Pasi shumë të huaj prej kohe vlerësuan veçoritë pozitive të fshatit bullgar dhe blenë pronë të patundshme pikërisht aty, jo në qytetet e mëdha, ne bullgarët sikur zbuluam çfarë pasuri disponojmë dhe filluam të bëjmë prova ta ruajmë. Mirëpo, përpjekjet për mbrojtjen e këtij thesari të autentitetit bullgar dhe traditave të lashta nuk i bënë shteti, por entuziastë të zakonshëm. Shpesh herë ata janë njerëz të rinj, që kanë vendosur të ikin nga qyteti dhe të rivendosin lidhjet e tyre me natyrën. Lindën edhe ide jo standarde. Njëra prej tyre është që në fshatrat e shpopulluara të vendosen për banim IT specialistë. Një interes i madh i gëzon iniciativës “Më prano në fshat”, autore e së cilës është Veronika Josifova nga qyteti Gabrovo. Ideja e saj është që njerëz të moshuar për disa ditë të pranojnë në shtëpitë e tyre të rinj nga qyteti. Qëllimi është, që në këtë mënyrë brezat e ndryshëm të afrohen dhe të vendosin lidhje, kështu që të transmetohen traditat, zakonet dhe vlerat bullgare. Kjo ide i erdhi asaj në vitin 2013 gjatë Konkursit Kombëtar për ese me temë “Idetë e mia për Bullgarinë”. Në sajë të përkrahjes së bashkisë së qytetit Gabrvo kjo ide filloi të realizohet që vjet. Të parët, që hyrën në këtë aventurë ishin gjyshet dhe gjyshat e fshatit Novakovci. Nuk munguan edhe entuziastë të rinj të cilët deshën të provojnë në vend këtë ide. Dhe në se vjet të rinjtë ishin nja dhjetë veta, sivjet ata janë më se 70. Mirëpo, mezi 30 prej tyre do të kenë shansin të kalojnë pesë ditë në fshat në fund të gushtit dhe në fillim të shtatorit. Kërkesa është, që të rinjtë të jenë në moshë nga 15 deri në 29 vjeç. Krahas kësaj ata duhet të jenë të motivuar ta bëjnë këtë.
“Të rinjtë shfaqin interes ndaj jetës në fshat – tregon autorja e idesë Veronika Josifova. – Kemi dëshirë të zbulojmë të gjitha sekretet e jetës fshatare. Ne interesohemi për këtë si rritin frutat dhe perimet, çfarë kujdese tregohen ndaj kafshëve. Tepër tërheqëse janë historitë e të moshuarve për rininë e tyre, kur jeta ishte krejt e ndryshme. Në fakt e gjithë kjo përbën interes për të rinjtë, sepse ne nuk dimë pothuajse asgjë për këtë jetë. Ka të rinj, të cilët nuk kanë fshatra, ku të shkojnë gjatë pushimeve verore. Vetëm nga tregimet e prindërve ose të afërmve, ata mund të zbulojnë mrekullinë e jetës fshatare.”
Gjatë këtij viti po shtohet edhe numri i fshatrave, që përfshihen në iniciativë. Përveç fshatit Novakovci, mikpritës do të jenë edhe fshatrat Stoevci dhe Bogatovo. Kohët e fundit ata u bënë pjesë e rrjetit të krijuar të fshatrave, që shfaqin dëshirë të pranojnë të rinj. Projekti realizohet nëpërmjet programit “Kulturë” të Bashkisë Gabrovo. Para kohe ai u dallua me diplomën e çmimeve vjetore “Prokultura 2014” të Asociacionit Bullgar të Punëdhënësve në Fushën e Kulturës. Gjyshe dhe gjysha nga fshatrat Zaja dhe Bajkall gjithashtu do të pranojnë të rinj në shtëpitë e tyre.
“Çdo fshat do t’u tregojë “nipave” të birësuar, si të thuash, veçoritë karakteristike të krahinës – tregon Veronika. – Ata që do të vendosen në fshatin danubian Bajkall, do të mësojnë të thurin rrjete dhe do të peshkojnë në lumin Danub. Ata do të shijojnë kuzhinën tradicionale vendore dhe do të mësojnë të gatuajnë kaçamak dhe peshk. Njerëzit nga fshati Zaja njihen, me rritjen e lepujve. Prandaj të rinjtë vullnetarë që do të shkojnë atje do të jenë në moshë më të ulët. Ndoshta do të ketë edhe punime të tjera, por banorët vendas tani për tani i mbajnë në sekret.”
Të rinjtë vullnetarë do të arrijnë të zbulojnë pasurinë e madhe folklorike, do të mësojnë këngë dhe valle popullore, do të përfshihen në rikrijimin e traditave dhe zakoneve të ndryshme të jetës fshatare. Një interes të madh vjet provokoi trashëgimia kulinare.
“Gjyshet zbuluan sekretet e tyre në përgatitjen e gjellëve të ndryshme – kujton Veronika. – Një nga momentet më komike ishte kur bëjmë provë të mjelim dhitë. Ky ishte një përjetim i ri për të rinjtë. Mësuam të premë misërinë, të lërojmë dhe të plehërojmë kopshtin, të vaditim dhe të mbjellim. Në përgjithësi kryem të gjitha punimet fshatare. Ideja ishte të grumbullojmë dije për jetën fshatare. Deshëm gjithashtu t’u ndihmojmë pleqve në punimet e tyre jo të lehta. Mendoj, se i ishim të dobishëm njeri tjetrit. Ishte shumë mirë që patëm mundësi të shkëmbejmë idetë dhe vlerat e brezave të ndryshme. Thënë sinqerisht brezi i më të moshuarve nuk u qëndron aq larg brezave të sotëm siç mendojnë shumica e njerëzve.”
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Fotografi: arkiv personal
Lidhur me miratimin të mërkurën e kaluar të përbërjes së re të Komisionit Evropian, i cili zyrtarisht mori detyrën para disa ditësh, iu kushtua më pak vëmendje një ngjarjeje tjetër të rëndësishme të së njëjtës ditë - miratimit të buxhetit të Bashkimit..
Ekipi i shkollës së mesme të dytë angleze në Sofje “Thomas Xhefersën” fitoi Konkursin e Gjashtë Evropian të Drejtësisë për nxënës, i cili u mbajt në Rumani, njoftoi Ministria e Arsimit. Në konkurs, nxënësit bëjnë një simulim të procesit gjyqësor mbi..
Qendra Kombëtare për Kërkime Polare dhe Instituti Bullgar i Antarktidës organizojnë një takim ndërkombëtar me rastin e Ditës së Antarktidës. Më 3 dhjetor shënohen 65 vjet nga nënshkrimi i Traktatit të Antarktidës. Veprimtaria, që do të mbahet në..
Ekipi i shkollës së mesme të dytë angleze në Sofje “Thomas Xhefersën” fitoi Konkursin e Gjashtë Evropian të Drejtësisë për nxënës, i cili u mbajt në..
Qendra Kombëtare për Kërkime Polare dhe Instituti Bullgar i Antarktidës organizojnë një takim ndërkombëtar me rastin e Ditës së Antarktidës. Më 3..
Lidhur me miratimin të mërkurën e kaluar të përbërjes së re të Komisionit Evropian, i cili zyrtarisht mori detyrën para disa ditësh, iu kushtua më pak..