Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Lajme muzikore

БНР Новини
Foto: BGNES

Dita e fundit e gushtit u kthye në një festë për publikun shumëmijësh që kishte mbushur stadiumin “Bëllgarska armija” të kryeqytetit për koncertin e tenorit italian Andrea Bocelli. Për dy orë ai pushtoi publikun me zërin e tij të papërsëritshëm dhe me vepra që përfaqësonin tërë bukurinë e gjinisë së operës. Në fillim të koncertit Andrea Bocelli i gëzoi adhuruesit e tij me arie nga operat “Trovatore”, “Rigoleto” dhe “Traviata”. Për magjinë muzikore që u imponua në skenë kontribuoi dhe orkestra e “Klasik FM Radio”. Më shumë se 130 instrumentistë dhe koristë treguan talentin e tyre nën drejtimin e dirigjentit Marcello Rota. Koncerti vazhdoi me yllin e muzikës italiane pop Ilaria Della Bidia, i cili ishte bashkë në skenë me Bocelli. Ai ndau me publikun temën për dashurinë në aria të ndryshme: “La Vie En Rose”, interpretuar në duet virtual me Edit Piaf, për dhimbjen për dashurinë e humbur me “En Aranjuez Con Tu Amor” dhe “Era Gia Tutto Previsto” për dashurinë birnore me “Mamma”.

Duartrokitjet pa pushim të publikut e kthyen 4 herë yllin e operës në bis. Kështu të pranishmit patën mundësinë të dëgjojnë këngët më të njohura në repertorin e tij – “Love In Portofino”, “Quizas, Quizas, Quizas”, “Time To Say Goodbye” dhe arien e njohur  nga “Turandoti” i Puçinit “Nessun Dorma”. Me gjithë se kritika muzikore në botë e përkufizon vendin e Andrea Bocelli më tepër në gjininë e muzikës së lehtë se sa në atë të operës, këngëtari ka publikun e vet për të cilin këto përkufizime nuk kanë rëndësi të madhe.

Radio Bullgaria ishte e vetmja e cila i dhuroi Andrea Bocellit disa albume bullgare me muzike të ansambleve të medias kombëtare.

Pas një mungese të gjatë nga skena e pop muzikës në vend Marija Grënçarova kthehet me një këngë të re të titulluar “Më shumë”. Këngëtarja është bashkautore e tekstit, shkruar nga Geri Turijska. Muzika dhe aranzhimi janë vepër e Magomed Aliev-Maga. Pranë këngës ka dhe videoklip, bërë nën regjinë e Vasil Stefanovit. Në projektin e saj të ri “Më shumë” Marija ka ftuar edhe grup balerinësh. Koreografia është bërë nga “Arabesk”.
Atanas Kolevi i cili ishte ndër favoritët e publikut në sezonin e dytë të X Factor, është gati me interpretimin e tij të parë me vete. Disa muaj pas finalit të formatit, Nasko incizoi me Deep Zone Project këngën “Zig Zag”. Deri më sot ajo vazhdon të jetë ndër këngët më të transmetuara në eterin bullgar të radios dhe televizionit. Interpretuesi i ri për herë të radhës shfaqi kreativitetet si autor i tekstit, kësaj here në “Shah dhe mat” – debutim i tij solo. Muzika dhe aranzhimi janë bërë nga Vasko Ivanov-Dexter.

E dashura e adhuruesve të muzikës xhaz Bellosllava vazhdon fiestën detare me seri koncertesh. Në fund të gushtit bashke me Orlin Pavllovin dhe Ljubo Kirovin ajo prezantoi projektin “Summer Jam” në skenë e Varnës. Pas koncerteve buzë Detit ti Zi Bellosllava me pianistin Zhivko Petrov, partnerin e saj besnik në skenë, do të fillojnë përgatitjet aktive për një koncert në Londër. Më 10 tetor të dytë do të kenë koncert në skenën e xhaz klubit anglez “Hideaway”. Pas kësaj, këngëtarja do t’i përkushtohet punës për albumin e saj të ri me titullin “Koha për mua je ti”, i cili do te jetë gati deri në fund të vitit.

Përgatiti në shqip: Sofia Popova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Një koncert i daulleve japoneze tajko do të kënaqë dashamirësit e muzikës në Sofje

Dashamirët e muzikës japoneze mund të shijojnë një koncert me daulle tradicionale japoneze tajko në ekzekutim të grupit Wadaiko-Sai - Japoni. Koncerti mbahet në kuadrin e Ditëve të Kulturës Japoneze në vendin tonë. Daullet Tajko kanë një histori..

botuar më 24-11-05 9.10.PD

Kottarashky prezanton filmin "Kutia e zezë ballkanike" në Berlin

Kottarashky është një nga autorët më interesantë të muzikës që u shfaq në skenën bullgare në dekadën e parë të shekullit të ri. Pas këtij pseudonimi qëndron Nikolla Gruev, i cili pa u lodhur eksperimenton me përzierjen e zhanreve. E njohim më së..

botuar më 24-11-05 6.10.PD
Pllamena Mangova dhe Rainer Honeck

Një surprizë për publikun bullgar – koncerti i parë i përbashkët i violinistit austriak Rainer Honeck dhe pianistes Pllamena Mangova

Më 6 nëntor në sallën "Bullgaria" në kryeqytetin e Sofjes publiku bullgar do të ketë mundësinë të shijojë vepra pak të njohura të interpretuara nga muzikantë të shquar. Variacione mbi një temë nga Frank Bridge, op. 10 – një vepër e hershme e Benjamin..

botuar më 24-11-04 7.15.PD