Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

“Bullgaria shumëngjyrëshe” – aksent i Festivalit “Ditët evropiane të kulturës” në Frankfurt

БНР Новини
Foto: www.ecb.europa.eu

Nga data 15 tetor deri më 12 dhjetor të këtij viti në Frankfurt të Gjermanisë, do të mbahen “Ditët evropiane të kulturës” që tashme janë bërë tradicionale. Edicioni i sivjetshëm i është kushtuar kulturës sonë kombëtare dhe është nën emrin “Bullgaria shumëngjyrëshe”. Për koncertin me të cilin solemnisht do të hapet festivali po përgatitet ekipi i Agjencisë muzikore “Kantus Firmus”.

“Këto janë festa që organizohen nga Banka Qendrore Evropiane që nga viti 2003 – tregon drejtori ekzekutiv Vasil Dimitrov. – Ideja është që në çdo edicion theksi të vihet mbi praninë kulturore të njërit prej vendeve anëtare të BE. Sivjet në fokus është Bullgaria, prandaj aktiviteti organizohet në bashkëpunim me Bankën Popullore Bullgare. Për “Kantus Firmus” dhe për Klasik FM orkestër kjo ftesë vjen si vlerësim për punën tonë. Është nder, qe ne organizojmë katër prej aktiviteteve të festivalit. Programi për hapjen është përzgjedhur në mënyrë të tillë që të prezantojë më mirë kulturën muzikore bullgare.”

Periudha e përgatitjes ishte e gjatë – nga maji i 2013 deri më sot. Afishja tashmë është gati si dhe të gjitha hollësirat lidhur me udhëtimin e 83 pjesëmarrësve në koncertin e parë. Ai do të jetë nën drejtimin e dirigjentit Grigor Palikarov. Ja se çfarë tregon ai: “Mendoj, se me përpjekje të përbashkëta arritëm të bëjmë një program të balancuar mirë, i cili do të tingëlloi në sallën e madhe “Alte Oper” në Frankfurt. Ky është vendi ku kam pasur lumturin të dirigjoi disa herë. Atmosfera është e mahnitshme, po pres që salla të mbushet me 3000 veta, siç është kapaciteti i saj dhe pjesëmarrja jonë do të shndërrohet në një ngjarje të vërtetë. Krahas Rapsodisë bullgare “Vardar” të Panço Vlladigerovit zgjohem ta prezantojmë para publikut gjerman dhe Koncertin e tij të tretë për piano. Pianisti i mrekullueshëm Ljudmill Angellov e ka ekzekutuar disa herë me orkestra dhe dirigjentë të ndryshëm, tani për herë të parë do të interpretojmë së bashku. Ishte fare e natyrshme të përfshijmë edhe vallen “Rëçenica” nga “Vallzimet trake” të Petko Stajnovit. Solisti ynë i dyte, mexosopranoja Nadja Krësteva zgjodhi vet të interpretojë Arien e Evrosinës nga opera “Momçill” e Ljubomir Pipkovit, një kolos tjetër i madh. Krahas kësaj kemi përgatitur dhe ariet nga operat “Andre Shenie”, “Adriana Lekuvrjor”, “Karmen” dhe nga opereta “Lakuriqi i natës”. Më 18 tetor do të zhvillohet koncerti i dytë. Është e njohur, se unë preferoj të punojë me talente të rinj. Me Elin Kolevën, violinë, dhe pianisten Viktorija Vasillenko jemi takuar jo një herë. Me idenë se do të jemi në skenë me orkestrën e dhomës, zgjodhëm Bah – Koncert në re minor, bashkë me dy prej  “Katër stinëve” të Vivaldit. Do të ketë dhe vepër bullgare – “Korrja” dhe “Vallëzim” nga “Miniatura për orkestër me tela” – vepër e njohur e Marin Golleminovit. Mendoj, se kur prezantohet kultura bullgare kjo duhet të bëhet me kryevepra të vërtetuara. Shpresoj, se programi ynë të jetë i fuqishëm dhe mbresëlënës për publikun.”

Koncertet do të incizohen dhe do të transmetohen në radio-kanalin kulturor gjerman për provincën Hesen – hr2. “Nga “Kantus Firmus” po përgatitin dhe dy koncerte xhaz që do të jenë përkatësisht me 27 dhe 28 nëntor të këtij viti me pjesëmarrjen e Angell Zaberski trio, Vasill Petrovin dhe Bras kuintetin  bullgar. Në programin e “Ditëve evropiane të kulturës” në Frankfurt janë përfshirë edhe shfaqje të Korit të Fëmijëve të Radios Kombëtare Bullgare, të Teatrit të kukullave në kryeqytet, të formacionit “Dragostin Folk Nacional” me dirigjent Stefan Dragostinov. Do të mbahet edhe një ligjëratë për qytetërimin trak. Dr. Todor Çobanov nga Bashkia e kryeqytetit shpalli, se kanë gatishmëri të dërgojnë në Frankfurt fotografi dhe replika për një ekspozitë, kushtuar trashëgimisë trake. Programi i larmishëm i festivalit do të përfundojë me interpretimin e grupit të Neshka Robevës – me spektaklin “Misteri i Ditës së Joan Pagëzorit”.

Përgatiti në shqip: Sofia Popova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

“Më zgjo në maj” dhe Mary Boys Band

Me këngën e tyre të re “Më zgjo në maj” Mary Boys Band e përmbushin premtimin e tyre për të përjetuar verën fund e krye. Besnik ndaj vetes, në prag të dimrit, muzikantët na zhytin në emocione të ngrohta, karakteristike për të gjitha këngët e tyre të..

botuar më 24-11-28 6.10.PD

"Dua"

Për Plamen Bonev De La Bona, si interpretues dhe autor i muzikës, viti 2024 është plot dashuri. “Dua” titullohet kënga e tij e fundit, e cila i ka dhënë emrin edhe albumit të tij të fundit, ku janë mbledhur dhjetë këngë të tij. Këngëtari thotë se për këtë..

botuar më 24-11-27 6.10.PD

"I pathyer"

Pop akustik me rrënjë në folklorin bullgar - kjo është muzika me të cilën jemi mësuar të lidhim dyshen Dimitër dhe Hristo. Ata janë Dimitër Atanasov dhe Hristo Mlladenov dhe mezi presin të prezantojnë këngët e tyre të reja nga albumi i tyre i ri "I pathyer..

botuar më 24-11-26 6.25.PD