Më 5 tetor qytetarët bullgarë do të zgjedhin anëtarët e Kuvendit të 43-të Popullor. Ky është dhe shkaku të kujtojmë se, zgjedhjet e para parlamentare në Bullgarinë e lirë janë zhvilluar në sajë të rendimentit me bollëk prej fasules dhe misrit. Me hartimin e kushtetutës së parë u ngarkua Asambleja Themeluese, e thirrur më 10 shkurt 1879 në kryeqytetin e lashtë Tërnovo. Ky ishte dhe Kuvendi i parë Popullor i Bullgarisë pas Çlirimit të vendit nga zgjedhja osmane në vitin 1878, si pasojë të Luftës Ruso-Turke të viteve 1877-1878-ës.
Kuvendi i parë Popullor atëherë u bazua në Marrëveshjen e Berlinit midis Forcave të Mëdha dhe Perandorisë Osmane. Gjatë vitit 1879 deputetët e Asamblesë Themeluese janë zgjedhur me kokrra prej fasule dhe misri. Shkaku është se, në atë kohë njerëzit e shkolluar kanë qenë shumë pak. Ndërtuesit e principatës së re e kanë marrë idenë nga Greqia e Lashtë, djepi i demokracisë. Aty zgjedhjet dikur janë zhvilluar me kokrra fasuleje. Kandidatët për një post të lart kanë kthyer helmetat e veta dhe popullsia ka lëshuar brenda fasulen. Pas kësaj kanë derdhur atë që kanë mbledhur dhe kanë numëruar kokrrat. Ka fituar ai me më shumë kokrra fasule në helmetë. Del se, kjo është vota e parë sekrete në historinë elektorale të njerëzimit.
“Paraardhësit tanë të Komisionit Qendror Zgjedhor e zhvillojnë më tej sistemin – tregon shkrimtari Rosen Tahov. – Ata e shtojnë misrin me një shenjë negative, që të mund të jetë e qartë se kush shkon në mbledhje dhe kush mbetet jashtë bordit”. Dhe në të kaluarën, dhe tani jo gjithmonë sovrani dërgon në bankën e deputetëve qytetarët e vet më të denjë. Studiuesi i historisë parlamentare bullgare jep si shembull Ivanço Haxhipençoviç nga Rusçuk, sot qyteti Ruse.
“Ivanço Haxhipençoviç është njeriu, i cili ka firmosur dënimin me vdekje të apostullit të lirisë Vasill Levski – tregon Rosen Tahov – Ai ka marrë pjesë në Komisionin Gjyqësor të viteve 1872-1873. Pas Çlirimit, qytetarët e Ruses kanë llogaritur se, nuk ka një qytetar të tyre më të denjë, për të cilin të lëshojnë një kokërr fasuleje dhe e kanë dërguar atë në Asamblenë Themeluese në Tërnovo. Firma e Ivanço Haxhipençoviçit qëndron në dy vende në historinë bullgare –nën dënimin me vdekje të Vasill Levskit dhe nën Kushtetutën e Tërnovos. Që të mos të kemi personalitete të tillë famoz, bashkatdhetarët tanë të shpërndarë nëpër botë duhet të vijnë dhe të ndryshojnë sistemin politik të Bullgarisë.”
Sipas Rosen Tahovit, ka nisma në historinë tonë parlamentare, të cilat janë ruajtur dhe deri më sot.
“Atdheu i demagogjisë është Greqia e Lashtë. Babai i demagogjisë bullgare quhet Mihaill Takev. Ky ishte një politikan nga Partia Demokratike në të kaluarën e largët. Ka shkuar ai në një fshat për të mbajtur fjalim. Ka premtuar fjalë të kota. Dhe më në fund ka thënë se në fshat do të ndërtohet një urë e gjerë dhe komode. Një nga fshatarët me një kuraje më të madhe, ka ngritur krye dhe ka thënë: “Zoti Takev ne nuk kemi lum”. Mihaill Takevi ka premtuar: “Mos u shqetësoni, zoti fshatar, ne do t’ju sjellim dhe lum”.
Dhe sot rastis që zgjedhjet të fitohen jo në bazë të rregullave.
