Shpeshherë idetë e mira linden rastësisht. Edhe historia e Bllagoj Najdenovit filloi si lojë fëmijësh. Kur ka qenë 12 vjeçar, duke dalë nga banja, i mbuluar me peshqirë, i është drejtuar të atit: “Shih, unë jam Mike Tyson”. Dhe kështu babai i tij e ka regjistruar atë në boks. Vite të tëra i riu është përkushtuar tërësisht në këtë sport me ndihmën e trajnerit personal Asparuh Georgiev dhe Federatës Bullgare të Boksit.
Suksesi i Bllagoj Najdenovit është shpërblimi më i madh për të. Në Botërorin e Boksit për të Rinj në Sofje gjatë muajit prill bullgari fitoi arin kundër ish kampionit nga Kazakistani, Vadim Kazakov në kategorinë deri në 81 kilogramë. Dy vjet më parë Bllagoj Najdenov ishte bërë kampion te adoleshentët në Kampionatin Evropian të Boksit.
Katër muaj pasi fitoi arin në Sofje, garuesi i klubit prestigj të boksit “Sllavia” u ktheu në Bullgari me edhe një medalje tjetër të artë. Gjatë gushtit në qytetin kinez Nanxhin u mbajt Olimpiada për të rinjtë, nga Bllagoj Najdenov meritoi një nga gjithsej 3 medaljet e para për Bullgarinë. Për suksesin e arritur në Kinë, boksieri bullgar u shpërblye me çmimin “Bullgaria e Artë” dhe u shpall sportisti i muajit gusht nga gazetarët më të mirë sportivë në vend. Për çka mendonte Bllagoj Najdenov në ndeshjen e fundit në Nanxhin, mësojmë nga vetë ai: “E besoja pak a shumë se do të bëhesha kampion olimpik, sidomos pasi fitova titullin botëror. Nuk kisha asnjë dyshim. E dija se do të meritoja titullin e kampionit olimpik.”
Ky besim në fitoren nuk është për t’u çuditur: “Psikologjia është shumë e rëndësishme në sport. Gjithmonë duhet të mendosh se do të korrësh fitore. Në qoftë se i ke dyshime, atëherë gjërat nuk të dalin”, thotë kampioni i ri i boksit.
Para disa ditësh u bë e qartë se Bllagoj Najdenov nuk do të marrë pjesë në Kampionatin Evropian të Boksit për adoleshentët, i cili do të mbahet në Zagreb. Boksierit bullgari i nevojiten ditë pushimi. Çfarë janë planet e mëtejshme të Bllagoj Najdenovit?
“Unë i bëj gjërat hap pas hapi – pohon boksieri i ri. – Tani kam nevojë për pushime. Kur të afrojnë ditët e garës, do të mendoj. Unë jam maksimalist, luftoj vetëm për arin. Medaljet e tjera nuk më kënaqin.”
Për Olimpiadën 2016 në Rio de Janeiro të Brazilit është herët të mendohet. Ajo do të futet në rendin e ditës pas kualifikimeve. Qëllimi i radhës i Bllagoj Najdenovit është Kupa “Stranxha”, çmimi më prestigjioz i boksit bullgar. Dihet se sukseset në sport kërkojnë trajnime të lodhshme. “Gjatë tërë vitit kemi bërë trajnime. Që nga janari ishim në bazën sportive në malin Rila. 2014-a ishte një vit i vështirë”, thotë Bllagoj. A mendon boksieri 18 vjeçar se nuk përjeton gjërat e zakonta për moshën e adoleshencës?
“Ka kohë për gjithçka. Ndonjëherë me djemtë kur jemi në trajnime na dilet natës, por sporti është në vend të parë. Kur arrijmë rezultate të mira, pastaj ndihemi shumë mirë dhe për momentin kjo është kryesorja.”
Në lidhje me ndeshjen e shumë pritur midis yllit bullgar të boksit Kubrat Pulev dhe rusit Vlladimir Kliçko më 15 nëntor, boksieri i ri komentoi: “Besoj se Kubrat do të fitojë. Ne jemi bullgarë dhe atij i urojmë suksese.”
Përgatiti në shqip: Anna Kapitanova
Traileri zyrtar i filmit “Gundi – Legjenda për dashurinë” bëri bujë të vërtetë, duke u kthyer në një nga më të suksesshmit në historinë e kinematografisë bullgare. Deri më sot, videoja grumbulloi miliona shikime, gjë që dëshmon për interesimin e madh..
Grigor Dimitrov humbi 1/8 e finales në Shangai ndaj çekut 19-vjeçar Jakub Mensik 3:6, 6:3, 4:6. Ndeshja zgjati dy orë e pesë minuta. Në çerekfinale Mensik do të përballet me Novak Gjikoviq, i cili mposhti Roman Safiullin 6:3, 6:2. Një javë më..
Maratonistët Pirin Gallov dhe Pavlin Rajçev nisën një vrapim përgjatë itinerarit Kom-Emine në malin Stara Planina, gjatësia e të cilit është 580 kilometra. Të dy do të bëjnë një përpjekje për të kapërcyer rrugën e gjatë me shpejtësi të madhe së..