Dëshpërim, zemërim, pikëllim – kështu shkurtimisht mund të përgjithësohen emocionet ndër viktimat e stuhisë së paparë deri tani të ujit, e cila përmbyti qytetin Bajlla Sllatina në Bullgarinë Veriperëndimore. Në ditën 1 gusht stuhia e ujit e befasoi qytetin dhe për më pak se gjysmë ore sikur gëlltiti rrugë, shtëpi, dyqane... U ndërpre rryma elektrike, ndërsa lumi Skët u tërbua. Rrjedha zakonisht e qetë e lumit Danub nga një çast u transformua dhe fillojë të vërsulet nëpër rrugët e qytetit duke shkaktuar dëme të pariparueshme
Gjatë natës, e cila e paraprinte përmbytjen, mbi qytetin Bjalla Sllatina u derdhën 86 litra shira në kilometër kaltëror. Kjo është 1.5 herë më shumë se sa sasitë e zakonshme të shirave për muajin korrik. Mirëpo, asnjeri nuk pritej, që shiu i rrëmbyer, që zuri nga qielli do të shkaktonte dëme të tilla të mëdha. Dallga e vrullshme depërtoj papritmas në qytet. Vende-vende uji arriti deri në 1 metër e 80 centimetra, duke përmbytur stacionin e autobusëve, rrugët, urën mbi lumin, bodrumet, katet përdhese duke gëlltitur si një centrifugë orenditë e shtëpive, veturat. Gjatë këtij apokalipsi ujor secili shpëtohej si kishte mundësi. Disa dolën shpejtë e shpejtë nga dritaret e automobilave, të tjerë u ngjitën në çatitë e shtëpive duke pritur ndihmë, të tretë u futën në ujërat e turbullte të lumit Skët dhe me not mezi arritën deri te bregu.
“Vala më goditi nga shpina duke shkarkuar mallrat dhe më tërhoqi dy metra anash” – rrëfente shitësja e dyqanit vendas, e cila dukej shumë e trembur. Deri në fund të ditës së premte rreth 250 veta u evakuuan me sukses në saj ekskavatorëve, varkave dhe makinave të tjera. Shtëpitë dhe pasuria e tyre u përmbytën. Rrugët e qytetit ishin plot e përplot ujë si në dhjetëra vendbanime të tjera në Bullgarinë Veriperëndimore, dhe Bjalla Sllatina u izolua nga bota. Deri në pasditen e ardhshme niveli i ujit nuk u pakësua as me një centimetër dhe situata i ngjante një filmi holiduvian. Në qytet u përhapën thashethemet se pritet një valë e re uji.
“Në rajonin e përmbytur tashmë ka kriminelë, të cilët i vjedhin shtëpitë tona. Kush do ta shpëtojë pronën tonë?” – thotë një grua me një fëmijë të vogël. “Aktualisht jemi duke shpëtuar njerëzit dhe prona juaj do të na presë pak” – i përgjigjet një nëpunës i rendit publik. Mirëpo njerëzit mezi përmbahen, duke i akuzuar autoritetet vendore për mungesë veprimesh dhe kompetence.
Askush nuk e dinte se si ka ardhur kjo stuhi ujore. “I hapin liqenet artificiale dhe nuk na paralajmërojnë” – indinjohen njerëzit. Disa të tjerë, pa humbur kohë, i ndihmonin nevojtarët. Pronarët e ekskavatorëve dhe të xhipave gjithashtu u përfshinë në aksionet shpëtimtare. Dhe derisa nëpunësit e Mbrojtjes Civile lundronin nëpër rrugët e përmbytura me varkat shpëtimtare, njerëzit kaluan pothuaj njëzetekatër orë në çati, duke pritur shpëtimtarët e tyre. Bjalla Sllatina mbeti e shkëputur nga bota edhe ditën e djeshme. “Çfarë duhet të thotë popullsia e qytetit të Mizisë, e cila është vetëm rreth 30 kilometra larg këtij vendbanimi. Atje uji ka asgjësuar një të tretën e qytetit!
Nga sot rrugët të cilat çojnë në Bjalla Sllatina janë të arritshme dhe niveli i ujit është pakësuar. Korrenti dhe uji i pijshëm janë të disponueshëm. Vendasit shpresojnë se kurrë më nuk do të ndodhë fatkeqësi e tillë në rajonin më të varfër të BE-së. Tani vendasit presin solidaritet dhe ndihmë nga institucionet evropiane, sepse parashikimi i motit thotë edhe reshje të tjera shiu.
Përgatiti në shqip: Redaksia Shqipe
Fotografi: Veneta Nikollova
Shpesh thuhet me ironi se njerëzit në Maqedoninë e Veriut marrin nënshtetësinë bullgare vetëm për qëllime egoiste. Prandaj, në regjistrimin e fundit zyrtar në shtetin fqinj u regjistruan vetëm 3504. Demografi Doc. Spas Tashev është i bindur se ky nuk..
Para zgjedhjeve presidenciale në SHBA, jo vetëm amerikanët janë të emocionuar. Edhe evropianët po presin me frymë të lodhur rezultatet – a do të sillte vërtet një fitore për Kamala Harris zhvillimi i një politike të qëndrueshme, a është Europa gati..
Zoti i ka dhuruar njeriut cilësinë e madhe - të ëndërrojë, dhe ne ëndërronim që pikërisht këtu, në Muzeun Getty, të dëgjonim në bullgarisht për hapjen e një ekspozite të jashtëzakonshme, një ekspozitë kushtuar një populli të lashtë, një ekspozitë që flet..
Instituti për Shkenca Kompjuterike, Inteligjencë Artificiale dhe Teknologji (INSAIT) pranë Universitetit të Sofjes “Shën Kliment Ohridski" vuri në..
Uzurpimi i trashëgimisë kulturore dhe historike ka qenë dhe vazhdon të jetë një nga pasojat e shumta të pashmangshme të çdo konflikti ushtarak si në..