Si një vend me shumë male, në Bullgari në shumë rajone hasen mjedër të egra. Krahas kësaj ka edhe fusha me mjedra të kultivuara. Në të kaluarën jo aq të largët, mjedra ishte ndër kulturat kryesore eksportuese të vendit. Mirëpo, dështimi i bujqësisë bullgare pas rrëzimit të Murit të Berlinit e ktheu vendin nga eksprtuese e madhe e frutave dhe perimeve në një importues të 80 për qind prej tyre. Subvencionimet në kuadrin e Politikës së Përbashkët Evropiane, të cilat fermerët bullgarë filluan të marrin mezi pas vitit 2007 iu dhanë shtytje degëve si prodhimi i drithërave, por nuk arritën te prodhuesit e perimeve dhe frutave. Edhe ato kultura mbetën në listën e mallrave jo konkurruese, megjithë traditat e mira në kopshtarinë dhe shijen e mrekullueshme të perimeve dhe frutave.
Vallë, a mund të rimëkëmbet kopshtaria bullgare dhe nga ku mund të fillohet?
Në ndarjen e subvencionimeve evropiane për bujqësinë gjatë periudhës nga viti 2014 deri në vitin 2020 për herë të parë i kushtohet një vëmendje speciale rritjes së perimeve dhe frutave, dhe të blegtorisë. Për një absorbim më të mirë të subvencionimeve, Ministria e Bujqësisë dhe e Ushqimeve bëri një anketim për këtë cilat nga frutat mund të kenë rëndësi strategjike. “Mjedra” u radhit në vendin e dytë të këtij klasifikimi, tha për Radio Bullgarinë Bozhidar Petkov, kryetar i Asociacionit të Prodhuesve të Mjedrave në Bullgari dhe anëtar i Këshillit Drejtues të Organizatës Botërore të Mjedrës. Gjatë vitit 2018 pikërisht në Bullgari do të zhvillohet kongresi i saj botëror. Kjo edhe një herë vjen të dëshmojë për potencialin e madh të vendit në këtë treg.
Çfarë është situata në tregun e mjedrave në Evropë dhe në botë?
Në Evropë që prej vitesh prodhuesi kryesor i mjedrave është Serbia fqinje. Një konkurrente e saj është Polonia, e cila gjatë vitit 2013 doli në vendin e parë. Bullgaria është lojtari i tretë me vëllime më të vogla. Kopshtet e mjedrave tek ne zënë afro 1.3 mijë hektarë, gjë që përbën me afro 10 – 15 herë më pak sipërfaqe se sa në vendet konkurrente. Këtë e pranon zoti Petkov. Prodhimi vjetor i Bullgarisë lëvizet nga 6.5 deri në 8 mijë tona mjedra të shijshme. Mirëpo, Bullgaria mund të fitojë nga koniunktura e tregut botëror, i cili prej disa vitesh nevojitet për ato fruta të shijshme dhe delikate.
“Aktualisht Bullgaria ka një përparësi para Serbisë, sepse në këtë vend fqinj pothuajse 80 për qind prej kopshteve me mjedra përbëjnë sipërfaqe të pa ujitura. Thatësira e fundit e madhe dhe vapa gjatë viteve 2012 – 2013 u bënë shkak për uljen e rendimenteve mesatare. Kështu Serbia u sos rezervat bufer të mjedrave në frigoriferët dhe tani tregjet evropiane ndjejnë një deficit serioz. Ndërsa çmimet u rritën shumë. Në tregjet botërore të mjedrave balancuesi kryesor është Kili, i cili kompenson pamjaftueshmërinë periodike të mjedrave si në Amerikë, ashtu edhe në Evropë. Mirëpo, gjatë dy viteve të fundit edhe në këtë vend ka probleme serioze me rendimentet. Në këtë koniunkturë Bullgaria ka mundësi të jashtëzakonshme të zërë një pozitë më të mirë ndër treshen e prodhuesve të mjedrave në Evropë – Polonia, Serbia, Bullgaria. Në rajonin e vendbanimeve Loznica, Popovo, Veliki Presllav pothuajse të gjitha sipërfaqet me mjedra janë të ujitura dhe për këtë arsye atje mund të formohet një qendër e re e prodhimit të mjedrave. Klima dhe toka e pasur me humus atje janë shumë të mira. Krahas kësaj ekzistenca e sistemeve të ujitjes janë premisa të mira për zhvillimin e prodhimit të mjedrave.”
Sipas zotit Bozhidar Petkov, duke marrë parasysh ndryshimet klimatike, e ardhmja e të kopshteve me mjedra është në vaditjen e tyre. Çmimet e mira të mjedrave dy vitet e fundit nxisin shumë fermerë të përqendrohen mbi rritjen e kësaj frute të njomë dhe kapriçioz. Mirëpo, ato hasin sfida serioze si për shembull mungesa e krahut të punës sezonale për mbledhjen e rendimenteve.
“Në rajonet e ndryshme ka sipërfaqe të mëdha me nga 10 – 30 hektarë, të cilat mund të mbillen me mjedra. Por mungesa e krahut të mjaftueshëm të punës është faktori kryesor, shpjegon fermeri. – Të rinjtë, që dëshirojnë të punojnë shkojnë të mbledhin fruta jashtë shtetit kundrejt një pagimi më të mirë. Pensionistët nuk mund të bëjnë këtë punë. Shumë prej të papunëve nuk dëshirojnë të merren me këtë, që të mos humbin asistencat, kundrejt pune dy-tre mujore, me gjithë edhe rrogat e mira. Ata, të cilët vendosin të mbledhin mjedra, refuzojnë të nënshkruajnë kontrata, gjë që përbën një rrezik për fermerët. Problemi është i vjetër, por tani për tani autoritetet nuk kanë gjetur zgjidhje.”
Nuk do të jetë mirë, në se do të jemi të detyruar të kërkojmë krah të punës jashtë shtetit. Në fakt mjedrat u sigurojnë punë sezonale 45 mijë vetave, fakt ky i cili duhet të merret parasysh.
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Iluministët janë individët për të cilët ndjejmë jo vetëm mirënjohje dhe admirim, por edhe i perceptojmë si disa nga figurat më domethënëse të historisë sonë, sepse na zgjojnë ndjenjën e bashkimit kombëtar. Megjithatë, çfarë fshihet pas konceptit të..
Persona me aftësi të kufizuara mendore ndajnë këndvështrimin e tyre unik mbi trashëgiminë arkitekturore të Sofjes në ekspozitën fotografike "Histori arkitektonike nga Sofja e Vjetër". Ekspozita u rregullua në Hapësirën Kulturore të Kompleksit..
Më 31 tetor festojmë Ditën Ndërkombëtare të Detit të Zi. Qëllimi i saj është të tërheqë vëmendjen e shoqërisë për problemet e detit dhe mënyrat për ta mbrojtur atë, për të siguruar një të ardhme më të mirë për 16 milionë njerëz nga gjashtë vende që..
Shpesh thuhet me ironi se njerëzit në Maqedoninë e Veriut marrin nënshtetësinë bullgare vetëm për qëllime egoiste. Prandaj, në regjistrimin e fundit..
Para zgjedhjeve presidenciale në SHBA, jo vetëm amerikanët janë të emocionuar. Edhe evropianët po presin me frymë të lodhur rezultatet – a do të..
Organizata për mbrojtjen e natyrës WWF - Bullgaria nis fushatën "Abonohu për natyrën". Zhdukja e kafshëve të egra është një film me seri në të cilin ne..