“Gologan” është grupi bullgar për poezinë etno e rok. Tingëllon si një eksperiment ku janë të kombinuara dy arte. Të dy poetët Petër Çuhov dhe Ivan Hristov e kanë krijuar grupin para 10 vjetëve. Pas kësaj grupit janë bashkuar disa shokë të tyre. Megjithëse sot anëtarët e “Gologan”-it janë të ndryshëm se ata në fillim, grupi vazhdon të nxjerrë projekte të reja muzikore. Në fakt, “gologan” quhet një monedhë e vjetër prej bakri e vitit 1881.
Në studion e radios mysafirë erdhën Petër Çuhov, poet dhe muzikant, ndërsa Anxhela Rodel, e cila këndon dhe i bie mandolinës, është muzikologe etnografike dhe përkthyese e letërsisë artistike.
“Shfaqjet tona të para ishin performanca letrare – rrëfen muzikanti Çuhov. – Një vit më vonë, kur erdhi Anxhela, muzika u bë kryesorja në aktivitetet ku shkonim. Pastaj në “Gologan” u anëtarësuan muzikantët Ivan Vëlev (bas kitarë) dhe Grisha Manikatov (bateri). Sot poezinë e prezantojmë në mes të këngëve.”
Disa nga tekstet kanë lindur si poezi kështu që kjo lidhje nuk do të humbet – pohon Anxhela, duke sqaruar: “Më pëlqejnë folklori bullgar dhe roku amerikan. Për mendimin tim “Gologan” është bilanci i përkryer midis dy stileve. Këngët lindin në mënyrë spontane gjatë provave. Në kokë më vijnë melodi folklorike. Kur themeluam grupin para 10 vjetëve, atëherë shumica e grupeve ishin orientuar më tepër te xhazi, jo te roku. Mendoj se ky është tamam stili ynë.”
Viktoria Gllavçeva këndon që nga mosha 4-vjeçare dhe ka fituar një sërë çmimesh, por një popullaritet të veçantë fitoi pas pjesëmarrjes në formatin televiziv "Zëri i Bullgarisë". Gjysmë viti më vonë prezantoi këngën e saj të parë “Flakadani” me muzikë..
Dy artistë të gjeneratave të ndryshme, por me një vizion të ngjashëm muzikor, takohen në një duet – këta janë Grafa dhe Dara Ekimova, dhe kënga e tyre e përbashkët është “Asnjë moment”. Grafa krijoi ritmin dhe një pjesë të melodisë ndërsa..
Valeria Stojanova është ende studente në Shkollën Kombëtare të Muzikës në Sofje, por pavarësisht moshës së saj të re, ajo tashmë ka një përvojë solide skenike përkrah interpretuesve të njohur. E rritur në një familje muzikantësh, Valeria..