Nga Deti Barenc deri te Deti i Zi. Nga Kirkenesi në Norvegjinë Veriore deri te Rezovo në kufirin bullgaro-turk. 9000 kilomentra përmes 18 shteteve. Kjo është rruga, në të cilën dikur zgjatej Perdja e Hekurt, e cila pothuajse pesë dekada ndante Evropën Lindore nga ajo Perëndimore. Më 27 qershor para 25 vjetësh Perdja e Hekurt u hoq, kur ministrat e jashtëm të Austrisë dhe Hungarisë në mënyrë simbolike prenë telin me gjemba, i cili caktonte kufirin. Më 27 qershor të vitit 2014 dy gjermanë e nisën rrugën e Perdes së Hekurt, që të kujtojnë ndarjen e dikurshme të kontinentit. Ata zgjodhën biçikleta elektrike si mjet udhëtimi, që të hedhin një vështrim larg në të ardhmen drejt sfidave para Evropës së bashkuar.
Data është 27 korrik të vitit 2014, ora është 16.15. Joahim Franc dhe Kristijan Rot hidhen të notojnë në ujërat e kripura të Detit të Zi afër vendbanimit Rezovo. Fytyrat e tyretë parruara dhe të zeshkëta zbulojnë lodhjen fizike. Por buzëqeshjet flasin, se janë të kënaqur.
“Mungesë graviteti – kështu Kristijan Rot përshkruan ndjenjën e tij në ujërat e Detit të Zi pas këtij udhëtimi të gjatë. – Ishim të ngazëlluar, se arritëm të realizojmë idenë të kalojmë këto 9 000 kilometra. Dita ishte e mrekullueshme. Të lahesh në det pas ngasjes së lodhshme të biçikletës katër javë me radhë, ishte një kënaqësi e veçantë, një moment i lumturisë së vërtetë.”
Tri gradë dhe borë të lagët në startin e këtij marshimi me biçikleta në Norvegji. Temperatura verore në finalin në bregun e Detit të Zi. Dhe me gjithë lodhjen fytyrat e Joahimit dhe Kristijanit janë të buzëqeshura. “Është e pabesueshme, por ne në të vërtetë realizuam idenë tonë” – thotë Joahimi, i cili ka bërë shumë marshimeçiklistike në këndet më ekzotike të Tokës. Mirëpo kësaj here nuk ishte sfida fizike, që e provokoi dy udhëtarët të kalojnë këtë itinerar:
“Ideja, të udhëtojmë atje, ku kalonte Perdja e Hekurt na pushtoi – tregon Joahim Franc. – Kaluan 25 vjet, që kur bota ishte e ndarë, jo vetëm Gjermania dhe Evropa. Për fat të keq kjo ndarje akoma ekziston. Prandaj deshëm, që me marshimin tonë çiklistik të kujtojmë ngjarjet që ndodhën para 25 vjetëve. Liria e lëvizjes, të cilën evropianët e fituan, është një arritje e pabesueshme dhe e madhe. Para startit mendova, se në final do të krenohem nga arritja fizike. Mirëpo, tani jam krenar nga fakti, se jam evropian.”
Ideja evropiane është në thelbin e vendimit të të dy çiklistëve Joahim Franc dhe Kristijan Rot të nisin në rrugën e Perdes së Hekurt me biçikleta elektrike.
“Biçikletat elektrike janë pjesë e së përditshmes sonë. Kjo duhet të bëhet edhe me elektroautomobilat – thotë Kristijani. – Kjo temë është tepër aktuale në Evropë. Lëvizshmëria nuk duhet të jetë në dëme të ambientit rrethues dhe mjetet elektrike të lëvizjes janë në përputhje me këtë ide. Prandaj ato janë forca lëvizëse e së ardhmes.”
Hapi i parë, që të përqendrohet vëmendja mbi ndonjë temë të rëndësishme gjithnjë është më i vështirë. Mirëpo, Joahimi dhe Kristijani e bënë. Tani ata do të kenë një sërë takimesh me njerëz të rinj, të cilëve do t’u tregojnë për Luftën e Ftohtë dhe për ndarjen e dikurshme të Evropës.
“Ideja për Evropën e bashkuar ka rëndësi të madhe për ne. Por ne – evropianët duhet të kuptojmë, se kemi akoma rrugë për të kaluar – mendon Joahimi. – Me përgjegjësi më të madhe duhet të mendojmë për të ardhmen, për ambientin dhe në këtë kuptim elektromobilat janë tema qendrore. Dhe kështu si para 25 vjetëve ne evropianët arritëm të rimendojmë të ardhmen, tani duhet ta bëjmë këtë prapë në emër të natyrës.”
Më shumë fotografi nga udhëtimi i Joahimit dhe Kristijanit mund të shikoni këtu.
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Persona me aftësi të kufizuara mendore ndajnë këndvështrimin e tyre unik mbi trashëgiminë arkitekturore të Sofjes në ekspozitën fotografike "Histori arkitektonike nga Sofja e Vjetër". Ekspozita u rregullua në Hapësirën Kulturore të Kompleksit..
Më 31 tetor festojmë Ditën Ndërkombëtare të Detit të Zi. Qëllimi i saj është të tërheqë vëmendjen e shoqërisë për problemet e detit dhe mënyrat për ta mbrojtur atë, për të siguruar një të ardhme më të mirë për 16 milionë njerëz nga gjashtë vende që..
Rezultatet e referendumit për anëtarësimin e Moldavisë në BE, si një qëllim strategjik për t'u shkruar në kushtetutën e vendit, përforcuan pikëpamjen pro-evropiane të vendit, edhe pse me një dallim shumë të vogël nga euroskeptikët. Mirëpo, pritet..
Para zgjedhjeve presidenciale në SHBA, jo vetëm amerikanët janë të emocionuar. Edhe evropianët po presin me frymë të lodhur rezultatet – a do të..
Shpesh thuhet me ironi se njerëzit në Maqedoninë e Veriut marrin nënshtetësinë bullgare vetëm për qëllime egoiste. Prandaj, në regjistrimin e fundit..
Zoti i ka dhuruar njeriut cilësinë e madhe - të ëndërrojë, dhe ne ëndërronim që pikërisht këtu, në Muzeun Getty, të dëgjonim në bullgarisht për hapjen e një..