Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Aleksandër Haxhiev: “Më e vlefshmja për mua është mundësia të ekzekutoj me kompozitorë bashkëkohorë”

БНР Новини
Foto: www.a-hadjiev.com

I ri, i talentuar, inovativ, kërkues të së ndryshmes në muzikën klasike – çfarëdo që të themi nga këto për fagotistin Aleksandër Haxhiev do të jetë e vërtetë. Emri i tij përsëri doli në plan të parë në afishen kulturore të kryeqytetit përpara një muaji, në lidhje me festivalin e organizuar prej tij “180 gradë” për muzikë moderne klasike. Pas përfundimit të arsimit të mesëm muzikor në Sofje, Aleksandër vazhdon arsimin e vet në “Folkwang University of the Arts” në qytetin Esen të Gjermanisë, në klasën e Malte Refard. Thyerjen e kufijve dhe të stereotipave, modele të vjetra tanimë të përdorura dhe forma muzikore – drejt kësaj po synon në muzicimin e vet Aleksandri.

“Kur u nisa për të mësuar në Esen e kuptova se prezantimi skenik i muzikës klasike duket për shumë njerëz e thatë dhe pa interes – pohon Aleksandri. – Mendoja se është kështu vetëm në Bullgari. Por, doli se dhe në Evropë, një pjesë e madhe nga publiku pranon në një mënyrë të ngjashme këtë art. Duke u vendosur në Gjermani, fillova të interesohem sesi mund të ndryshohet ky fakt, me fjalë të tjera muzika e dashur klasike të mund të kuptohet nga një pjesë më të madhe njerëzish në një mënyrë të re. Kisha një dëshirë të fortë të marrë pjesë në këto ndryshime. Paralelisht me arsimin tim, unë tanimë mësohesha të kompozoj, të përdor programe të ndryshme kompjuterike dhe teknologji. Duke kërkuar informatë, rastësisht rashë mbi një kurs – klasë mjeshtërie të “IEMA” – Akademia Internacionale e “Ensemble Modern”. Ky është një grup me famë botërore, i cili interpreton muzikë moderne. Kanë projekte të përbashkëta me disa nga kompozitorët më të njohur për kohën tonë si Stiv Raj, Karll-Hajnc Shtokhauzen, Pier Bulez e të tjerë. Anëtarësova në programin njëvjeçar të “Ensemble Modern”, që të mund të mësoj mënyra të reja në interpretim. Përveç kësaj me të vazhdimisht shfaqim koncerte nëpër të gjithë botën. Unë kisha mundësi të jem pjesë nga kjo klasë e mjeshtërisë, ku jam bullgari i parë, i lejuar të marrë pjesë deri në final pas një konkursi të rëndë. Aty për herë të parë u njoha në detaje me muzikën moderne, të interpretuar në një mënyrë të pa përsëritshme të këtij grupi. Po punohet në mënyrë intensive me kompozitorë nga koha jonë, të cilët shkruajnë për ne krijime të reja. Kontakti midis autorit dhe interpretuesit është shumë i rëndësishëm, me qenë se pikërisht instrumentalisti e ndihmon kompozitorin të krijojë veprën e vet. Kjo është më e vlefshmja për mua – mundësia të ekzekutoj me krijues bashkëkohorë.”


Aleksandër Haxhiev është laureat i konkurseve të ndryshme dhe tek ne “Talente të reja muzikore” (2001), “Virtuoze të rinj” (2006). Muzikanti i talentuar është i vlerësuar lartë dhe nëpër botë. Gjatë vitit 2010 është i ftuar të marrë pjesë dhe në Ekspozitën Botërore në Shangai – Kinë me “Young Euro Classics”. Aleksandër Haxhiev tregon po kështu se, në muzikën moderne i kushtohet një vëmendje të madhe dhe mënyrës në të cilën prezantohet një krijim i dhënë. Për shkak të kësaj, ai po kështu është duhur që të mësoj të jetë përveç interpretues dhe aktor. Kështu njeriu kthehet në një artist të plot vlefshëm. E gjithë kjo i ka ndihmuar jashtëzakonisht shumë të jetë i lirë në skenë, t’i përkushtohet vetëm muzikës.

“Përpara dy vjetëve përfundova akademinë e përmendur të “Ensemble Modern”, duke vazhduar të ekzekutoj dhe gjatë stinës së re me të. Paralelisht përfundova dhe mastarin për interpretim të muzikës moderne pranë Universitetit Muzikor në Frankfurt – shton Aleksandri. – Tani më pranuan në një degë të re “Producim” në Akademinë e Artit në Manheim. Vendosa të mësoj edhe këtë, që të mund të mësohem të përdor krejtësisht teknologjitë më të reja. Merrem dhe me projekte arsimuese, të cilat janë shumë kreative për njerëzit më të rinj. Këtu kjo lloj veprimtarie është e shpërndarë gjerësisht, kurse pikërisht artist nga sferat e ndryshme të arteve të punojmë me një klasë të gjimnazit në kuadrin e 3 muajve. Në këtë mënyrë ne i ndihmojmë fëmijët të shprehin veten në mënyrë krijuese. Në fund bëjmë bashkërisht përformanse. Kështu nxënësit mund të zgjedhin një lloj arti, me të cilin të merren në të ardhme. Mua kjo ide më pëlqeu shumë.”

Aleksandër vazhdon të marrë pjesë në projekte të ndryshme. Ai merret me kompozim të muzikës elektronike, punon me vallëzues, dj, aktorë e artist të tjerë.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Edicioni i vjeshtës i SoFest i bashkon artet

Edicioni vjeshtor i SoFest do të tërheqë fansa të arteve të ndryshme në Sofje me ngjarje interesante dhe pjesëmarrës nga vende të ndryshme. Nga data 14 deri më 17 nëntor në Sofia Live Club i presin dy shfaqje teatrale dhe koncerte të ndryshme. Dhe këtë..

botuar më 24-11-12 6.15.PD

Në “Librin e këngëve të BE-së” u përfshin 6 këngë të përjetshme bullgare

U lëshua “Libri i këngëve të BE-së” (The EU Songbook), i cili përmban 6 këngë nga secili prej 27 shteteve anëtare të BE-sëdhe himni i BE-së "Ode e Gëzimit", transmeton BTA. Libri i këngëve është një projekt jofitimprurës danez dhe nuk ka lidhje..

rinovuar më 24-11-11 11.54.PD

Një tjetër njohje e muzikës sonë amtare në këngën "Përgjithmonë"

Muzikanti legjendar i rock-ut dhe vokalist i “Rainbow” dhe “Deep Purple” Joe Lynn Turner zgjodhi yllin tonë të muzikës pop Maria Ilieva si partnere në duet në këngën e tij të fundit. Në këngën “Përgjithmonë”, si kompliment për publikun bullgar, ka një..

botuar më 24-11-11 6.10.PD