Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

135 vjet diplomacia bullgare: Marko Balabanov – ministri i parë i punëve të jashtme

Më 19 korrik të vitit 1879 princi Aleksandër i Parë Batenberg lëshon dekret me të cilin emërohen përfaqësuesit e parë diplomatik të Bullgarisë jashtë vendit.

Foto: wikipedia.orgSipas Traktatit të Berlinit të Fuqive të Mëdha nga viti 1878, pas Luftës Ruso-Turke nga vitet 1877-78 trojet bullgare janë ndarë në disa pjesë. Bullgaria veriore dhe rrethi i Sofjes bëjnë pjesë në Mbretërinë Bullgaria, trojet në jug të malit Stara planina janë në krahinën autonome Rumelia Lindore, akoma nën sundimin e sulfatit. Në 16 prill të vitit 1879 është miratuar Kushtetuta e Tërnovos. Sipas klauzolave të saj të nesërmen Kuvendi i parë i madh popullor zgjedh mbret të Mbretërisë Bullgaria princin Aleksandër Batenberg nën emrin princi Aleksandër i Pari. Tre muaj pas kësaj shteti i tretë bullgar ka qeverinë e vet të parë. Todor Burmov me rekomandim të princi krijon qeverinë dhe e kryeson. Për ministër të punëve të jashtme dhe të feve është zgjedhur Marko Ballabanov.

Nga viti 1999 e shënojmë 19 korrikun si Ditë e shërbimit diplomatik bullgar. Kjo na jep arsye që të kujtojmë për ministrin e parë të jashtëm bullgar, një prej emrave më të ndritura në analet e diplomacisë bullgare. Jurist, politik, aktivist shoqëror dhe publicist Marko Balabanovi ka lindur më 14 mars të vitit 1837 në qytetin Klisura. Me ndihmën e bullgarëve të pasur ai mbaron drejtësi në Sorbonën në vitin 1863. Pas Parisit shkon në Gjermani ku mëson gjuhën dhe viziton ligjërata të filozofisë. Pas lëshimit të fermanit të sulltanit për krijimin e Ekzarhisë bullgare ai pasi ka mbaruar shkollën fetare shkon në Stamboll. Është emëruar në Sinodin e Shenjtë.

Pas shuarjes së egër të Kryengritjes së prillit nga viti 1876, bullgarë të dalluar në Stamboll dhe nga brendësia e vendit organizojnë mbledhje të fshehta në të cilat merret vendim të dërgohen dy bullgarë në Evropë që të informojnë qeveritë dhe mbretërit e atëhershme me vuajtjet e popullit bullgar dhe për ngritjen e kërkesës për qeverisje autonome. Ekzarh Antim I i zgjedh Marko Balabanovin dhe Dragan Cankovin dhe nga gusht i vitit 1876 fillon misioni i tyre atdhetare. Me letra rekomanduese delegatët kanë marrë pjesë në shumë mitingje dhe mbledhje dhe kanë arritur të takohen me figurat më të autoritetshme të kohës. Bisedojnë me politikun anglez Uliam Gladston, me ministrin e jashtëm e Mbretërisë së Bashkuar lord Derbi, me ministrin e jashtëm Lui Sharl Dekaz në Paris dhe me kancelarin gjerman Oto fond Bismark. Pasi kanë realizuar me sukses misionin e tyre në Evropë, ata mbërrijnë në Rusi ku takohen me mbretin Aleksandër II. Në fjalën e tij Marko Balabanov ka falënderuar për mbështetjen dhe ka shprehur mirënjohjen e tërë popullit bullgar duke theksuar lidhjet e ngrohta midis bullgarëve dhe rusëve. Pas këtyre fjalëve mbreti Aleksandër II është përlotur dhe pastaj kjo ndodhi është përshkruar në revistën e gazetës “Bullgaria” nga 20 shkurti i vitit 1898 me titullin “Lotët e mbretit” nga 20 shkurt të vitit 1898. Monarku ka deklaruar vendimin e tij të fortë të fillojë veprime ushtarake nëse bisedimet paqësore nuk do të japin rezultat. “Unë e dua paqen dhe dëshiroj çdo gjë të përfundojë në paqe” – ka deklaruar perandori rus. “Nuk di çfarë mendojnë ta bëjnë të tjerët, në rast se Turqia nuk do të pranojë vullnetarisht atë, që i propozohet, por unë këtë herë nuk do të kënaqem me fjalë dhe premtime boshe. Nëse puna nuk përfundohet në paqe, siç e dua unë, ne do t’i drejtohemi Zotit, do të nisemi përpara dhe do të kryejmë detyrën tonë. Njoftoni për këtë që ju them, ata që ju kanë dërguar.”

