Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Gropa në bilancin tregtar po rritet

Foto: arkiv

Për shtatë muajit e parë të këtij viti importi në Bullgari tejkalon eksportin me 2.250 mlrd euro. Kjo është gropa në bilancin tregtar të vendit dhe është me 170 mln euro më e madhe se sa një vit më parë. Janë pak vendet në botë që nuk kanë deficit tregtar. Por një pjesë e madhe prej tyre nuk shqetësohen shumë për këtë fakt, duke shpresuar se do të kompensojnë këtë mospërputhje midis të ardhurave dhe shpenzimeve në mënyrë tjetër, me ndihmën e një bilanci pozitiv të pagesave, për shembull. Gjendja bëhet serioze, kur kjo gropë bëhet kronike dhe pikërisht i tillë është rasti i Bullgarisë. Është vështirë të gjendet në statistikat nga dhjetë vjetët e fundit ndonjë në të cilën saldoja tregtare të jetë në favor të eksportit bullgar. Kur kësaj i shtohet edhe gropa në buxhet, gropë e cila rritet në mënyrë të ndjeshme gjatë muajve të fundit dhe i afrohet kufirit kritik evropian prej 3% prej Produktit të Brendshëm Bruto, situata në të vërtetë fillon të ngjallë shqetësim.

Çfarë më saktë tregojnë shifrat?

Partneri kryesor tregtar i biznesit bullgar janë vendet e BE. Eksporti për to gjatë gjysmës së parë të vitit është rritur me rreth 3%, por importi është rritur me afro 4 pikë. D.m.th. blejmë prej tyre më shumë, se sa arrijmë t’u shesim dhe diferenca është afro 1.2 mlrd euro. Vendet me të cilat kemi lidhje më aktive tregtare nga BE janë Gjermania, Italia, Rumania, Greqia, Franca dhe Belgjika. Por Bullgaria tregton edhe me vende jashtë BE. Dhe këtu vihet re një rrënim katastrofik të eksportit që ka shënuar zbritje me 12 %. Është mirë së paku që edhe importi po ulet, por vetëm me 6%. Rezultati përfundimtar gjithashtu është negativ dhe tejkalon shumën prej 1 mlrd eurosh. Nga ky grup shtetesh më aktiv është bashkëpunimi ynë afarist me Turqinë, Singaporin, Rusinë, Kinën, Maqedoninë dhe Serbinë.

Konkluzioni kryesor që mund të bëhet në sfondin e këtyre shifrave është, se mallrat dhe shërbimet bullgare nuk arrijnë të gjejnë tregje të mjaftueshme në botë, se ekonomia bullgare është në varësi të madhe të importit dhe se mospërputhja midis të ardhurve dhe shpenzimeve në tregtinë e jashtme herët apo vonë duhet të kompensohet dhe llogaritë të barazohen.

Problemi i madh në këtë rast është në mungesën e konkurrencës së mallrave bullgare dhe në vlerën e shtuar të ulët të eksportit të Bullgarisë. Dhe në fakt, vendi ynë vazhdon të eksportoje kryesisht lende të para ose mallra me shkallë të ulët të përpunimit, d.m.th. që sjellin fitime të ulëta. Jo rastësisht në eksportin e Bullgarisë për në BE gjatë 6 muajve të parë të këtij viti në krahasim me po këtë periudhe të vitit 2013 rritje më të madhe është shënuar në sektorin e yndyrave, vajrave dhe dyllit me origjine shtazore dhe bimore. Ndërsa tek importet dominojnë mallrat e konsumit të gjerë, të cilat pasi të jenë konsumuar nuk gjenerojnë të ardhura shtesë. Përveç tyre, importojmë sasi të konsiderueshme të mallrave të teknologjive të larta dhe vetëm një pjesë e vogël prej tyre janë të destinuar për investim. Për këtë arsye në importin nga BE rritje më të madhe në përqindje është shënuar në sektorin e produkteve të ndryshme të gatshme. Po kjo vlen edhe për importin nga vendet të treta, ku rritja më e madhe në përqindje është në po këtë sektor dhe ai arrin 20%.

Të gjitha këto fakte çojnë në përfundimin, se Bullgaria ka nevojë të madhe prej investimeve në industri dhe në infrastrukturë – investime vendase dhe të huaja, të cilat ta modernizojnë, të shtojnë efektivitetin e saj dhe të ndryshojnë strukturën e importit dhe eksportit në drejtim të teknologjive të larta dhe vlerën e shtuar.

Përgatiti në shqip: Sofia Popova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Paga mesatare në Sofje është 3388 leva /1732 euro/

Paga mesatare më e lartë në Bullgari është në qytetin e Sofjes - 3388 leva /1732 euro/, dhe më e ulëta është në Smoljan - 1617 leva /826 euro/. Kështu tregojnë të dhënat e Institutit Kombëtar të Statistikave për muajin dhjetor 2024. Për shkak të pagave në..

botuar më 25-02-15 10.45.PD

Bullgarët janë masivisht të pakënaqur me pagat e tyre, ¼ e tyre janë të varfër që punojnë

94% e punëtorëve në Bullgari nuk janë të kënaqur me shumën e pagës së tyre. Këtë e tregon një anketë e sindikatës “Podkrepa” për shpërblimin e punës në vend, 91 për qind e të anketuarve në sondazhin përfaqësues kanë treguar se marrin të ardhura neto prej më..

botuar më 25-02-12 9.36.PD

Bullgaria ka pagën minimale më të ulët në BE

Ndër vendet anëtare të Bashkimit Evropian, Bullgaria ka pagën minimale më të ulët në janar - 551 euro. Sipas të dhënave të Eurostat-it, më e larta është në Luksemburg – 2638 euro. Për dhjetë vitet e fundit që nga viti 2015 paga minimale në vendin tonë është..

botuar më 25-02-06 2.31.MD