											Historia e sportit bullgar është e pasur. Për këtë dëshmojnë dhjetëra pajisjet sportive dhe çmimet e fituara nga sportistët e shquar bullgarë. Të gjitha këto sende u grumbulluan në Muzeun e Sportit në Sofje. Ai u krijua gjatë viteve 60 të shekullit të kaluar. Kujdestarja në muze që prej shumë vitesh është Katja Ivanova. Ajo përpiqet të tregojë disiplinat tradicionale të sportit, në të cilat Bullgaria ka suksese në kampionatet e mëdha. Janë paraqitur sende, të lidhura me gjimnastikën, çiklizmin, basketbollin, volejbollin. I është kushtuar një vend të posaçëm kontributit të madh të alpinizmit bullgar në plan botëror. Nga lojërat kolektive më mirë është paraqitur futbolli, si dhe boksi dhe mundja.

“Sporti fitoi popullaritet që në vitin 1894, kur me ftesë të ministrit të atëhershëm të iluminizmit popullor Georgi Zhivkov në Bullgari mbërritën 10 mësues zviceranë të gjimnastikës, të cilët u shpërndanë në gjimnazet e mëdha pedagogjike të vendit. Atëherë ministri bëri një xhiro nëpër disa vende evropiane, që të zgjedhë sistemin më të përshtatshëm për shkollën bullgare. Bën përshtypje se kjo ndodhi pak pas çlirimit të Bullgarisë nga zgjedha turke. Këta “apostuj të sportit bullgar” vunë fillimin e praktikimit modern të disa llojeve të sportit, si dhe të edukimit fizik në shkollën bullgare. Në Bullgari ata gjetën kushte shumë të përshtatshme. Një pjesë e madhe e inteligjencës bullgare dhe oficerët ishin angazhuar me veprimtari të ndryshme sportive. Ushtarakët morën pjesë në themelimin e klubeve të para sportive, të cilat u krijuan në Bullgari. Sporti ynë kishte pamje evropiane, megjithëse vendi ishte një prej më të varfërve në atë kohë. Sivjet mbushen 120 vjet nga mbërritja në vend e mësuesve zviceranë, të cilët lënë gjurmën e tyre në historinë tonë sportive. Do të përmendim Sharl Shampo, i cili e paraqiti Bullgarinë në lojërat e para moderne olimpike në vitin 1896. Ai na paraqiti në garat e gjimnastikës me tri vegla, duke e regjistruar në këtë mënyrë Bullgarinë ndër 14 shtetet themeluese të olimpizmit modern.”

Dihet se fondet e muzeve plotësohen ngadalë, kryesisht nëpërmjet dhuratave. Dhuruesit e Muzeut të Sportit janë kryesisht fondacionet sportive.
 “Vendi kryesor është i Federatës  Bullgare të Mundjes, sepse mundja është një sport i zhvilluar shumë mirë në  Bullgari. Mundësit bullgarë kanë fituar dhjetëra medalje botërore dhe evropiane  dhe disa tituj olimpikë. Zakonisht mundësit ua dhurojnë Muzeut kupave të tyre.  Një dhuratë të madhe bëri Federata Bullgare e Volejbollit. Kemi treguar trofetë  e garave të hipizmit të gjeneralit Vlladimir Stojçev dhe të gjeneralit Krum  Lekarski. Ata morën pjesë në Lojërat Olimpike në vitin 1924 në Paris dhe në  vitin 1928 në Amsterdam. Kupat e fituara prej tyre janë shumë të bukura dhe  mbajnë me vete shpirtin e epokës. Njëri prej sukseseve të mëdha të Bullgarisë  në fushën e sportit bullgar është klasifikimi i Bullgarisë në vendin e katërtë  në Kampionatin Botëror të Futbollit në SHBA në vitin 1994. Tani për tani askush  prej futbollistëve tanë nuk do që të ndahet me medaljen e fituar atëherë dhe  kjo është e kuptueshme. Kemi shumë fotografi me golin e Emill Kostadinovit në  stadiumin “Par de Prens” dhe me golin e Jordan Leçkovit kundër kampionit të  atëhershëm botëror dhe kampion i tanishëm – Gjermania. Nëpërmjet fotografive  vizituesit zhyten në atmosferën e asaj vere të madhe, kur Bullgaria arriti  vendin e katërt, kurse fitoret e futbollistëve tanë u sollën shumë gëzim të  gjithë bullgarëve. Pasi e vizitoni muzeun do të shihni nëpërmjet sendeve,  pajisjeve dhe çmimeve të ndryshme sportive se si ka ndryshuar sporti në vazhdim  të viteve. Këtu ka kopje të biçikletës së parë të përdorur në Bullgari. Ajo  është nga viti 1880 dhe është bërë nga Geno Arabaxhiu – një mjeshtër-amator nga  qyteti Nova Zagora. Vizituesit tanë e shikojnë me një kureshtje të madhe, sepse  nuk mund të përfytyrojnë se biçikleta nga përpara 130 vitesh ka qenë kaq e  ndryshme nga ato të sotme.

