Filarmonia e Sofjes – doajeni i orkestrave bullgare hapi stinën e re muzikore më 2 tetor në sallën “Bëllgarija”. Në programin e koncertit u prezantuan pianistja Marija Meeroviç nga Belgjika, trumbetari Sergej Nakarjakov nga Izraeli dhe mexosopranoja Xheni Hu nga Austria. Krahas kësaj publiku kishte mundësi të dëgjojë edhe interpretimet e mrekullueshme të Korit Kombëtar Filarmonik “Svetosllav Obretenov”, i cili sivjet shënon përvjetorin e 70-të të krijimit.
Ndër dirigjentët, që do të drejtojnë filarmoninë gjatë kësaj stine janë Najden Todorov, Ljubka Biaxhoni dhe Angell Stankov. Drejtori i filarmonisë Javor Dimitrov zbulon disa emra të tjerë në afishen e sezonit muzikor 2014 – 2015: “Dirigjenti rumun Tiberiu Soare nuk do të drejtojë filarmoninë për herë të parë. Mënyra e tij e punës është shumë e dobishme për ne. Si dirigjenti, ashtu edhe orkestra punojnë me dëshirë të madhe dhe me entuziazëm. Kemi në plan, që gjatë sezonit të ri të prezantojmë muzikantë, të cilët jetojnë dhe punojnë në Bullgari. Soliste të filarmonisë do të jenë pianistet Borisllava Taneva dhe Daniella Andonova. Veprat e autorëve bullgarë, prapë do të jenë në thelbin e koncerteve.”
Edhe gjatë sezonit të ri vazhdojnë koncertet e organistit Velin Iliev, i cili bashkëpunon aktivisht me Filarmoninë e Sofjes. Ky është një krijues, i cili pa u ndërprerë prezanton vepra pak të harruara në mënyrë krejt interesante.
Kur dy emra yjesh bashkohen në një duet, suksesi është i sigurt. Kështu ndodhi me këngën nga Miro dhe ALMA “Më shumë”, dhe me siguri i njëjti fat do të ndiqet edhe nga bashkëpunimi i tyre i dytë – “Atje”. Kënga është krijuar gjatë kampit krijues Sofia..
Një trio vokale, pjesë e rritjes së muzikës pop bullgare në agim të mijëvjeçarit të ri - "Antibiotika" - është rikthyer me një këngë të re. Edhe pse të shpërndara në pjesë të ndryshme të botës, Ani, Sillvija dhe Savina na prezantojnë "Duket si..
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova Foto: arkiv, Ansambli “Filip Kutev”, BTA