Për 35 vjet “Sprint” kalon përmes ndryshimeve të ndryshme si të grupit, ashtu dhe sa i përket stilit. Rok melodik dhe nju new wave janë pjesë nga eksperimentet muzikore të formacionit. Me siguri janë të mira, kurse si dëshmi për këtë janë dhe disa nga këngët e tyre, të cilat kanë mbetur në historinë e muzikës zbavitëse bullgare. Një pjesë e rëndësishme nga zhvillimi i grupit “Sprint” del veprimtaria aktive incizuese, të cilën grupi e zhvillon në Radion Kombëtare Bullgare gjatë viteve 80 të shekullit të kaluar. Atëherë muzikantët ekzekutojnë në shumë albume dhe këngë të interpretuesve vendas, të incizuar në medien kombëtare. “Sprint” kanë interpretuar rolin e një seksioni ritmik pranë Big Bendit të Radios Kombëtare Bullgare.
Në kohë formacioni vazhdon të zhvillohet dhe nuk pushon të incizojë këngë dhe projekte të reja. Më shumë se 20 vjet muzikantët zhvillojnë koncerte si në Rusi dhe në ish republikat sovjetike, ashtu dhe në Azi. Në Japoni dhe në Korenë e Jugut rok-banda është një mike e pritur dhe sot e kësaj dite.
Pejo Peev, themeluesi i formacionit (vokal dhe bateri) na kthen përsëri drejt historisë të diskut më të ri “Në një kafe për të dy”.
“Albumi ynë është i shumëpritur siç nga ne, ashtu edhe nga fansat tanë, sepse e incizuam në kuadrin e një viti. Stili mund të përcaktohet si pop britanik. Interesantja është se, tani ngulmojmë krejtësisht mbi praninë e meshkujve, në ndryshim nga herë tjetër, kur në grupin tonë ka dhe vokal grash. Ideja për projektin erdhi nga Petër Gjuzelevi (nga grupi “Shturcite”), i cili mjerisht nuk është më midis nesh. Gjatë viteve të fundit ai shpesh punonte me ne. Kështu incizuam një album të ri. Gjatë kohës së punës sonë dëgjova disa këngë, të cilat ai nuk i kishte përfshirë. Më pëlqyen dhe kështu Pepi ia dhuroi grupit “Sprint” Në këtë mënyrë incizuam singëllin “Në një kafe për të dy”, i cili i dha emër dhe të gjithë albumit tonë të ri. Kurse ne vendosëm t’ia përkushtojmë Petër Gjuzelevit. Kemi vënë dhe një këngë, për nder të tij – “Një yll shkoj në qiell”, në bazë të tekstit të Volen Nikollaevit. Në projekt ka dhe kompozicione të mia dhe të Asen Dragnevit (piano) dhe një të Emill Kolevit (bas kitarë dhe vokal) – kolegu më i ri në grup. Mendoj se si tërësi çdo gjë u formua shumë mirë në album. Një nga këngët tona të fundit, e cila po kështu është këtu – “Këshill”, shumë shpejt u bë e njohur në Rusi dhe u bë shkak për turneun tonë të ardhshëm aty. Ajo vërtitet në radion ruse “Maksimum” në klasifikimin për interpretues të huaj. Pres që të kemi sukses me të”.
Gjatë muajit dhjetor muzikantët do të bëjnë promocion të albumit në Sofje. Tani emocionet e tyre janë të lidhura dhe me koncerte të ardhshme në destinacione të njohura shumë mirë prej tyre. Në fund të muajit tetor rok grupi “Sprint” niset në turne në Rusi: “Programi të cilin do ta paraqesim, do të prezantojë si këngë nga albumi tonë i ri, ashtu dhe këngë të njohura mirë nga publiku rus – shton Pejo Peev. – Aty ne jemi anëtarë të një rok-federate. Kurse ajo nga ana e vet na organizon koncerte. Turneu tani për tani përfshin Moskën, Novgorodin e Poshtëm, Astrahan dhe Kazan. Në skenë do të jemi bashkë me formacionin e njohur për publikun rus “Alisa”. Të dyja grupit ndajmë skenën, ku çdo një bën shou për 45 minuta.”
Pas Rusisë grupi “Sprint” ka pesë koncerte në Amerikë dhe në Gjeorgji. Në fillim të vitit 2015 mikpritës i tyre do të jetë “Hard Rok kafe” në Tokio për dy koncerte. Turneu aziatik i rok bandës do të vazhdojë edhe me disa shfaqje muzikore në Korenë e Jugut.
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Grupi “Kanella” njihet prej vitesh, por në vitin 2022 përbërja e formacionit u rinovua dhe grupi regjistroi këngën e tij të parë “Zana”. Pasuan "Përgjithmonë", "Lulet" dhe "Unaza", e cila ishte e pranishme për më shumë se një muaj në renditjen e BNR TOP 20...
Një rrugëtim i jashtëzakonshëm mes zhanreve muzikore dhe vendndodhjeve gjeografike na pret sonte më 14 nëntor. Në sallën 11 të Pallatit Kombëtar të Kulturës (NDK) në Sofje nga ora 19:00, toni i butë i fyellit bullgar do të takohet me tingujt klasikë të..
Grupi “DEEP ZONE Project” po përgatit eventin e tij më të mirë të vitit – për herë të parë grupi po organizon “DEEP ZONE All Stars”, duke bashkuar të gjithë solistët e tij dhe bashkëpunimet gjatë viteve të kaluara. Dhe ata nuk janë të paktë në çerek..
Këngëtari i ri Todor Gaxhallov prezantoi këngën e tij të re prej autori "Dera e kyçur". Autori u frymëzua nga lufta e secilit person me pengesat dhe..