Në qoftë se akoma keni ndonjë far luhatjesh nëse fjalët e urta popullore, si “Një bashkim shokësh ngre malin në këmbë”, janë të lindur nga jeta e gjallë, historia e mëposhtme do t’u bind në këtë. Në të janë përfshirë një mori e tërë entuziastësh, të tërhequr dhe të infektuar si të thuash nga impulsi vullnetar. Kurse mali, të cilin me përpjekje të përbashkëta duhet ta ngrenë, është realizimi i një ëndrre fëmijërore. Mbase po e pyesni veten se cila është ajo? Një shesh për lojë me një shtëpi prej druri, të ngjashme të asaj nga përralla për Henzell dhe Gretell. Shumicave kjo mund t’u duket një nismë tepër e rëndomtë. Por në sytë e fëmijëve, më në veçanti të atyre nga getoja e romëve në lagjen e kryeqytetit “Fakulteta”, të cilët asnjëherë nuk kanë gëzuar një vend të ngjashëm, kjo është më shumë sesa një mal.
Entuziastët, përsëri njerëz të rinj, kanë marrë përsipër idenë të realizojnë ëndrrën, drejtohen kundër një deti të tërë prej skepticizmit shoqëror – a do të mund të ekzistojë një gjë e tillë në geton? Por kjo nuk i spraps. Iniciativa vjen nga piktorë të rinj dhe animator nga bashkimi “Compote Collective”, të cilët përpara kohë formojnë një rreth studimor për pikturimin e strup-eve me fëmijët nga “Fakulteta”. Me ndihmën e tyre vogëlushët krijojnë piktura shumë të bukura, të cilat tregojnë për ëndrrat e tyre. Por gjërat nuk ndalojnë deri këtu, krijimet e fëmijëve janë të paraqitura në një varg ekspozitash në galeritë e luksit të kryeqytetit, si dhe gjatë kohës së edicionit të sivjetshëm të TEDx Bullgaria. Botojnë dhe një libër me stripe të fëmijëve, i cili shitet me një qëllim bamirës. Ëndrra e vogëlushëve është që me mjetet e mbledhura të ndërtohet një shtëpi prej druri, në të cilën të mund të luajnë. Atëherë Vesella dhe Ivan nga “Compote Collective” lidhen me bashkimin “Transformatorët”, që bashkon një rreth të gjerë prej arkitektëve të rinj dhe njerëz nga disiplina të ndryshme krijuese, të cilët e kanë përkushtuar jetën e vet përmirësimit të mjedisit urban. Ata menjëherë e përgëzojnë iniciativën.
“U angazhuam të përpunojmë të gjithë projektin, krejtësisht falas – thotë Gergana Tileva nga “Transformatorët”. – Ishte me një rëndësi të madhe të vendosim se ku do ta ndërtojmë këtë shtëpi dhe u lidhëm me fondacionin “Shëndet dhe zhvillim social”. Ata kanë një qendër të vogël mjekësore në lagjen “Fakulteta”, e cila është e ngjitur me godinën e poliklinikës. Fondacioni kujdeset për fëmijët e familjeve më të prapambetura, u siguron një ushqim falas. Vendosëm që shtëpiza të bëhet në oborrin e tyre, duke u angazhuar ta administrojnë dhe të mendojnë ushtrime dhe iniciativa të ndryshme krijuese, kështu që të mund t’i angazhojnë fëmijët.”
Në vet veprimtarinë ndërtimore do të përfshihen dhe banues nga lagja të cilët punojnë në degën e ndërtimit. Për dekorimin e shtëpizës transformatorët do të mbështetet mbi pikturat e fëmijëve vendas.
“Qe me një rëndësi të madhe që shtëpiza të ketë një pamje, një vizion të cilin fëmijët e përfytyrojnë – vazhdon Gergana. – Kurse ata ëndërronin për një të ngjashme me atë nga përralla për Henzelin dhe Gretelin. Të gjithë thanë se duan të jetë prej druri. Ne vendosëm se, mundim pak të zmadhojmë idenë dhe përveç për një shtëpizë të vogël, të mendojmë për një hapësirë të zhdërvjellë, në të cilën ata mund të luajnë, por po kështu të zhvillohen loja dhe ushtrime të ndryshme krijuese. Duke pasur parasysh mentalitetin e romëve dhe fakti se ata janë natyra krijuese, se një pjesë e madhe nga jeta e tyre është e lidhur me muzikën, vendosëm që përpara shtëpisë të bëjmë dhe një podium të vogël. Në të fëmijët do të mund të paraqesin vallëzime të ndryshme, këngë, të luajnë pjesa e kështu me radhë. Do të bëjmë akoma një vend të posaçëm për publikun e ardhshëm.”
Në të gjithë këtë përjetim përfshihen dhe nga “Oak Foundation”, të cilët dhurojnë një pjesë të madhe nga mjetet e domosdoshme për ndërtimin e sheshit për fëmijët. Përfshihen po kështu dhe sponsor bujar privat, kurse disa firma të mëdha dhurojnë materialet. Ambicia e të gjithëve është që ëndrra e fëmijëve të mund të realizohet deri më 15 shtator, kur është fillimi i vitit shkollor.
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Fotografitë janë ofruar nga “Transformatorët”
Ekspedita e parë kërkimore bullgare në Antarktidë u zhvillua në pranverën e vitit 1988 dhe me të filluan edhe studimet e njëpasnjëshme shkencore të studiuesve vendas në Kontinentin e Akullit. "Këto janë kushtet më ekstreme në të cilat një person mund..
Një ekuipazh në detyrë i avionit C-27J "Spartan" nga Baza Ajrore “Vrazhdebna” siguroi transportin ajror nga Sofja në Tiranë të Shqipërisë, të një ekipi mjekësor të përbërë nga specialistë të ndryshëm mjekësorë dhe pajisjet e tyre. Këtë të shtunë dhe..
Data 24 shtator shënoi krijimin e një shoqate të re bullgare në Shqipëri “Shoqata për Identitetin Bullgar” . Ajo u regjistrua sipas legjislacionit shqiptar në qytetin e Tiranës me drejtues Besim Muça. Besimi ka lindur në fshatin Orzhanovë..
Para zgjedhjeve presidenciale në SHBA, jo vetëm amerikanët janë të emocionuar. Edhe evropianët po presin me frymë të lodhur rezultatet – a do të..
Shpesh thuhet me ironi se njerëzit në Maqedoninë e Veriut marrin nënshtetësinë bullgare vetëm për qëllime egoiste. Prandaj, në regjistrimin e fundit..