“Unë do të tregoj sesi një deputet bullgar ka fituar zgjedhjet në vitin 1908 – thotë z. Rosen Tahov. – Ai quhet Anton Frangja – avokat dhe politikan nga Partia Progresive-Liberale, është bërë dhe ministër. Konkurrent i tij ka qenë Stojan Mihajllovski, një shkrimtar i njohur bullgar dhe veprimtar shoqëror, kryetar i Komitetit të Lartë Dypalësh të Maqedonisë dhe Edrenesë. Atëherë është paraqitur në zgjedhjet si kandidat nga Partia Agrare. Që të dy oponentë kanë shkuar në një miting parazgjedhor në qytetin Nova Zagora. Nga një ballkon Stojan Mihajllovski ka mbajtur fjalim dyorësh. Ai ka qenë nxënës francez dhe ka folur për parimet e demokracisë. Ka filluar të fliste që nga Greqia e Lashtë, ka kaluar përmes Romës dhe e ka përfunduar fjalimin e tij me fjalët “Rroftë republika! Rroftë demokracia!” Por këto fjalë Stojan Mihajllovski i ka thënë latinisht dhe për shumicën e njerëzve të njëjtat kanë qenë të panjohura. Z. Anton Frangja është drejtuar te të mbledhurit në shesh: “A e dëgjuat se çfarë tha ai? Ai më shau në gjuhën vllahe”. Populli e ka besuar atë dhe kështu Anton Frangja i ka fituar zgjedhjet. Nganjëherë kështu hyhet në Kuvendin Popullor – me goditje nga poshtë mesit.”
Ka disa instrumente, të cilat përdoren në zgjedhjet bullgare, vë në dukje z. Rosen Tahov: “Në fillim ka qenë “goditja me shkop”. Kur janë zhvilluar zgjedhjet për Kuvendin e 3-të të Madh Popullor, janë shëtitur disa burra me disa shkopinj të gjatë, në të cilat shkruan me shkronja të mëdha “kushtetutë”. Kuvendi është mbajtur në qytetin Svishtov dhe atëherë princit Aleksandër Batenberg, i cili ka suspenduar Kushtetutën, i janë dhënë kompetenca të jashtëzakonshme. “Goditja me shkop” është një gjë e vjetërsuar dhe e kaluar, tanimë askush nuk të rrahë në zgjedhje. Instrumenti tjetër, të cilit i ka kaluar koha është demagogjia. Ajo është e përhershme. I treti është vota e romëve, e cila përdoret prej kohe. Për herë të parë votën e romëve e ka shfrytëzuar Nikolla Suknarov, deputet nga Partia Liberale. Që aty e tutje mund ta kujtojmë Aleko Konstantinovin i cili është një nga shkrimtarët tanë më të shkëlqyer të fejtonit nga e kaluara, i cili ka sjellë “Shuajini qirinjtë”. Ai ka qenë i frymëzuar nga themeluesi i Partisë Popullore Konstantin Stoillov, dy herë kryeministër i Bullgarisë. Me qenë se kundërshtari i tij Dragan Cankov ka qenë me rrezik të fitonte, z. Stoillov ka dërguar një telegram deri në qytetin Bjalla Sllatina: “Në fund të fundit shuajini qirinjtë dhe rregulloni kutitë”. Ky është i ashtuquajturi “ndikim moral”. Z. Konstantin Stoillov thotë: “Qeveria e cila është në pushtet, ka të drejtë të ushtrojë një ndikim moral mbi zgjedhësit e vet.”
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Revolucionari i madh Ljuben Karavellov (1834-1879), shkrimtar dhe publicist i Rilindjes sonë, ka lënë një gjurmë të thellë në letërsinë bullgare si prozator, poet, fejtonist, kritik i letërsisë. Ljuben Karavelllovi ishte dhe udhëheqës i Lëvizjes Çlirimtare..
Statuja e parë prej mermeri e zbuluar më 3 korrik në qytetin antik Heraklea Sinthika është ndoshta e nipit të perandorit romak Oktavian Avgust - Lucij, njoftoi udhëheqësi i gërmimeve, Prof. Ljudmill Vagalinski. “Nuk ka dyshim se statuja është nga..
Në rrugën Sofje - Samokov përballë rrjedhës së lumit Iskër, pranë kthesës së madhe piktoreske midis fshatrave Kokaljane dhe Pasarell pranë Urës së Djallit ndodhet kodra Srednobërdie. Aty lumi Vedena derdhet në lumin Iskër dhe malet Lozen dhe..
Revolucionari i madh Ljuben Karavellov (1834-1879), shkrimtar dhe publicist i Rilindjes sonë, ka lënë një gjurmë të thellë në letërsinë bullgare si prozator,..