Në kohën e misionit diplomatik të Dragan Cankovit dhe Milko Balabanovit në Evropë po zhvillohen edhe mbledhjet e Konferencës së Stambollit (23.12.1876 – 20.01.1877), të provokuar edhe nga aksionet e dy bullgarëve. Edhe pse atyre nuk u është lejuar që të asistojnë në të, ata ushtrojnë ndikim të fortë mbi diplomatët evropianë. Kështu ambasadorët e Fuqive të Mëdha arrijnë të forcojnë presionin mbi Portën e Madhe për zgjidhjen e problemit bullgar. Ty bullgarët ushtojnë ndikim të madh për vendimin rus për fillim të luftës së viteve 1877-1878.Edhe sot një shekull e gjysmë pas kësaj akoma po diskutohet Lufta Çlirimtare Ruso-Turke a është shprehje e interesave perandorake, ose akt i vullnetit human dhe liridashës”, shkruan në parathënien e librit “Faqe nga rilindja jonë politike” nga Marko Balabanovi, shkrimtari Georgi Danailov – një prej iniciatorëve për ribotim të tij të parë pas 120 viteve. “Mendoj se përgjigja është edhe njëra edhe tjetra. Në çdo akt altruizmi mund të fshihet interes, vetëm vdekja në fushën luftarake nuk ka karakter të dyfishtë, ndërsa për Bullgarinë u vranë mjera rusë”, shton Gerogi Danailov.

Misioni i dy bullgarëve, luajti rol të rëndësishëm për ngritjen dhe pastaj për zgjidhjen e “çështjes bullgare”. Pas përvojës dhe kurajës së mbledhur ndërkombëtare, Marko Balabanovi bëhet ministri i parë i jashtëm dhe zë këtë post dy herë – gjatë vitit 1879 dhe gjatë viteve 1883-1884 Dragan Cankovi është kryeministri i tretë dhe i tetë i Bullgarisë.

Përgatiti në shqip: Zoja Kostadinova

Më shumë nga rubrika

"Bota e Trakëve" është një park për adhuruesit e trashëgimisë antike

Në Luginën e Mbretërve të Trakisë, nën fshatin Shipka, ku ndodhen varret më të rëndësishme të sundimtarëve të shtetit të odriseve , Bashkia Kazanllëk hapi parkun tematik "Bota e Trakëve". Qendra turistike u ofron adhuruesve të historisë dhe..

botuar më 24-07-07 10.30.PD

Heraklea Sintika shpërbleu arkeologët me një zbulim të ri të rëndësishëm

Në qytetin antik të Heraklea Sintika, u zbulua një statujë dy metra shumë e ruajtur me kokë. Është bërë nga një mjeshtër që përdori një bllok të tërë mermeri në shekullin II pas Krishtit, kur kjo praktikë ishte tashmë arkaike. Tipi ikonografik është i..

botuar më 24-07-05 10.46.PD
Patriku Daniill

Bullgaria iu lut Zotit për patrikun e saj

Në Ditën e të Gjithë Shenjtorëve, kur Kisha jonë Ortodokse përkujton Koncilin e 12 Apostujve dhe kujtimin e të gjithë martirëve dhe rrëfimtarëve të njohur dhe të panjohur të Krishtit, besimtarët në Bullgari u shpërblyen për besimin e tyre. Mezi ka më..

botuar më 24-07-02 2.42.MD