshëm gjeografik i qytetit të lashtë është arsyeja se pse rrugët e rëndësishme tregtare..
Në sfondin e shkëmbinjve të pjerrët të Grykës së lumit Iskër, fshati Ljutibrod po shndërrohet në një simbol të turizmit të verës në Bullgari. I njohur më së shumti për Ritlite – një fenomen natyror që shënon hyrjen në rajonin veriperëndimor të..
 Pjesërisht me re
								Pjesërisht me re Pjesërisht me re
								Pjesërisht me re Pjesërisht me re
								Pjesërisht me re Pjesërisht me re
								Pjesërisht me re Pjesërisht me re
								Pjesërisht me re Pjesërisht me re
								Pjesërisht me re Pjesërisht me re
								Pjesërisht me re Pjesërisht me re
								Pjesërisht me re Pjesërisht me re
								Pjesërisht me re Pjesërisht me re
								Pjesërisht me re Pjesërisht me re
								Pjesërisht me re Pjesërisht me re
								Pjesërisht me re Pjesërisht me re
								Pjesërisht me re Pjesërisht me re
								Pjesërisht me re Pjesërisht me re
								Pjesërisht me re Pjesërisht me re
								Pjesërisht me re Pjesërisht me re
								Pjesërisht me re Pjesërisht me re
								Pjesërisht me re Pjesërisht me re
								Pjesërisht me re Pjesërisht me re
								Pjesërisht me re Mot i kthjellët
								Mot i kthjellët Pjesërisht me re
								Pjesërisht me re Pjesërisht me re
								Pjesërisht me re Pjesërisht me re
								Pjesërisht me re Pjesërisht me re
								Pjesërisht me re Pjesërisht me re
								Pjesërisht me re Pjesërisht me re
								Pjesërisht me re