Ndoshta më mirë do të ishte të kishim mbikëqyrur Pllamen Oresharskin me xham zmadhues para një viti. Sepse sjellja e tij gjatë 421 ditëve në postin e kryeministrit do të ishte më e qartë. Por siç thotë shprehja: “më mirë vonë se kurrë”.
“Unë nuk jam politikan” – deklaroi z. Oresharski në fillim të vitit në një shou televiziv. Wikipedia ndoshta do të pajtohet me këtë dhe datës së zgjedhjes së tij kryeministër (29 maj 2013) do t’ia shtojë datën e dorëheqjes (24 korrik 2014). Mirëpo, Wikepedia nuk do të shënojë “i papërcaktuar” dhe “kukull”, por shumë bullgarë do ta mbajnë mend Oresharskin pikërisht me këto komente. Bullgarët po ashtu do të mbajnë mend datën e 14 qershorit 2013, kur një emërim jo transparent provokoi protestat e mijëra qytetarëve, të cilët kërkuan dorëheqjen e tij të menjëhershme.
Çfarë politikë bënte Oresharski? Të majta apo të djathta janë bindjet e tij politike? Përgjigjet janë të paqarta sot e kësaj dite. Por Oresharski është pjesë e jetës politike të Bullgarisë 12 vite të tëra. Gjatë vitit 2002 kryeministri në dorëheqje dhe i qeverisë sociale ishte zv.kryetar i të djathtit Bashkim të Forcave Demokratike, dhe pas kësaj zv.ministër i financave i ngritur sërish nga e djathta politike. Por pas një sërë takimesh të çuditshme me liderët e ekonomisë ilegale, Oresharski është hequr në mënyrë kështu të thuhet elegante. Dy vjet më vonë ai bëri kthesë politike në 180 gradë – Oresharski zuri postin e ministrit të financave gjatë qeverisjes së socialistit Stanishev. Dhe pa qenë anëtar i Partisë Socialiste Bullgare, jo-politikani pa librezë partiake u zgjodh deputet i listës së socialistëve. Dhe në fund – kryeministër në kabinetin e “ekspertëve”. Pozita të larta në dy kampe plotësisht të ndryshme politike – biografia e tij është për të pasur zili.
Ndoshta në biografinë e tij politike gjendet përgjigja e pyetjes “Pse pikërisht Pllamen Oresharski u zgjodh nga socialistët në krye të kabinetit të koalicionit me Lëvizjen për të Drejtat dhe Liritë, të qeverisur pa marrëveshje koalicioni?” Një politikan i tillë është i përshtatshëm të jetë kukull. Dhe këtë rol Oresharski e luajti pa gabim. Deri kur – nuk është e qartë. A është gati jo-politikani i radhës, do të shohim në të ardhme. Mirë do të ishte nëse përdorim xham zmadhues në mbikëqyrjen e kandidatëve para se të uzurpojnë pozita të larta.
Përktheu: Anna Kapitanova
Stërvitje e NATO-s në Ballkan pa pjesëmarrjen e Pentagonit, për shkak të qasjes së re të SHBA-së NATO po teston aftësinë e saj për t'u vendosur me shpejtësi në Evropën Lindore pa ndihmën e drejtpërdrejtë të SHBA-së, ndërsa Uashingtoni e ndryshon..
Deklaratat e fundit të kryeministrit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, në parlamentin në Shkup, se ai nuk sheh arsye për përfshirjen e bullgarëve në Kushtetutën e Maqedonisë së Veriut, shtrembërojnë realitetin dhe minojnë përpjekjet..
Turqia nderon viktimat e tërmeteve shkatërruese të vitit 2023 Turqia përkujtoi viktimat e tërmeteve të 6 shkurtit 2023, kur lëkundjet me magnitudë 7.7 në Turqinë Juglindore shkatërruan qytete të tëra, duke shkatërruar qindra mijëra jetë. Gati 54..
Në mesin e personaliteteve nga spektri politik në vendin tonë, besimin më të madh nga votuesit e gëzon presidenti Rumen Radev - 46,7%, i ndjekur..
Udhëheqësi i GERB-it, Bojko Borisov, u tha gazetarëve se ai mbështet qëndrimin e presidentit amerikan Donald Trump për paqen në Ukrainë, por..
Kalin Xhorxhesku mbetet favoriti për vendin e presidentit në Rumani Kalin Xhorxhesku, i cili fitoi raundin e parë të anuluar të zgjedhjeve..