Ngjarjet e javës së kaluar lënë të paqartë një pyetje të rëndësishme për Bullgarinë – kë do të nominojë ajo për përfaqësues të vet në Komisioni Evropian. Në Këshillin Evropian në Bruksel kryeministri Pllamen Oresharski tha se në qoftë shqyrtohet kandidatura e komisionares së tanishme bullgare Kristalina Georgieva për postin e Komisionarit Suprem të BE-së për politikën e jashtme, Bullgaria do ta përkrahë. Liderët evropianë nuk arritën pajtim sa i përket kësaj çështjeje dhe marrja e vendimit u shty për fundin e muajit gusht. Me kërkesë të kryetarit të ri të Komisionit Evropian Zhan-Klod Junker, duhet të ketë nominim bullgar deri në fund të korrikut. Kabineti “Oresharski” po largohet dhe siç duket kandidatura do t’i njoftohet Komisionit Evropian nga qeveria e ardhshme teknike. Ajo do të emërohet nga Presidenti Rosen Plevneliev, i cili konsiderohet i afërt i partisë në opozitë GERB. Kristalina Georgieva u nominua për komisionare evropiane pikërisht nga GERB-i dhe në këtë kontekst ndërrimi i pushtetit në Sofje nuk e vë nën pyetje, por më tepër e betonon kandidaturën e saj për përfaqësuese të Bullgarisë në Komisioni Evropian. Nën pyetje mbetet edhe posti i saj, por kjo varet nga bilanci i vështirë i interesave midis familjeve politike në BE. Siç duket, një qeveri teknike nuk duhet të marrë vendimin për kandidaturën bullgare dhe duhet ta njoftojë këtë kandidaturë vetëm pas konsultimeve me forcat kryesore politike në vend. Koniunktura politike është e tillë se mundësia për një kandidaturë të majtë praktikisht është zero dhe kjo është në favor të nominimit të Kristalina Georgievës. Mirëpo, a është në favor të saj mungesa e stabilitetit në vend? Në qoftë se asaj i propozohet jo posti i përfaqësueses supreme të BE-së në politikën e jashtme, por një post tjetër, a do të bjerë dakord ajo apo jo? Përgjigjet e këtyre pyetjeve do të jenë të qarta në të ardhmen.
Përgatiti në shqip: Vesella MançevaSipas të dhënave nga exit poll-et e të gjitha agjencive sociologjike, GERB-SDS me lider Bojko Borisov është padyshim forca e parë politike. Vitet e fundit partia është përmbajtur nga komentet para shpalljes së rezultateve përfundimtare nga KQZ...
Në prag të zgjedhjeve të gjashta të parakohshme parlamentare në më pak se tre vjet, vërehet lodhja e qytetarëve bullgarë nga pashpresa menaxheriale. Një gjë e tillë duket se ekziston edhe në fushën politike – dëshmi është fushata tejet letargjike..
Abdullah Öcalan propozoi bisedime paqeje me PKK nga burgu Lideri i Partisë terroriste të Punëtorëve të Kurdistanit (PKK), Abdullah Öcalan, i cili po vuan një dënim me burgim të përjetshëm, u vizitua nga një i afërm i tij për herë të parë..
Nënkryetarja e Parlamentit të Maqedonisë së Veriut, Vesna Bendevska, paraqiti në Prokurorinë e Manastirit, se Klubi Kulturor Bullgar “Ivan Mihajllov” në..
Pasi, për të shtatën herë radhazi, brenda tre viteve, Bullgaria zhvilloi zgjedhjet e saj parlamentare, rezultatet e votimit hodhën dritë mbi disa lojëra..
Politikanët bullgarë uruan Donald Trump për zgjedhjen e tij si president i SHBA-së. Urime Donald Trump për fitoren zgjedhore, shkroi presidenti Rumen..