Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Pa shtëpi, ose si të jetosh pa ëndrra

БНР Новини
Foto: BGNES

Lufta kundër mungesës së strehimit është një prej prioriteteve të programit social të BE-së. Në Bullgari nuk ka strategji kombëtare për zgjidhjen e këtij problemi. Sipas të dhënave të Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale gjatë gjysmës së parë të vitit 2014 në territorin e vendit janë regjistruar 1169 persona pa strehim. 752 prej tyre kanë përfituar nga shërbimet sociale të ofruara nga shteti. Mirëpo të pastrehuarit nuk kanë akses te disa prej shërbimeve për shkak të disa pengesave absurde burokratike, si për shembull kërkesa për shënimin e adresës së banimit të përhershëm. Në territorin e Sofjes gjatë vitit të fundit janë regjistruar rreth 500 të pastrehuar, por numri i tyre i saktë është vështirë të shënohet, sepse ky grup është shumë mobil, thotë Mina Vlladimirova, drejtoresha e drejtorisë “Veprime Sociale” në Bashkinë e Kryeqytetit. Ka dhe të pastrehuar, të cilët kanë ardhur nga provinca. Një pjesë jo e vogël janë njerëz të moshës nën 40 vjeç, kryesisht meshkuj. Më e vogël është përqindja e të moshuarve.

“Në territorin e Sofjes ka tri qendra për vendosje të përkohshme – shpjegon znj. Vlladimirova. – Qëllimi i punëtorëve socialë është që t’i kthejnë njerëzit në tregun e punës. Përpiqemi për t’i regjistruar në kurset e rikualifikimit, ose të rritjes së kualifikimit pranë zyrave të punës, por më e rëndësishmja është rimëkëmbja e lidhjes midis familjes biologjike dhe personit të pastrehuar.”

Shkaqet më të shpeshta për të cilat njerëzit mbeten pa strehime janë mashtrimet me pronësinë. Një grup tjetër janë njerëzit e moshuar të cilët ua dhurojnë shtëpitë e tyre fëmijëve të veta dhe... në një moment gjenden në rrugë. Ka dhe një numër njerëzish me probleme psikike. “Këtu ne nuk kemi aspak fuqi, sepse të gjitha shërbimet sociale në territorin e Sofjes funksionojnë sipas parimit vullnetar” – thotë zonja Vlladimirova. Problemi më i madh në punën me të pastrehët është mungesa e besimit, “sepse ata ndihen të braktisur, njerëz ndaj të cilëve askush nuk ka angazhim, prandaj edhe ata nuk dëshirojnë që të tjerët të angazhohen me ta”, shton znj. Vlladimirova.

Bozhana Llateva është drejtoreshë e Qendrave për vendosjen e personave të pastrehuar. Në Sofje ka dy qendra të tilla, të cilat hapin dyer më 1 dhjetor dhe funksionojnë deri më 31 mars. Ajo thotë se një prej problemeve, me të cilat ndeshen është lidhur me bindjen e të pastrehuarit për t’u larë në banjë dhe pastaj – ta bindin për të dalë nga atje:

“Është e detyrueshme që këta njerëz të lahen. Pas kësaj kontrollojmë nëse kanë parazite. Pas hapjes së këtyre qendrave të krizës u krijuan grupe mobile, të cilët lëvizin dhe pasi gjejmë të pastrehuar të tillë, bëjmë çmos që ata të vendosen në këto qendra. Kishte raste kur njerëzit pasi hynë në banjë, që të lahen, nuk duan të dalin.”

***

СнимкаDimitëri 70 vjeç është një prej personave që është prapa të dhënave statistikore: “Nuk merresha vesh me të shoqen. Nuk më dëgjonte, edhe fëmijët gjithashtu. Ajo filloi të endet. Atëherë u largova nga shtëpia dhe tashmë 20 vjet jam në rrugë” – na tregon shkurtimisht historinë e vet Dimitër.

Dikur ka qenë punëtor i zakonshëm. Sot e nxjerr bukën e gojës duke mbledhur mbeturina, por ndeshet me gjithnjë e më shumë vështirësi për shkak të problemeve me këmbët. Dimitër merr pension si invalid – 120 leva (60 euro), me të cilin mund të blejë bukë dhe djathë dhe nuk ankohet. Vetëm pasioni ndaj cigareve e vështirëson në pagimin e llogarive.

Çfarë është qëndrimi i njerëzve ndaj të pastrehuarve?

“Në përgjithësi njerëzit sillen mirë me ne, por ka dhe djem të këqij, të cilët i ngacmojnë njerëzit e varfër, të cilët nuk kanë shtëpi. Na thuan: “Le ta rrahim atë”. Ka dhe raste të tilla, po nuk janë të shumta. Më e keqja është frika – pohon Dimitri. – Shumë njerëz ankohen nga këta djem, sepse i sulmojnë dhe i rrahin.”

Që prej vitesh çatia për Dimitërin janë yjet. Për se ka ëndërruar ai dikur në kohën e rinisë?

“Për se kamë ëndërruar? Tashmë i kam harruar ëndrrat e mia. Për se ëndërron një njeri? Ëndërron për t’u martuat, për të pasur fëmijë... Për këtë ëndërron... Të tilla janë ëndrrat e njeriut të varfër” – na përgjigjet burri i moshuar. Sot ai jeton pa ëndrra. Për situatën, në të cilën gjendet, mendon se vetë ai është i fajshmi. Nuk akuzon askë, sidomos shtetin. A e do Bullgarinë? Pas kësaj pyetjeje sytë e tij u ndriçuan:“Si të mos e dua! Unë kam lindur këtu! Si të mos e dua atdheun tim?!” – tha me mallëngjim Dimitër duke i harruar për një çast fatkeqësitë.

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Një ditë për reflektim para zgjedhjeve të parakohshme për Legjislaturën e 51-të të Kuvendit Popullor

Sot, 26 tetori në Bullgari është dita e reflektimit para zgjedhjeve të shtatë radhazi parlamentare që nga prilli 2021. Në këtë ditë, votuesi ka mundësinë, pa ndikim të jashtëm, të vendosë për votën e tij në ditën e zgjedhjeve. Sot, si dhe në..

botuar më 24-10-26 5.20.PD
Kryeministrja italiane Giorgia Meloni dhe Edi Rama

Qendrat e kthimit të emigrantëve - një zgjidhje e qëndrueshme ose një model i dënuar pan-evropian për trajtimin e migracionit të paligjshëm

Tema e migracionit u përfshi sërish në axhendën evropiane në sfondin e presionit të shtuar ndaj Brukselit për të dhënë dritën jeshile për ta kufizuar atë. Thirrjet e një numri liderësh evropianë për një qasje më radikale ndaj migrantëve të paligjshëm..

botuar më 24-10-23 6.45.MD

Gjermania, Britania e Madhe dhe Holanda janë destinacionet e preferuara për emigracion nga bullgarët

8000 bullgarë janë kthyer në Bullgari dhe afro 12 000 janë larguar prej saj në vitin 2023, tha për programin “Horizont” të BNR-së Magdalena Kostova, drejtoreshë e Drejtorisë së “Statistikave Demografike dhe Sociale” në Institutin Kombëtar të..

botuar më 24-10-22 4.11.MD