Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Pikëpyetjet rreth qeverisjes së re po mbeten

БНР Новини
Gjatë konsultimeve midis GERB-it dhe nacionalistëve nga “Fronti Patriotik” u arrit pajtim.
Foto: BGNES

Tërë javën vazhduan konsultimet e partisë GERB, e cila fitoi zgjedhjet e parakohshme parlamentare më 5 tetor, me forcat e tjera të paraqitura në Parlament, për formimin e qeverisë së re. Ekipi i partisë GERB, i ngarkuar me zhvillimin e bisedimeve, formuloi 18 prioritete kryesore si bazë e arritjes së pëlqimit me partnerët e saj eventualë.

Siç pritej, konsultimet midis partisë së qendrës së djathtë GERB dhe Partisë Socialiste Bullgare përfunduan pa u arritur marrëveshje për formimin e një koalicioni. Kishte dallime mbi pothuaj të gjitha politikat konkrete. Megjithatë dy formacionet më të mëdha në Parlament u bashkuan rreth katër temave kryesore: vazhdimit të orientimit euroatlantik të Bullgarisë, përmirësimit të mjedisit të biznesit, anëtarësimit në bashkimin unik bankar dhe rimëkëmbjes së besimit të Komisionit Evropian ndaj Bullgarisë.

Një ditë para se të fillojnë bisedimet me GERB-in, nga centrali i Lëvizjes për të Drejtat dhe Liritë shpallën se heqin dorë nga pjesëmarrja në pushtet, por do të përkrahin absolutisht një qeveri të pakicës të GERB-it. Lëvizja për të Drejtat dhe Liritë vuri në dukje se një koalicion eventual i GERB-it me “Frontin Patriotik” do të ishte një koalicion i paparimtë. Pas konsultimeve u bë e qartë se mbi shumicën e prioriteteve ka përputhje midis qëndrimeve të GERB-it dhe Lëvizjes për të Drejtat dhe Liritë. Mirëpo GERB nënvizoi se nuk mund të bëjë koalicion me lëvizjen, pas protestave 14 mujore kundër marrëveshjeve të prapaskenës, të përfaqësuara nga Deljan Peevski dhe Lëvizja për të Drejtat dhe Liritë.

Pas disa bisedimeve midis ekipeve të GERB-it dhe “Bllokut të djathtë të Reformatorëve”, të cilat vazhduan më se 7 orë, për formimin e koalicionit, ato u ndërprenë përkohësisht. Përfaqësuesit e GERB-it vunë në dukje dy shkaqe për këtë: mungesa e garancive juridike për stabilitetin e Republikës së Bullgarisë si subjekt politik dhe kushti i vënë për moslejimin e pjesëmarrjes së katër partive në qeverisjen e ardhshme – Partia Socialiste Bullgare, Lëvizja për të Drejtat dhe Liritë, “Ataka” dhe “Bullgaria pa Censurë”.

Gjatë konsultimeve midis GERB-it dhe nacionalistëve nga “Fronti Patriotik” u arrit pajtim për nënshkrimin e një marrëveshjeje të përbashkët për pjesëmarrje të përbashkët në udhëheqjen e vendit mbi bazën e një programi konkret.

Ekipet e GERB-it dhe të “Bullgarisë pa Censurë”, të ngarkuara me zhvillimin e bisedimeve, nuk arritën marrëveshje për formimin e qeverisë për shkak të qëndrimeve të tyre të ndryshme mbi disa çështje të veçanta. Siç pritej, nacionalistët nga “Ataka” nuk u paraqitën në bisedime, pasi nuk u miratua ideja e tyre për transmetimin e konsultimeve live nga mediat.

Ekipet e GERB-it dhe të formacionit më të vogël në Parlament, ai i qendrës së majtë ABV, konstatuan ngjashmëri në shumicën e pikave të bisedimit, por u përvijuan dhe disa dallime të papërballueshme në sistemin tatimor, në zhvillimin e energjetikës bërthamore dhe në rolin e shtetit në jetën e shoqërisë.

Raundi i parë i bisedimeve për formimin e qeverisë së re, nuk na solli një përgjigje kategorike për konfigurimin e ardhshëm të pushtetit. Bisedimet do të vazhdojnë edhe këtë javë. Në konsultimet e nivelit të ekspertëve do të ftohen dhe “Fronti Patriotik” dhe ABV-ja, ndoshta edhe Partia Socialiste Bullgare. Pritet dhe një raund i ri bisedimesh me “Bllokun e Reformatorëve”.

Sot GERB thërret një forum të gjerë kombëtar, me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të Komisionit Ekzekutiv, të kryetarëve të bashkive, të kryetarëve të këshillave bashkiake, të deputetëve, eurodeputetëve nga partia, që të diskutohen hapat e ardhshëm. “Do t’i informojmë kolegët për zhvillimin e debateve dhe për ngjashmëritë mbi pikat e veçanta midis subjekteve të ndryshme politike, por tani për tani është herët për t’u folur për formimin e një qeverie të re”, deklaroi ekipi i bisedimeve.

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Ngjarjet me adresë ballkanike

Athina paralajmëroi se pret të respektohen të drejtat e grekëve në Epirin e Veriut Greqia paralajmëroi kryeministrin shqiptar Edi Rama se respektimi i të drejtave të minoritetit grek në Shqipëri mbetet një kusht i detyrueshëm për anëtarësimin..

botuar më 24-11-08 3.30.MD

Nënpresidentja Ilijana Jotova e quajti Asamblenë e re Kombëtare "të paligjshme"

Nënpresidentja Ilijana Jotova e përshkroi Asamblenë Kombëtare të sapozgjedhur si "të paligjshme". Sipas saj, raportimet për shkelje dhe kërkesat e gjithnjë e më shumë partive për anulimin e zgjedhjeve e vënë në pikëpyetje drejtësinë e tyre. Ajo e tha këtë..

botuar më 24-11-07 5.38.MD
Ljupço Georgievski dhe avokati Naser Raufi (djathtas)

Bullgarët nga Manastiri do të kërkojnë mbrojtjen e të drejtave të tyre para gjykatës në Strasburg

Klubi Kulturor "Ivan Mihajllov" në Manastir është fshirë nga Regjistri Qendror në Maqedoninë e Veriut, por shpirti i Ivan Mihajllovit vazhdon të jetojë në popull dhe në gjykatë po zhvillohet një "betejë ligjore" për kthimin e këtij emri, tha për BTA..

botuar më 24-11-07 9.51.PD