Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Gadishulli i Shpëtimtarit të Artë

БНР Новини

Një gadishull piktoresk pranë qytetit bregdetar Çernomorec, Bullgari Juglindore zbulon historinë e vet para arkeologëve bullgarë. E quajnë atë Hrisosotita, njihet edhe me emrin Çervenka. Gjatë sundimit të perandorit bizantin Justinian i Madh (527-565) në këtë vend është ndërtuar një kala.

“Bëhet fjalë për një qytezë bizantine që mban emrin e çuditshëm Hrisosotira që do të thotë Shpëtimtari i Artë, Krishti i Artë – thotë doc. Ivan Hristov, zv.drejtor i Muzeut Kombëtar të Historisë dhe njëkohësisht udhëheqës i ekipit të arkeologëve. – Gërmimet i nisëm gjatë muajit qershor. Gjatë shtatorit me mjete të Ministrisë së Kulturës, zbuluam të gjithë murin nga ana verilindore e kalasë, si dhe dy kulla të larta, të ruajtura shumë mirë, pesë godina të mëdha bizantine, dhe shkallët të cilët kanë çuar te sheshet luftarake të kalasë. Nënkuptohet se kemi gjetur dhe shumë objekte arkeologjike. Kjo që na bëri përshtypje gjatë gërmimeve të para është se bëhet fjalë në të vërtetë për një kala shumë më të madhe se kalaja e afërt Akra, të cilën kala parapë ne e kemi gërmuar.”

Arkeologët kanë zbuluar se vendi është populluar që në periudhën e shekujve VI-V para erës së re. Sipas z. Ivan Hristov, kur kolonizatorët grekë kanë themeluar qytetin më të vjetër të bregdetit tonë – Apolonia Pontika, shumë shpejt janë vendosur edhe në gadishujt e gjiret përreth. “Në këtë etapë mund të themi se në fillim të shekullit të VII-të gjatë bastisjeve shkatërruese të sllavëve, ndoshta dhe të avarëve, kalaja u pushtua gjatë sundimit të perandorit Irakli (610-641) dhe më nuk është populluar. Për këtë dëshmojnë monedhat, sqaron arkeologu. – Vendi është perspektiv dhe besoj se gjatë sezonit të ardhshëm arkeologjik do t’u përgjigjemi pyetjeve të cilat lindën në procesin e gërmimeve.”

СнимкаGërmimet e kalasë janë kontributi i arkeologëve për pasurimin e koleksionit në Muzeun në Çernomorec, i cili muze u hap më 23 shtator. Në të janë ekspozuara objekte arkeologjike me vlerë nga Gjiri i Burgasit. Ekspozita do të pasurohet edhe me objektet e gjetura sivjet. Zbulimet në kalanë Akra dhe tregu antik i përmbytur nga ujërat e Detit të Zi në Gjirin e Vromosit i janë dorëzuar muzeut. Aktualisht në të mund të shihet një pjesë e vogël e artefakteve. “Shpresoj se objektet prej qeramike, monedhat dhe artefaktet e tjera, të cilat i kemi gërmuar, do të ekspozohen para turistëve në qytetin Çernomorec, sidomos gjatë stinës tjetër të verës.”

СнимкаTani për tani Hrisosotira nuk mund të vizitohet sepse bie në kufirin e një zone të mbrojtur nga ushtria. Edhe pse aty nuk ka më infrastrukturë ushtarake, z. Hristov beson se së shpejti ushtria do të largohet. Por sigurisht do të nevojiten të holla për konservim dhe restaurim. Arkeologët shqetësohen me faktin se deri tani nuk është ndërtuar rrugë drejt kalasë Akra, për të cilën janë harxhuar shumë para dhe kështu duket se punën e tyre e ka marrë lumi. A do të ndodhë e njëjta gjë me këtë kala?

“Nga vendi i gërmimeve ne u larguam me njohuritë që kemi fituar për shtresat tokësore, e kemi mbyllur procesin e konservimit, pra e kemi respektuar ligjin e trashëgimisë kulturore. Që këtu e tutje ne lemë monumentet në duart e bashkive vendore dhe këto të fundit duhet t’i ruajnë. Disa bashki në vend përfitojnë nga puna jonë, bile hedhin të ardhura në buxhetet bashkiake falë objekteve të gërmuara prej arkeologëve.”

Përgatiti në shqip: Anna Kapitanova
Fotografitë janë ofruar nga doc. Ivan Hristov



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Manastiri i Bakaxhikut ruan relikte të çmuara nga Çlirimi i Bullgarisë

Vullnetarë përfshihen në pastrimin dhe rimëkëmbjen e manastirit “Shën Spas” pranë majës Bakaxhik në rajonin e qytetit Jamboll të Bullgarisë Juglindore. Aksioni u organizua më 2 nëntor nga kryebashkiaku i fshatit të afërt Çargan, Stoimen..

botuar më 24-11-03 6.30.PD
Këshilli i Apostujve të Shenjtë

Hristo Cokev - një nga artistët e parë me arsim akademik para Çlirimit

Në vitin 1847, në familjen e Hristo Ivanov Bankovit - një njeri i urtë nga një familje e vjetër dhe mjeshtër i të ashtuquajturave “eminii” (pantofla), në një nga mëhallët e qytetit të Gabrovos (Bullgaria Qendore) lindi djali i dytë i Hristos...

botuar më 24-11-01 7.20.PD

Muzeu në Razgrad ofron një turne falas përmes Abritusit të lashtë

Muzeu Historik Rajonal në Razgrad më 30 tetor në lidhje me mbylljen e sezonit turistik organizon një xhiro falas në Rezervatin Arkeologjik "Abritus". Gjatë gjithë ditës, ata që dëshirojnë të eksplorojnë Abritusin e lashtë do të shoqërohen dhe do të..

botuar më 24-10-30 7.20.PD