Pas një pauze 18 vjeçare ansambli bullgar i gjimnastikës ritmike fitoi medaljet e arta në shumëgarëshin e Kampionatit Botëror në qytetin turk Izmir. Sportistet me trajnere Ina Ananieva pa asnjë gabim prezantuan dy kompozimet – me tri topa dhe me dy shirita dhe me pesë shkopinj zhongleri. Pas suksesit në shumëgarëshin vajzat e ansamblit bullgar fituan dhe dy medalje të argjendta në finalin e topave dhe shiritave. Kështu ato edhe një herë ripohuan pozitat e tyre të gjimnasteve më të mira në botë.
Reneta Kamberova, Mihaella Maevska-Veliçkova, Cvetelina Najdenova, Cvetelina Stojanova dhe Hristijana Todorova – ato janë emrat e kampioneve botërore të gjimnastikës ritmike. Afro 18 vjet Bullgaria priti këtë sukses. Herën e fundit një ansambël bullgar i gjimnastikës ritmike u bë mbajtës i medaljes së artë në Mondialin e vitit 1996 në Budapest. Titulli fituar në Izmir është medalja e dhjetë për ansamblet bullgare – pas medaljeve të viteve 1969, 1971, 1981 deri në 1989, 1995 dhe 1996. Në një nga intervistat e para pas suksesit krye trajnerja e ansamblit kombëtar Irina Ananieva tha, se medaljet e arta vajzat bullgare i fituan në sajë të ushtrimit origjinal, që dallohej nga ushtrimet e pjesëmarrëseve të tjera të kampionatit. “Jemi tepër të ngazëlluar dhe të lumtur. E kishim të qartë, se herët ose vonë do të marrim atë që meritojmë. Që nga çasti kur fillova të punoj me këto vajza, qëllimi im kryesor ishte të fitojmë një medalje në shumëgarëshin, sepse kjo është disiplina bullgare. Gëzohem, se e arritëm këtë sukses në këtë kampionat botëror, sepse vajzat gjatë tërë vitit në të gjitha garat treguan se janë shumë të mira.”
Prapa çdo suksesi botëror qëndron shumë punë, virtyte të shumta, qëndrueshmëri psikike dhe fizike, një përgatitje e planifikuar shumë mirë. Në Izmir Bullgaria arriti të rikthehet në majë, pra atje ku qëndronte vite me radhë gjatë erës së të ashtuquajturve “vajza të florinjta”. Ilijara Raeva, Diljana Georgieva, Lili Ignatova, Adriana Dunavska – gjimnastet me trajnere Neshka Robeva fituan të gjitha titujt e mundshëm në periudhën e viteve 80-të dhe 90-të të shekullit të kaluar. Atëherë flitej edhe për “shkollën bullgare” në gjimnastikën ritmike. Pas një amullie jo vetëm në gjimnastikë, por në mbarë sportin profesional në Bullgari, gjimnastet e Bullgarisë prapë janë në krye. U urojmë atyre të qëndrojnë në fronin e gjimnastikës ritmike vite të tëra me radhë!
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Kampionët olimpikë të mundjes Semen Novikov dhe Magomed Ramazanov u pritën solemnisht në aeroportin e Sofjes me valle, gajde dhe kurora dafine. “Ndjeva mbështetjen e çdo bullgari, synimi im i radhës është titulli botëror. Isha kampion..
Tihomir Ivanov fitoi vendin e tetë në kërcim së larti me rekord personal për sezonin 2,27 m dhe i dha fund pjesëmarrjes së Bullgarisë në Lojërat Olimpike në Paris . Bilanci për Bullgarinë është shtatë medalje - tre ari, një argjendi dhe tre..
Hristo Stoiçkov pranoi ftesën e presidentit të Federatës Botërore (FIFA), Gianni Infantino, për të qenë pjesë e ekipit të tij. "Është një nder i madh për mua të pranoj ftesën e Gianni Infantino për të punuar për FIFA. Unë do të përfaqësoj..
Federata Bullgare e Peshëngritjes ka shpallur falimentimin e vet për shkak të borxheve të mëdha. Peshëngritësit Karlos Nasar dhe..
Më shumë se 6000 vrapues do të marrin pjesë në edicionin e 41-të të Maratonës Wizz Air Sofia, njoftuan organizatorët e garës në një konferencë shtypi..