Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

10 vjet nga themelimi i “Akademisë Verore të Arteve” në Sozopoll

БНР Новини
Foto: artacademy-bg.com

Në qoftë se për pjesën më të madhe të njerëzve muajt e zjarrtë janë kohë për pushim, për përfaqësuesit e artit ato janë plot me ngjarje interesante. Nga data 13 korrik deri më 3 gusht, qyteti detar Sozopoll është magnet për shumë muzikantë të rinj. Aty zhvillohet “Akademia Verore e Arteve”, e cila sivjet është më e madhe nga kurdo qoftë herë tjetër. Drejtori artistik i akademisë – flautisti i respektuar prof. Georgi Spasov, shpreson që numri i sivjetshëm i pjesëmarrësve të tejkalojë të vjetshmin, i cili ka qenë rreth 140 veta.

“Iniciator i idesë për akademinë verore është zonja Petja Velikova – tregon prof. Spasov. – Ajo ishte mes të pranishmëve në një klasë timen prej mjeshtërie në flaut në Burgas dhe më ftoi të drejtoj një të tillë dhe në qytetin Sozopoll. E gjithë kjo rastisi përpara 10 vjetëve. Që atëherë po e zhvillojmë forumin disa stinë. Pas kësaj vendosëm që ngjarja muzikore të bëhet e pranishme dhe për instrumente të tjera. Kështu u formua “Akademia Verore e Arteve” në pamjen e vet të sotme. Pa entuziazmin dhe gjithanshmërinë e Petja Velikovës, kjo nuk do të rastiste.”

Vite të tëra me radhë galeria artistike e Qytetit në Sozopoll siguron skenë në “Akademinë Verore të Arteve”. Sivjet për shkak të remontit, koncertet përfundimtare të klasave të mjeshtërisë po zhvillohen në sallën e “Muzeut Zoologjik”.

Cilët janë aksentët në këtë edicion?

“Me çdo një vit që po kalon interesi ndaj akademisë bëhet gjithnjë e më i madh. Mundohemi të përfshijmë sfera të ndryshme nga arti. Prej kohe planifikojmë një klasë të mjeshtërisë artistike dhe sivjet ajo do të jetë fakt, në sajë të ekipeve prej regjisorëve OFFENSICHT Petranov-Austri. Mundëm të tërheqim Darina Takovën, e cila do të kryesojë klasën e të kënduarit operistik. Talentet e rinj përsëri do të punojnë me legjendën e xhazit Jëlldëz Ibrahimova. Një nga novitet e kësaj vere është muzika e dhomës, nën drejtimin e profesorit Angjell Stankov. Për ndryshe përsëri mblidhemi shokët e vjetër – profesori Petko Radev (klarinetë), Vesko Panteleev-Eshkenazi (violinë), profesori Anatoli Krëstev (violonçel), Maria Princ (piano). Profesori Svetozar Bençev po vazhdon kurset e veta në pikturë. Gëzohen se, për herë të parë këngëtarja e njohur popullore Binka Dobreva u bashkua ndaj akademisë verore.”

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Universiteti i Lisbonës

Në Universitetin e Lisbonës studiohen bullgarishtja dhe pesë gjuhë të tjera sllave

Institucioni më i madh i arsimit të lartë në Portugali ka 252 000 studentë, 20 000 prej të cilëve janë nga kombësi të tjera. Në këtë konglomerat të veçantë kulturash, një vend të veçantë për më shumë se 30 vjet ka edhe kultura bullgare. Lektorati i..

botuar më 24-10-25 7.30.PD
Radosllava Nedjallkova me çmimin e madh Bullgarja e Vitit - Shën Zllata Mëglenska për vitin 2023

Radosllava Nedjalkova nga "Nashenci": Ansamblet folklorike janë zemrat e komuniteteve bullgare në mbarë botën

“Njeriu e kupton se çfarë është atdheu kur e humb atë. Nëse je në shtëpi, ndez radion, dëgjon muzikën popullore, flet bullgarisht, shkon në teatër edhe atje flitet bullgarisht. Vetëm kur humbet gjithë këtë mund tia kuptosh mungesën” – thotë Radosllava..

botuar më 24-10-23 7.35.PD

Bullgaria dhe Kosova do të bashkëpunojnë në kinematografi

Një marrëveshje për bashkëprodhime në kinematografi u nënshkrua në Prishtinë ndërmjet ministrit bullgar të kulturës Najden Todorov dhe homologut të tij kosovar Hajrulla Çeku, njoftoi KosovaPress konkretisht për BTA. Në ceremoni u vu në dukje, se ky..

botuar më 24-10-22 9.21.PD