Një send tjetër i bërë me dorë është shtanga prej guri nga vitet 20 të shekullit të XX-të. Ajo është bërë nga sportistët e shoqërisë “Junak” (“Trimi”) në Karllovo. Këtu rreth çdo një eksponati ka një histori interesante. Prandaj gjithmonë jam gati të tregoj diçka interesante. Ky është i vetmi muze i sportit në Bullgari. Ai është një nga 100 objektet turistike të Bullgarisë. Këtu vijnë fëmijët me prindërit e tyre dhe i shikojnë vitrinat me interes të madh. Shumë shpesh na pyesin për kupën e fituar nga tenisti ynë Grigor Dimitrov te adoleshentët në turneun “Wimbledon”. Shpresojmë që ajo të paraqitet së shpejti në muze, edhe pse përkohshëm, por sipas përshtypjeve të mia të deritanishme, derisa të garojnë sportistët ruajnë te vetvetja të gjitha çmimet e fituara.”
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Foto: Gergana MançevaJulijana Janeva fitoi medalje argjendi në kategorinë 68 kg në Kampionatin Botëror të Mundjes për Femra në Kroaci. Në finalen në Zagreb, ajo humbi 2:4 ndaj japonezes Ami Ishi. Ky është dallimi i parë për mundësen kombëtare në kampionat. Atletët..
Federata Ndërkombëtare e Volejbollit (FIVB) shpalli programin e ndeshjeve eliminatore të ardhshme në Kampionatin Botëror që po zhvillohet në Filipine. Në kuadër të tyre, ekipi kombëtar i Bullgarisë do të përballet me Portugalinë. Ndeshja do të..
Kombëtarja e volejbollit të Bullgarisë siguroi vendin e parë në grupin E të Kampionatit Botëror që po zhvillohet në Filipine, pasi fitoi edhe ndeshjen e tretë të fazës së grupeve. Në Manilë, bullgarët të drejtuar nga trajneri italian Gianlorenzo..
 Pjesërisht me re
								Pjesërisht me re Pjesërisht me re
								Pjesërisht me re Pjesërisht me re
								Pjesërisht me re Pjesërisht me re
								Pjesërisht me re Pjesërisht me re
								Pjesërisht me re Pjesërisht me re
								Pjesërisht me re Pjesërisht me re
								Pjesërisht me re Pjesërisht me re
								Pjesërisht me re Pjesërisht me re
								Pjesërisht me re Pjesërisht me re
								Pjesërisht me re Pjesërisht me re
								Pjesërisht me re Pjesërisht me re
								Pjesërisht me re Pjesërisht me re
								Pjesërisht me re Pjesërisht me re
								Pjesërisht me re Pjesërisht me re
								Pjesërisht me re Pjesërisht me re
								Pjesërisht me re Pjesërisht me re
								Pjesërisht me re Pjesërisht me re
								Pjesërisht me re Pjesërisht me re
								Pjesërisht me re Pjesërisht me re
								Pjesërisht me re Mot i kthjellët
								Mot i kthjellët Pjesërisht me re
								Pjesërisht me re Pjesërisht me re
								Pjesërisht me re Pjesërisht me re
								Pjesërisht me re Pjesërisht me re
								Pjesërisht me re Pjesërisht me re
								Pjesërisht me re Pjesërisht me re
								Pjesërisht me re