Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2026 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Ramazani Bullgar

БНР Новини
Xhamia e Sofjes “Banjë Bashi”

Po gjendemi në muajin e nëntë të Kalendarit Islam – Ramazan. Sipas pesë shtyllave të fesë islame (shpallja e besimit islam, namazi ose të falurit pesë herë në ditë, taksa e lëmoshës, agjërimi gjatë Ramazanit dhe pelegrinazhi për në Mekë) atëherë myslimanët nuk hanë bukë, nuk pinë ujë, as pinë duhan gjatë ditës.

Përgjegjësi i xhamisë së Sofjes “Banjë Bashi”, z. Zahri Dormushev rrëfen më shumë rreth anës fizike e shpirtërore të agjërimit dhe se si e respektojnë atë myslimanët në Bullgari.

“Agjërimi bëhet nga agimi e deri nëperëndim të diellit. Gjatë tërë ditës myslimanët qëndrojnë pa ushqime dhe pije. Disa njerëz mendojnë se ne pimë ujë gjatë ditës, por ky është gabim. Përpiqemi po ashtu ta evitojmë shikimin i cili na çon në mendime, fjalë dhe veprime të këqija. Në fakt, agjërimi nuk do të thotë vetëm përmbajtje nga ngrënia dhe pijet, por është një koncept gjithëpërfshirës. P.sh., nëse shpif për dikë, kjo mund ta prish agjërimin. Nëse e respekton konceptin e Ramazanit gjatë gjithë muajit, pastaj do të përballosh lehtësisht sfidat e ditës së përditshme. Instinkti themelor i mbijetesës është që njeriu të mbetet i gjallë, pra ushqimi dhe uji. Nëse ne mësohemi ta kontrollojmë këtë uri brenda nesh, jo vetëm atë fizike, por edhe epshet, do të arrijmë ta kontrollojmë jetën tonë. D.m.th. një muaj të tërë ne mësojmë se si të dominojmë mbi stomakun tonë dhe jo ai të na drejtojë.”

Gjatë Ramazanit nuk agjërojnë të sëmurët, fëmijët e vegjël, gratë shtatzëna dhe udhëtarët. Pas faljes së mbrëmjes, sipas orës vendase, nis muhabeti, thotë z. Dormushev, duke shtuar: “Edhe ne, siç e bën drejtoria e xhamisë, përpiqemi të organizojmë iftarin. Ky është ushqimi i cili hahet pasi ditën kemi agjëruar. Çdo mbrëmje sigurojmë ushqime për të gjithë të cilët vijnë në xhami për t’u falur. Përveç kësaj para derës së xhamisë çdo natë presin së paku 50 persona, të cilët janë të varfër ose lypës, dhe ne me buzëqeshje i ftojmë ata brenda.”

СнимкаA agjërojmë bullgarët myslimanë në përgjithësi?

“Po, agjërojnë. Por për sa i përket çështjes a janë fetarë, kjo varet nga vetë individi – sqaron z. Dormushev. – Për bullgarët myslimanë agjërimi është një gjë e shenjtë, e trashëguar nga brezi i mëparshëm dhe njëkohësisht gjë e cila transferohet te brezat në vijim. Bile myslimanët të cilët pinë alkool dhe nuk falen rregullisht, agjërojnë.”

Çfarë e dinë bullgarët e krishterë për Ramazanin?

СнимкаJa dhe mendimet e të anketuarve:

“E di se është festë dhe ditë agjërimi, por nuk jam e sigurt cilën datë bie – thotë Elena Nikollova nga qyteti i Vracës. – Myslimanët janë fetarë dhe e respektojnë Ramazanin, por pa e bërë të madhe. Për të mësojmë nga lajmet. Gjithsesi, përqindja e myslimanëve në Bullgari nuk është e vogël. Këto janë njohuri të përgjithshme.”

“Është festë dhe e nderojnë atë. Siç ne, të krishterët, festojmë Krishtlindjet dhe Pashkët. Nuk e pengojnë askënd”, është e mendimit Vjara Ivanova nga Sofja.

“Sipas meje pjesa dërmuese e bullgarëve të krishterë nuk e dinë fare çfarë është Ramazani – thotë Venci Vasilev, i cili ka jetuar në Egjipt. – Për mua çdo një agjërim është i mirë. Fatkeqësisht, shokët e mi myslimanë në Bullgari nuk e respektojnë atë. Çdo besim është gjë e mirë, vetëm të mos kalohet masa e zakonshme, por këtu askush nuk do të mësojë gjëra të reja. Ka shumë njerëz të cilët e konsiderojnë veten të krishterë, por nuk e dinë gjë për traditat e krishtere. Kur studiova në Egjipt, kishte shumë pak të krishterë në universitet. Por para Kreshmëve për festën e Pashkëve në mensën e universitetit gatuheshin ushqime pa mish për rreth 20 persona. Bile për ne agjëruesit e krishterë kishte një tavolinë të posaçme. E gjitha kjo bëhej në shenjë respekti.”

Sivjet Muaji i Bekuar i Ramazanit filloi me 28 qershor dhe zgjat deri më 27 korrik. Pas mbarimit të tij është festa Fitër Bajrami, që njihet në vend si Sheqer Bajrami.

Urime Festën e Bajramit të gjithë myslimanëve shqiptarë kudo në botë!

Përgatiti në shqip: Anna Kapitanova

Fotografi: Gergana Cekovska



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Një studim i ri hedh dritë mbi jetën kishtare të bullgarëve në Besarabi

Më 29 tetor shënohet Dita e Bullgarëve Besarabë. Ideja për këtë festë lindi në vitin 1938, kur në Bullgari u shënua solemnisht 100-vjetori i shenjtërimit të kishës katedrale “Shpërfytyrimi i Zotit” në qytetin Bolgrad në Ukrainë. Në këtë datë, në..

botuar më 25-11-10 6.10.PD

Politikanë, diplomatë dhe ushtarakë – heronjtë e një muzeu të ri në Sofje

"Për mua periudha nga Çlirimi deri në vitin 1944 është jashtëzakonisht e rëndësishme dhe e vlefshme, sepse mendoj se atëherë Bullgaria ka qenë në rrugën e drejtë të zhvillimit të saj. Ka pasur shumë personalitete me virtyte dhe vlera të jashtëzakonshme,..

botuar më 25-11-02 8.00.PD

Para 840 vjetësh, mbretërit Petër dhe Asen rivendosën shtetin bullgar

Në vitin 1018, pas një gjysmë shekulli luftimesh, Mbretëria e Parë Bullgare (681 – 1018) u pushtua nga Bizanti. Pavarësisht shumë kryengritjeve të bullgarëve, pushteti i Kostandinopojës zgjati pothuajse dy shekuj. Në vjeshtën e vitit 1185 ose..

botuar më 25-10-26 9.15.PD