Viti 1945 filloi me vdekje. Më 1 shkurt u dënuan me vdekje pa të drejtën e apelimit të dënimit 3 regjentë, 8 këshilltarë të mbretit, 22 ministra, 67 deputetë nga Legjislatura e 24-të e Kuvendit Popullor, 47 gjeneralë dhe oficerë të lartë. Dënimet u zbatuan të njëjtën natë. Njerëzit u çuan me kamionë deri te një vrimë e shkaktuar nga një bombë e hedhur në rajonin e Varrezave të Sofjes dhe u vranë njëri pas tjetrit. Prof. Aleksandër Stanishev – një mjek me famë botore, drejtoi lutje për të konstatuar vdekjen e të vrarëve, që të mos varrosen të plagosurit. E vranë, duke gjunjëzuar mbi të plagosurin e fundit. Kufomat u mbuluan me hi, pas kësaj sipër u bë kapicë plehu. Nuk ka protokoll të ekzekutimit. Të dënuarit nuk kanë pasur mundësinë për të përqafuar për herë të fundit prindërit, fëmijët dhe bashkëshortet, kurse të afërmit madje nuk patën të drejtën për të vajtuar dhe të varrosur të vdekurit. Në vitin 1945 Gjykata Popullore shpalli 135 procese me 11 122 të paditur. U lejua të flitet për këtë që pas rrëzimit të totalitarizmit në vitin 1945.
Ja dhe komenti i shkrimtarit dhe gazetarit Stefan Gruev për këto ngjarje, që intervistë është ruajtur në Fondin e Artë të Radios Kombëtare Bullgare: “Po të bëjmë një krahasim me Procesin e Nürnberg“-ut, kur shpërtheu tërë planeti, kishte 12 veta të dënuara me vdekje. Kurse te ne kjo ishte vetëm përbërja e parë e gjyqit të parë. Ishte një vrasje e madhe, histerike dhe sadiste, ishte asgjësuar një klasë e tërësishme. Ishte menduar shumë mirë, që të asgjësohet çdo një mundësi e rrezikimit të pushtetit të ri. Kjo u bë për shkaqe më të ndryshme dhe ishte udhëhequr nga Moska. Më dhemb se gjatë viteve të para ngushëlloheshim se kjo nuk ishte punë bullgare, por punë sovjetike, e Stalinit, por le të jemi të sinqertë, zbatuesit ishin sadistë, servilë, ishin nëpunës të paguar – shtetas sovjetikë, por me origjinë bullgare.”
U caktua paraprakisht përqindja e të dënuarve, sipas urdhrit të Moskës. Në vigjilje të mbledhjes së Gjykatës Popullore Vëllko Çervenkov (anëtar i udhëheqjes së Partisë Komuniste) raportoi para Georgi Dimitrovit (ish udhëheqësi i Kominternës dhe deputet në Parlamentin Sovjetik) me një telegram, të shkruar në rusisht: “Dënimi do të zbatohet ditën e enjte, më 1 shkurt. Përbërja e deputetëve ofron që të dënohen me vdekje deri më 70 për qind!” Nga telegrami i fundit dërguar Dimitrovit bëhet e qartë se veprimi i kobshëm, i quajtur “Gjykatë Popullore”, ka qëllim “legalizimin” e vrasjeve të bëra pas 9 shtatorit, vrasje të kryera pa dënime dhe gjykatë. Ende nuk dihet numri i tyre i saktë, por bëhet fjalë për jo më pak se 30 000 veta, të vrarë pa dënime. “Ndër armiqtë më të mëdhenj” ka gazetarë dhe shkrimtarë, si Jordan Badev, Nenço Iliev, Danaill Krapçev dhe Rajko Aleksiev. Krapçev ishte rrahur me gurë në Gorna Xumaja. Aleksiev u vra në Drejtorinë e Milicisë në Sofje.
Në fillim të vitit 1945 Pallati i Gjykatës ishte i ngushtë për të gjithë të dënuarit dhe prandaj proceset e tyre zhvilloheshin në Universitetin e Sofjes. Deri në prill ishin dënuar me vdekje 2 730 veta. U vranë më shumë gjeneralë dhe oficerë të lartë, sesa ishin vrarë në të gjitha luftërat, që ka pasur Bullgaria pas Çlirimit nga zgjedha turke në vitin 1878. Ja një pjesë e aktakuzës, së shpallur nga Stefan Manov:
“Në vigjilje të 9 shtatorit të këtij viti për herë të tretë me radhë në historinë e saj të shkurtër pas Çlirimit, Bullgaria u gjend në pragun e një katastrofe të tmerrshme. Sot nuk ka dyshim se në qoftë se populli bullgar nuk kishte gjetur mjaftë forca në vetvete, që të rrëzojë pushtetin fashist dhe të krijojë më 9 shtator qeveri më vete – qeverinë e Frontit, vendi ynë mund të humbte krejtësisht pavarësinë e vet dhe të asgjësohej nga harta e shteteve të lira dhe të pavarura. Në qoftë se e kthejmë shikimin prapa, në historinë tonë më të re, do të shohim në të gjitha katastrofat kombëtare, gishtin e imperializmit gjerman. Armë e politikës gjermane në Ballkan ishin Ferdinand dhe dinastia e tij, klika tradhtare shoviniste e Bullgarisë së Madhe.”
Në vitin 1996 Gjykata Supreme e Republikës së Bullgarisë refuzoi një pjesë të dënimeve të Gjykatës Popullore me motivin: “mungesë provash”. Që nga viti 2011, 1 shkurti shënohet si Ditë Nderi ndaj viktimave të regjimit komunist.
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Vera e vitit 1994 mbahet mend me Kampionatin Botëror të Futbollit në SHBA-në. Bullgaria merrte pjesë herën e gjashtë në finale botërore. Dhe kjo pasi 9 muaj para kësaj më 17 nëntor të vitit 1993 në stadiumin e Parisit “Park de Prens” vendosej kush,..
Pas rrëzimit të kabinetit të kryeministrit Filip Dimitrov, qeveria e mëpasshme e Bullgarisë mbeti në pushtet dy vjet. Më 30 dhjetor të vitit 1992 këshilltari i çështjeve ekonomike të presidentit Zhelju Zhelev – profesor Ljuben Berov, qëndroi në krye të..
“Detyra jonë është që ta bëjmë Bullgarinë një shtet normal, jo një shtet të përkryer. Për njeriun është diçka natyrore që të jetojë në një botë, në të cilën shteti nuk i kap atë për qafë, nuk përcakton punën e tij, nuk paracakton botëkuptimin e tij dhe..