Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Çfarë kërkojnë njerëzit nga qeveria vijuese?

Drejtori i Institutit “Shoqëria e hapur”, z. Bojan Zahariev
Foto: BGNES

Shoqëria bullgare po gjendet para zgjedhjeve parlamentare. Kush do të qeverisë Bullgarinë dhe çfarë kërkojnë bullgarët nga qeveria vijuese janë çështjet e rendit të ditës. Sipas të dhënave të sondazhit të fundit të opinionit publik, të bërë nga Instituti “Shoqëria e hapur”, Sofja është pasqyrë e arritjeve të pushtetarëve dhe e pritjeve të njerëzve.

“Të anketuarit, kryesisht nga sektori publik, shprehin pakënaqësi shumë të madhe – komenton z. Bojan Zahariev, drejtor i institutit. – Në vend të parë dallohet fusha e shëndetësisë. Dy e katërta e qytetarëve të rritur, pra ata të cilët kanë të drejtë të votojnë, pohojnë se nuk janë të kënaqur me shërbimet shëndetësore në vend. Vetëm një e katërta e të anketuarve përmendin tregun e punës, punësimin dhe të ardhurat, si dhe rritjen ekonomike lidhur me to. Një në të katërtin thekson fushën e arsimit. Është për t’u përmendur se në sondazhet e mëparshme, fusha e shëndetësisë është në krye të klasifikimit. Mbi këtë çështje qeveria e re patjetër duhet të përqendrohet.”

Z. Bojan Zahariev sqaron se konsensusi në përzgjedhjen e fushave me prioritet nuk duhet të ngatërrohet me këtë“çfarë duhet të ndryshojë në to”. Ndonjëherë për çështjet shumë të rëndësishme shoqërore nuk arrihet konsensus.

Sipas të dhënave të sondazhit 67 për qind e qytetarëve të rritur pohojnë se janë prekur nga kriza ekonomike. Kjo vlen dhe për 80 për qind të të varfërve dhe për gjysmën e popullsisë me të ardhura më të larta. Ndoshta kjo është një nga arsyet për pesimizmin karakteristik të bullgarëve, mendon z. Zahariev, duke shtuar:

“Kjo duket dhe në sondazhet ndërkombëtare ku bëhet pyetja: “A jeni i kënaqur me jetën?”. Aty bullgarët renditen aq mbrapa, se kjo nuk mund të shpjegohet vetëm me problemet ekonomike. Për mendimin tim kjo ka të bëjë me ambicien tonë të madh. Ne, jo se vetëm duam të jetojmë në mënyrë normale, por duam t’u ngjajmë vendeve të pasura të Evropës. Kjo na bën të mendojmë se jemi larg qëllimit, se nuk jetohet mjaft mirë në Bullgari. Në sondazhin tonë po ashtu duket se dy e katërta e të anketuarve thonë se janë prekur nga kriza ekonomike. Vetëm një e treta pohojnë se janë të kënaqur me jetën që bëjnë. Kur t’ua bëjnë të njëjtën pyetje evropianëve, tre e katërta përgjigjen pozitivisht. Raporti bullgar-evropian në sondazhet për kënaqësinë me jetën janë një me tre. Ky është dallim shumë i madh.”

Në Bullgari pesimizmi social-ekonomik kombinohet me pabesimin e madh tek institucionet, i cili pabesim rritet ndjeshëm, tregojnë të dhënat e sondazhit. Ndër qytetarët e rritur 65 për qind kanë besim maksimum në dy prek 15 institucioneve kyçe. Në këto të fundit bien organizatat e ndryshme, parlamenti, qeveria, gjykata, prokuroria, policia, partitë etj. Bile besimi tradicionalisht i lartë te institucionet evropiane është duke u ulur. Vendet ku ka më shumë korrupsion dhe paqëndrueshmëri, e kanë zakon të besojnë më shumë tek institucionet ndërkombëtare se institucionet brenda shtetit. Kjo do të thotë se besimi i lartë tek institucionet evropiane është më tepër shenjë për pakënaqësinë me një rrugë pa dalje në vendin përkatës, se sa mund të jetë shenjë e orientimit proevropian.

Qytetarët e rritur janë të bindur se anëtarësia në BE ka përmirësuar mënyrën sipas të cilës qeveriset Bullgaria, pra se si punon policia, drejtësia, parlamenti dhe të gjitha sistemet e rëndësishme shoqërore, të cilat kanë të bëjnë me institucionet kyçe.

Përgatiti në shqip: Anna Kapitanova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Donald Trump

Presidenti dhe partitë politike uruan Donald Trump

Politikanët bullgarë uruan Donald Trump për zgjedhjen e tij si president i SHBA-së. Urime Donald Trump për fitoren zgjedhore, shkroi presidenti Rumen Radev në rrjetin social “X”. "Kam besim se dialogu ynë efektiv në nivelin më të lartë do të vazhdojë..

botuar më 24-11-06 2.03.MD
Vesna Bendevska

Pushtetarët në Shkup vazhdojnë të shtypin bullgarët në Manastir

Nënkryetarja e Parlamentit të Maqedonisë së Veriut, Vesna Bendevska, paraqiti në Prokurorinë e Manastirit, se Klubi Kulturor Bullgar “Ivan Mihajllov” në qytet vazhdon të funksionojë, pavarësisht fshirjes nga regjistri qendror, njoftoi BTA, duke iu..

botuar më 24-11-05 10.59.PD
Борис Руге в Хърватия , 30.10.24 г.

Ngjarjet me adresë ballkanike

Polemika në Kroaci për dërgimin e personelit ushtarak në misionin e NATO-s në mbështetje të Ukrainës Zëvendës Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Boris Ruge vizitoi Kroacinë për t'u shpjeguar deputetëve vendas rreth misionit të Aleancës në..

botuar më 24-11-02 10.05.PD