Festivali Ndërkombëtar i Xhazit në Bansko përsëri mbledh muzikantë të shquar nga kontinente të ndryshme. Në pritje të ngjarjes më të madhe muzikore gjatë verës në Bullgari ju sjellim informacione rreth programit, ku përfshihen më se 20 koncerte dhe aktivitete të tjera interesante.
Në gjashtë mbrëmjet muzikore (nga data 8 deri më 13 gusht) do të marrin pjesë muzikantë nga pesëmbëdhjetë vende të huaja. Ndër to janë ShBA-ja, Brazili, Franca, Gjermania, Izraeli, Austria. Më 11 gusht në Bansko do të interpretojë grupi i mirënjohur britanik “Jive Aces”. Edhe më parë ky grup i është ngjitur skenës së Festivalit të Xhazit në Bansko. Për herë të dytë do të interpretojë mbretëresha e saksofonit Candy Dulfer (më 13 gusht). Ndër muzikantët më të shquar është violinistja dhe këngëtarja braziliane Tania Maria (12 gusht), e cila është legjendë e vërtetë e xhazit bashkëkohor. Skenës do t’i ngjiten këngëtaret China Moses (9 gusht), Iyeoka(më 11 gusht), Rossella Graziani & Dolce Vita (më 10 gusht), si dhe Hubert Tabs (më 13 gusht) – ish vokalisti i grupit të mirënjohur “Tower of Power” dhe Vasil Petrov nga Big Bendi i Bllagoevgradit (më 9 gusht).
Për herë të pare në kuadër të Festivalit Ndërkombëtar të Xhazit do të organizohet konkursi për muzikantët e rinj të këtij lloj muzike. Pasi të selektohen nga juria, më të mirët do të kenë mundësinë të këndojnë në skenë të madhe. Muzikantët më të talentuar do t’i ngjiten skenës së bashku me Stefka Onikjanin (më 10 gusht) , e cila është vokaliste dhe pedagoge në Akademinë Kombëtare të Muzikës.
Festivali do të çelet me programin e posaçëm të Kamelia Todorovës dhe "Brass Association"-it (8 gusht). Atëherë do të prezantohet dhe grupi bullgar “Magnetik” dhe këngëtarja e re amerikane JeSante. Do të shënohet dhe përvjetori i 50-të i themelimit të orkestrës “Sofja” – me koncerte të disa prej muzikantëve, të cilët kanë interpretuar në këtë formacion. Mysafirja e posaçme është Jordanka Hristova. Përveç muzikës do të xhirohet dhe filmi “Orkestra e Sofjes” i regjisorit Rosen Elezov. Po ashtu janë parashikuara ekspozita, leksione, koncerte dhe shumë të tjera.
Përgatiti në shqip: Anna Kapitanova
Grupi “Ostava” e hap vitin me një këngë të re dhe një turne mini klub. “Fajtori” – siç titullohet kënga e re, hap rrugën drejt një albumi të ri. Albumi pritet të jetë gati në fund të pranverës. Si gjithmonë, muzikantët nga “Ostava” nuk mund të jenë..
Më 16 shkurt, një nga kantautorët më të dashur bashkëkohor – Stefan Diomov – mbush 80 vjeç. Shpirti i tij djaloshar u ka dhënë jetë dhjetëra hiteve të këngëtarëve dhe grupeve tona më të njohura, por kompozitori krijon edhe muzikë për dokumentarë, shfaqje..
Kënga "Dashuria dhe vera" u interpretua nga ylli i muzikës pop bullgare Jordanka Hristova në vitin 2023, disa ditë para 14 shkurtit. Si data, ashtu edhe kënga bashkojnë dy festa - të verës dhe të dashurisë: “ Çfarë është vera pa dashuri? Çfarë është..