Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Një pasdreke në Kopshtin e Qytetit të Sofjes

БНР Новини

Zhurma e shatërvanit është tipike në një prej vendeve më të vizituara dhe artistike në qendër të Sofjes. Bëhet fjalë për Kopshtin e Qytetit, i cili është më i njohur si Kopshti i Vogël para Teatrit Popullor. Gjatë ditëve të para verore parku nuk mbetet i zbrazët kurrë. Përveç se është vend takimesh, koncertesh dhe ekspozitash në të hapur, tregjesh dhe shfaqjesh të ndryshme kulturore, kopshti është një prej vendeve më të dashura të banorëve të kryeqytetit. Ai i tërheq sofjanasit me freskinë e shatërvanit, madhështinë e godinës së Teatrit Popullor “Ivan Vazov”, me shpirtin e Galerisë së Arteve Figurative të Sofjes dhe me statujat e bukura në hapësirën e parkut, të cilat janë pjesë e atmosferës së këndshme të këtij vendi.

Galeria e Arteve Figurative të SofjesKopshti i Qytetit është parku më i vjetër në Sofje. Ai ka ekzistuar që para Çlirimit nga Zgjedha Osmane në vitin 1878, kur dispononte një sipërfaqe te vogël. Të njëjtin vit – 1878, ai u zgjerua, kishte një kënd ujor, një pavijon për muzikantët dhe një sahat diellor. Kopshti i Qytetit ruan një pjesë të historisë së Sofjes së Vjetër dhe për çdo një godinë rreth tij mund të rrëfehet shumë. Galeria e Arteve Figurative e Sofjes ndodhet në godinën e ish kazinosë së qytetit dhe disponon një prej koleksioneve më të rëndësishme të artit bullgar. Kjo është dhe galeria e parë e përhershme në Bullgari.

Teatri Popullor “Ivan Vazov”Kopshti është një vend i preferuar nga njerëzit e çdo një moshe. E vizitojnë sofjanasit e brezit më të moshuar, të cilët mbajnë mend hollësi interesante për vendin.

Ja se çfarë na tregoi një sofjanase e moshuar: “Ka shumë humor në këtë kopsht, në të njëjtën kohë Teatri Popullor është përballë dhe prandaj po vij këtu me një kënaqësi të madhe. E vizitoj kopshtin që prej mjaftë vitesh dhe më kujtohet se në të kaluarën mu para Teatrit Popullor kishte një statujë shumë të bukur të një njeriu të vogël. Më vjen keq se ajo tashmë nuk është këtu, kjo ishte para mjaftë kohe.”

СнимкаTeatri Popullor u ndërtua në vitin 1907 në vendin e teatrit të vjetër “Themeli” sipas projektit të arkitektëve nga Vjena. Në vitin 1928 ishte dërguar teknikë skenike nga Gjermania, teknikë, të cilën kanë pasur vetëm teatrot më të mirë evropianë, teknikë kjo që funksionon edhe sot e kësaj dite. Gjatë inaugurimit të tij solemn më 3 janar 1907 një grup studentësh e fishkëllyen princin Ferdinand I dhe ai vendosi për ta mbyllur Universitetin e Sofjes për 6 muaj. Deri në vitin 1999 në Kopshtin e Qytetit ndodhej Mauzoleu i Georgi Dimitrovit, udhëheqësi i Partisë Komuniste Bullgare dhe sekretar i përgjithshëm i Kominternës, kryeministër i Bullgarisë. Pas shkatërrimit të mauzoleut atje hapet një pamje e mrekullueshme drejt Galerisë Kombëtare të Arteve.

СнимкаVizituesit e rregullt të Kopshtit të Qytetit janë shahistët dhe nënat me fëmijë, kurse lëndinat janë vendi i dashur i të rinjve, të cilët shtrihen, duke biseduar, i bien kitarës, apo dëgjojnë muzikantët në rrugë.

Dobri punon afër dhe e viziton shpeshherë kopshtin...“Shatërvani është shumë i bukur, iniciativa lidhur me panelet informative, ekspozitat gjithashtu janë shumë interesante. Vendi mirëmbahet i gjelbër dhe duket shumë i mirë.”

СнимкаAllbena e viziton kopshtin shpeshherë, sepse ky është një prej vendeve të saj më të dashura në Sofje. “Për mua ky është vendi, ku takohem me miqtë e mi. Më pëlqen, sepse jemi në qendër të qytetit, ka shumë njerëz, njeriu mund të shohë fytyra të njohura. Mund të ulesh në të hapur, pa dëgjuar zhurmën e veturave.”

Ja një grua, e cila thjeshtë pushon në qendër të qytetit:“Banoj afër dhe më pëlqen për të ardhur këtu. E vizitoj këtë vend shpesh, që të lexoj libra dhe të shkruaj tregime. Më pëlqen atmosfera, sepse ka shumë njerëz të buzëqeshur, dëgjoj të qeshurit e fëmijëve, vendi është i gjallëruar...”

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva

Fotografi: Hristina Taseva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Pse disa nga rrugët e Pragës mbajnë emrat e iluministëve bullgarë?

Iluminist - njeri që me veprimet, idetë ose krijimtarinë e tij zgjon shpirtin e popullit, ruan dhe përhap vetëdijen, kulturën dhe edukimin kombëtar. Në historinë bullgare, ky koncept lidhet më shpesh me periudhën e Rilindjes (shek. XVIII-XIX) dhe me..

botuar më 24-11-29 7.35.PD

A do të çojë në një sulm bërthamor vendimi i SHBA-ve për të lejuar Ukrainën të godasë objektiva brenda Rusisë me armë të tyre?

Në BE ka reagime të ndryshme në lidhje me vendimin e presidentit amerikan Joe Biden për të lejuar Ukrainën të godasë thellë brenda territorit rus me armët e furnizuara nga Shtetet e Bashkuara. Megjithatë, shumica janë në mbështetjen e tij. Ai erdhi pak..

botuar më 24-11-27 7.08.MD
Nënshkrimi i Traktatit të Paqes të Neuilly, 27 nëntor 1919

Elegjia për Krahinat Perëndimore tingëllon si një requiem

105 vjet më parë, më 27 nëntor 1919, në periferinë e Parisit, Neuilly-sur-Seine, u nënshkrua një traktat që i dha fund zyrtarisht pjesëmarrjes së Bullgarisë në Luftën e Parë Botërore (1914-1918). Historianët e përkufizojnë dokumentin si "katastrofa e radhës..

botuar më 24-11-27 7.05.PD