Gjatë muajve të pranverës dhe të vjeshtës Festivali Ndërkombëtar “Ditë të muzikës në shtëpinë e Ballabanit” tërheq miq në monumentet unikale kulturore-historike të Plovdivit të Vjetër. Forumi fillon më 26 shtator, kurse drejtori i tij artistik Milla Pavllova na njeh me disa nga aksentët e programit:
“Hapja e edicionit të pestë vjeshtor do të jetë me pjesëmarrjen e një grupi të shkëlqyer – Orkestra Frymore e Gardës. Koncerti i kushtohet 135 vjetorit nga krijimi i saj. Krye dirigjenti i tij është majori Radi Radev. Soliste do të jenë Edelina Këneva (sopran) dhe Março Apostollov (tenor). Pas kësaj vazhdojmë me takimin e shënuar me dy muzikantët e mëdhenj – violinistja Milla Gjeorgjieva dhe oboisti francez me famë botërore David Vallter. I njohur mirë është nga të gjithë vlerësuesit e muzikës së dhomës, sepse është një pjesë nga kuinteti “Morages”. Pothuajse i gjithë programi i koncertit do të jetë i përbërë nga transkriptimet e tij. Virtuozi do të prezantojë koncertin e njohur për flaut nga Karëll Filip Emanuell Bah, kësaj radhe i interpretuar në oboi. David Vallter do të qëndrojë përpara ansamblit të dhomës “Solist të Sofjes” si dirigjent. Grupi prestigjioz do të shoqërojë dy interpretuesit në këtë udhëtim të bukur muzikor.”
“Më 1 tetor, në kuadrin e festivalit hapet konkursi i parë ndërkombëtar për muzikë të dhomës në Plovdiv. Anëtarët e jurisë së tij do të shfaqin koncert, kurse kryetare është violinistja e njohur Ellmira Dërvarova. Aksenti tjetër nga programi i festivalit është recitali prej autori i pianistit të njohur Bojan Vodeniçarov, anëtar shumëvjeçar i jurisë së konkursit “Mbretëresha Elizabet”. Koncerti është i quajtur “Arti spontan i improvizimit” në bazë të idesë të vet Bojan Vodeniçarovit. Do të dëgjojmë krejtësisht muzikën e tij prej autori. Presim dhe miq nga Londra: “Stankov kbartet” mbërrin, që të paraqesë një koncert interesant në të cilin muzika bullgare takohet me muzikën spanjolle. Muzikantët interpretojnë krijime nga kompozitorët Gjeorgji Arnaudov, Antoni Donçev, Marin Goleminov. Pjesa spanjolle nga programi po kështu është shumë intriguese – në të presim një premierë botërore.”
Më 25 tetor në Shtëpinë e Ballabanit instrumenti më i madh me tela dhe me hark do të ketë skenën e vet. Me koncertin “Bass stage” kontrabasistja profesoresha Petja Bëgovska do të prezantojë nxënësit e vet. Titulli i fundit në programin e festivalit mban një frymë nga Lindja e Largët – “Bullgaria takoj Japoninë”. Milla Pallova na njeh me hollësira rreth ngjarjes: “Kam nderin të jem interpretuese në këtë koncert me pianisten e talentuar Ajami Fajt. Përpara viteve me të kishim një koncert të përbashkët. Njëra pjesë nga koncerti, në të cili ne ekzekutojmë që të dyja, i është kushtuar muzikës japoneze. Do ta gërshetojmë me muzikën bullgare përmes “Eva kuartetit”. Programi i “Ditëve të muzikës në shtëpinë e Ballabanit” parashikon dhe klasa të mjeshtërisë të Viktor Vëllkovit, Llëçezar Kostov dhe Ivo Stankov. I sigurojmë falas për muzikantët e rinj të Bullgarisë. Qëllimi ynë është që duke i takuar me interpretues të njohur t’u japim stimul për një realizim të mëtejshëm.”
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Grupi “DEEP ZONE Project” po përgatit eventin e tij më të mirë të vitit – për herë të parë grupi po organizon “DEEP ZONE All Stars”, duke bashkuar të gjithë solistët e tij dhe bashkëpunimet gjatë viteve të kaluara. Dhe ata nuk janë të paktë në çerek..
Edicioni vjeshtor i SoFest do të tërheqë fansa të arteve të ndryshme në Sofje me ngjarje interesante dhe pjesëmarrës nga vende të ndryshme. Nga data 14 deri më 17 nëntor në Sofia Live Club i presin dy shfaqje teatrale dhe koncerte të ndryshme. Dhe këtë..
U lëshua “Libri i këngëve të BE-së” (The EU Songbook), i cili përmban 6 këngë nga secili prej 27 shteteve anëtare të BE-sëdhe himni i BE-së "Ode e Gëzimit", transmeton BTA. Libri i këngëve është një projekt jofitimprurës danez dhe nuk ka lidhje..
Për Plamen Bonev De La Bona, si interpretues dhe autor i muzikës, viti 2024 është plot dashuri. “Dua” titullohet kënga e tij e fundit, e cila i ka dhënë..