Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Dinamika kureshtare e banorëve në vendbanimet bullgare

Foto: Veneta Nikollova
Agjencia Telegrafike Bullgare BTA gjatë kësaj jave publikoi të dhëna interesante, marrë nga Regjistri Kombëtar i Vendbanimeve Bullgare për numrin e banorëve  në lokalitetet e Bullgarisë. Tek fundi i viti 2013 në vendin tonë ka pasur 5 268 vendbanime, prej të cilave 257 qytete, 5009 fshatra dhe dy manastire me status të vendbanimit. Prej të gjitha qyteteve, ku banorët janë rritur, vetëm 7 janë qendra qarku. Ndryshim në numrin e popullsisë nuk ka vetëm në dy qytete, ndërsa në 220 – ajo ulet. Rritja më e madhe është regjistruar në Sofje, ku numri i popullsisë ka arritur në 1 212 935. Më shumë se 100 000 banorë kanë vetëm 7 qytete bullgare, ndërsa më pak se një mijë vetëm katër. Qyteti më i vogël ka qenë Mellnik me 208 banorë, fshati më i madh – Llozen afër Sofjes, me popullsi prej 6 322 vetash. Është paradoksale, se për nga numri i banorëve fshati Llozen është më i madh se gjysma e qyteteve në Bullgari – 142. Fshati i dyte për nga numri i banorëve është Ajdemir afër qytetit Silistra. Gjatë vitit 2013 popullsia e tij është ulur me 70 veta, por pavarësisht nga kjo, me 5 914 banorët e tij ai ka qenë më i madh se popullsia e 139 qyteteve. Është kureshtare të nënvizohet, se në dy manastiret me status të vendbanimit – ai i Klisurës, në qarkun Montana,  dhe Manastiri i Rillës, qarku i Kjustendillit, numri i banorëve gjithashtu është ndryshuar. Popullsia në  manastirin e parë është pakësuar me dy veta  duke arritur në  14, ndërsa në të dytin është rritur me dy veta duke arritur në 36. Gjatë vitit 2013 janë mbyllur me akt administrativ katër fshatra.

Përgatiti në shqip: Sofia Popova




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

U miratuan fondet për veprimtarinë e shoqatave bullgare jashtë vendit gjatë vitit 2025

Qeveria miratoi një program të ri për mbështetjen e organizatave të komuniteteve bullgare në Shqipëri, Serbi, Kosovë, Ukrainë dhe Moldavi, si dhe të qytetarëve nga Maqedonia e Veriut me vetëdije bullgare, për periudhën 15 tetor 2025 – 31 dhjetor 2029,..

botuar më 25-10-30 8.28.PD

Kanë kaluar tashmë 200 vjet që bullgarët e Besarabisë dhe të Tavrisë mallëngjehen për atdheun e tyre të lashtë

Në fillim të luftës midis Rusisë dhe Ukrainës, bullgarët e Besarabisë në të gjitha vendet e tyre e pritën festën e tyre me lutje për paqe. Gati katër vjet më vonë, të mbushur me edhe më shumë dhimbje, ata e përkujtojnë ditën e tyre të veçantë, të..

botuar më 25-10-29 1.00.MD

Nxënësit bullgarë fituan katër medalje në Olimpiadën Ndërkombëtare të Astronomisë dhe Astrofizikës në Rumani

Ekipi bullgar u kthye me katër medalje nga Olimpiada Ndërkombëtare Rinore e Astronomisë dhe Astrofizikës, e cila u zhvillua në qytetin rumun Pjatra Njamc, njoftoi qendra e shtypit e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës. Në garë morën pjesë 108..

botuar më 25-10-27 5.54.MD