Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Ada Mitrani – përtej këtu

БНР Новини

Në galerinë e kryeqytetit “Arte” u hap ekspozita e Ada Mitranit. Me të piktorja juriste kthehet te profesioni i parë, përvetësuar në Bullgari. Ekspozita është me titullin “Përtej këtu” – sepse afro tri dekada Ada Mitrani jeton dhe punon përtej oqeanit, në SHBA-në. Me këtë aktivitet krijuesja hedh një urë midis botës së atjeshme dhe botës së këtushme, midis artit dhe drejtësisë. Në Amerikë Ada Mitrani mbaroi drejtësi. Që nga viti 2006 punon në Uashington në Ministrinë e Energjetikës. Në vitin 1995 bëri ilustrimet e librit me poezi të specialistit të anglishtes, profesorit Aleksandër Shurbanov. Mezi tani, pas afro 20 vitesh ajo rikthehet te kënaqësia të pikturojë. Veprat e saj më të reja kanë të bëjnë me patente, teknologji e kështu me radhë. Në ekspozitë mund të shihen vepra si nga viteve 2013 dhe 2014, ashtu edhe nga dy dekadat e fundit të shekullit të kaluar.

СнимкаSi e përcaktoni mënyrën e vet të vizatimit?

“Në vitet e hershme bëra grafika, litografi,kolazhe,vizatime me pastele e të tjerë. Veprat e fundit si teknikë janë tepër të thjeshta. Ato përbëjnë një letre me tush. Dhe ky ishte qëllimi im – të pastrojë veprat nga të gjitha efektet si ngjyra, teknika dhe materiale speciale, dhe të mbetet vetëm vija e pastër.”

Cilat janë kujtimet tuaja nga Akademia e Arteve Figurative në Sofje dhe rrethet kulturore në Bullgari?

“Mbaj kujtime të paharrueshme. Në Bullgari mora një arsim të mrekullueshëm. Mbarova Gjimnazin e Arteve Figurative. Pas kësaj në Akademi grumbullova dituri të mëdha – studiova ilustrim dhe dizajn të librave. Kur isha studente më bënte përshtypje se midis piktorëve kishte një konkurrim shpirtmirë. Dhe mendoj, se kjo vazhdon edhe më sot. Piktorët interesohen nga njeri tjetri dhe nga krijimtaria e njeri tjetrit, gjë që është shumë e dobishme për punën e tyre. Në Amerikë situata nuk është e tillë. Piktorët janë të shpërndarë mbi territorin e mbarë vendit dhe ata nuk disponojnë mjedisin tonë.”

Cilat ishin sfidat më të mëdha përtej oqeanit?

“Ka një sfidë kryesore atje – njeriu duhet të ambientohet me kulturën e re dhe me mënyrën e re të jetesës.”

Mirëpo, sa vite janë të domosdoshme për këtë?

“Për mua ambientimi vazhdoi tre vjet. Edhe njerëz të tjerë më kanë thënë, se tre vjet janë të domosdoshme, që njeriu t’u përshtatet kushteve të reja, gjuhës, kulturës, marrëdhënieve midis njerëzve. Padyshim ato dallohen shumë prej këtyre, që ekzistojnë në Bullgari. Njeriu duhet të zhytet në këtë mjedis. Por procesi është shumë i vështirë dhe i rëndë.”

СнимкаÇfarë janë kazuset, që zgjidh si juriste Ada Mitrani përtej oqeanit?

“Çështjet, me të cilët merrem kanë të bëjnë kryesisht me proceset e hapura kundër qeverisë federale, ministrisë, ministrit, shtetit. Kryesisht merrem me mbrojtjen. Ne nuk hapim procese kundër ndonjërit. Zakonisht njerëzit hapin procese kundër neve qoftë për para, qoftë për ndryshimin e legjislacionit ose për bërjen e ndonjë pune të pakryer. Kjo është përgjegjësia e qeverisë federale. Proceset janë të ndryshme – nga më të thjeshtat deri te më të ndërlikuarit.”

Pse u kthyet te vizatimi, çfarë ju jep ai?

“Që nga viti 1995 kur nisa të mësoj drejtësi, e deri më sot merresha kryesisht me këtë. Dhe si çdo profesion i ri, për mua ishte shumë interesante të depërtojë në thellësinë e tij. Mirëpo, vjen një çast, në të cilin edhe profesioni i ri bëhet i vjetër. Mendoj, se jam në këtë etapë tashti. Brenda këtyre viteve gjithnjë më pyesnin pse nuk vizatoj. Dhe unë në të vërtetë nuk kisha dëshirë. Por dalë ngadalë etja për vizatim fillon të kthehet.”

Si u ndryshua Bullgaria, si ju duk tashti pas kaq shumë vitesh?

“Bullgaria u ndryshua shumë. Unë kthehem një herë çdo dy – tre vjet. Kështu që mund të zbulojë edhe ndryshimet më të vogla. Sofja u bë një qytet edhe më të bukur, më të pastër. Në krahasim me vitin 1986, kur e braktisa Sofjen ndryshimet janë të mëdha dhe të dukshme. Mirëpo, nuk më pëlqen se ka shumë burokraci, të cilën duhet të kapërcehet në ndonjë mënyrë.”

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova

Fotografi: Veneta Pavllova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Marius Donkin

Aktori dhe regjisori bullgar Marius Donkin u nderua në një festival teatror në Prishtinë

Monospektakli "Zoti Ibrahim dhe lulet e Kuranit" i Marius Donkin bazuar në veprën me të njëjtin emër të Eric-Emmanuel Schmitt fitoi çmimin e madh në edicionin e sivjetmë të Festivalit Ndërkombëtar "MonoAkt" në Kosovë, njoftoi "Koha Ditore". Monodrama e..

botuar më 24-06-17 12.34.MD

Muzeu Arkeologjik Kombëtar merr pjesë në Ditët Evropiane të Arkeologjisë - shikoni se si

Një këndvështrim tjetër mbi shkencën e Arkeologjisë - si bazë për komunikim, ndarje publike të trashëgimisë evropiane dhe akses më të lehtë në të - jep iniciativa Ditët Evropiane të Arkeologjisë 2024, e cila zhvillohet në një sërë vendesh të kontinentit...

botuar më 24-06-15 8.30.PD

Bullgaria ka tradita në arsimin e lartë në frëngjisht

Me dëshirën për t'u hapur ndaj botës, pas viteve të gjata të izolimit në ish-kampin socialist, Bullgaria dhe Rumania u bashkuan në vitin 1994 në Organizatën Ndërkombëtare të Frankofonisë.  Një nga vlerat kryesore të komunitetit frankofon është arsimi..

botuar më 24-06-13 7.30.PD