Katër qytete bullgare – Sofje, Pllovdiv, Varnë dhe Veliko Tërnovo, janë në finalin e konkurrimit prestigjioz për Kryeqytet Evropian të Kulturës në vitin 2019. Juria ndërkombëtare fillon udhëtimin e tij nga Sofja.
Ndër vendet, që vizitoi juria kishte edhe objekte, që janë në transformacion si monumenti “1300 vjet Bullgaria”, fati i të cilit do të vendoset; depoja e vjetër e tramvajeve dhe hapësira para stacionit hekurudhor – rajone këto të cilët priten të bëhen skena të projekteve të ndryshme artistike. Krahas kësaj juria vizitoi Pazarin e rinovuar të të ashtuquajturit të Grave, lagjen “Hadxhi Dimitër” me blloqet e saj të vizatuara me grafitë. Vizita përfundoi në Galerinë e Arteve Figurative të qytetit të Sofjes. Aty u mblodhën përfaqësues të kulturës, arteve, organizatave të ndryshme dhe të biznesit. Për ndihmën e biznesit nëpërmjet krijimit të fondit të parë publik privat për financim të artit prej novatori më shumë hollësi mësojmë nga Atanas Garov, zëvendës kryetar i Konfederatës së Punëdhënësve dhe Industrialëve në Bullgari:
“Për herë të parë realizohet ky model i financimit të kulturës tek ne dhe konfederata e përkrah këtë ide të qëndrueshme. Është e domosdoshme të jemi të sigurt, se programi dhe buxheti do të realizohen. Kemi besim te pluset e kandidaturës së Sofjes dhe Rajonit Jugperëndimor për Kryeqytet Evropian të Kulturës. Jemi të bindur, se kjo do t’i sjell leverdi edhe biznesit. Kështu që do të bëjmë gjithçka të mundshme për realizimin e kësaj kauze.”
Kryetari i bashkisë së qytetit Bllagoevgrad Atanas Kambitov tha, se ideja e ka përkrahjen e mbarë rajonit jugperëndimor. Sipas tij “ky është një shembull, si nëpërmjet traditave, zakoneve, kulturës, krijimtarisë, mund të stimulohet ekonomia dhe të punësohen njerëz”. Kryetarja e bashkisë së kryeqytetit Jordanka Fandëkova citoi rezultatet e një anketimi të Agjencisë “Noema” nga korriku:
“Kandidatura e Sofjes i gëzon përkrahjes së 78 për qind prej bullgarëve. Kjo është me 17 për qind më shumë se sa është përkrahja për qytetin e dytë kandidat. 76 për qind prej të anketuarve janë të mendimit se në jetën kulturore të qytetit brenda 12 muajve të fundit ka një ndryshim pozitiv. Evidentohen më shumë veprimtari në të hapur, shfaqje të krijuesve evropianë, transformime të godinave dhe hapësirave. Në etapën e parë të konkurrimit vetëm 67 për qind prej sofianasve përkrahën kandidaturën e Sofjes. Aktualisht më se 90 për qind prej banorëve të kryeqytetit mbështesin kandidaturën e Sofjes dhe rajonit Jugperëndimor të bëhen Kryeqytet Evropian i Kulturës. Është me rëndësi të madhe, se kjo përkrahje i detyrohet kryesisht të të rinjve në moshë deri në 34 vjet. Në fakt projekti Kryeqytet Evropian i Kulturës është një kauzë e të gjithë banorëve të qytetit tonë dhe të mbarë regjionit.”
Ndër institucionet më aktive kulturore padyshim është Galeria e Arteve Figurative të qytetit të Sofjes. Nismat e ekipit të saj hedhin ura te periudha dhe krijues të ndryshëm të artit bullgar, te fenomene kulturore përtej kufirit. Për Radio Bullgarinë drejtoresha e galerisë Adelina Fileva tregon: “Shumë prej projekteve që realizuam në fakt iu kushtuam kandidaturës së Sofjes kryeqytet i kulturës. Ekspozitat, që rregullojmë shoqërohen me materiale të shkruara në dy gjuhët – bullgarishten dhe anglishten. Kjo jep mundësi, që edhe miqtë nga jashtë të njihen çfarë ofrojmë si art dhe si dituri. Kishte ekspozita të mëdha, të cilat shoqëroheshin me vepra reliefi, kështu që edhe njerëzit me probleme në të parit kishin mundësi të njihen me ta. Disa prej ekspozitave tona u rregulluan edhe jashtë shtetit. Kolegia Marija Vasilleva bëri një prezantim special para jurisë, që do të vendosë cili prej qyteteve kandidate do të bëhet kryeqytet evropian i kulturës.”
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Fotografi: Veneta Pavllova
Cikli “Sofja e padukshme” për këtë vit do të mbyllet me ekspozitën “Artizanët e Sofjes”, kushtuar trashëgimisë kulturore të luajtshme. Ekspozita do të hapet sot, 21 tetor, në hapësirën e Sallave të rinovuara Qendrore të Tregut në kryeqytet...
Deri në fund të vitit bullgarët do të takohen me kulturën franceze në formën e një sërë shfaqjesh filmash, leximesh letrare, konferencash, ekspozitash etj . Rasti është 145 vjet nga vendosja e marrëdhënieve diplomatike midis Francës dhe..
Një nga vendet më interesante dhe plot ngjyra në çdo vendbanim është tregu i tij. Pavarësisht nëse është i hapur përditë apo në një ditë të veçantë të javës, nëse ka ose jo specifika të produkteve që ofron, tregu është një fenomen kulturor që ka..