Dita e Shën Dhimitrit kremtohet më 26 tetor dhe është njëra nga festat më të mëdha në kalendarin e krishterë. Në përfytyrimet popullore Shën Dhimitri “mbyll” ciklin bujqësor i cili fillon me Ditën e Shën Gjergjit.
Shën Dhimitri ka lindur në qytetin e Selanikut. Pas vdekjes së të atit është bërë kryetar komune. Shën Dhimitri i ka mësuar vendasit që të mos besojnë në idhuj, dhe të hapin zemrat për Krishtin. Perandori romak Maksimilian ka urdhëruar që të hidhet në burg, por Shën Dhimitri edhe aty ka vazhduar të shpërndante fenë e krishterë. Prandaj është varrë. Më vonë janë gjetur dhe eshtrat e shenjtorit, nga të cilat ka pikuar vaj shërues. Në folklor Dita e Shën Dhimitrit lidhet me fillimin e stinës së dimrit. Në vend i përdorim këto fjalë të urta: “Shën Dhimitri sjell dimrin, Shën Gjergji – verën”. Doc. Dr. Petko Hristov nga Instituti Etnografik i Akademisë Bullgare të Shkencave rrëfen: “Në kalendarin popullor Dita e Shën Dhimitrit dhe Dita e Shën Gjergjit e ndajnë vitin në dy stinë – verë dhe dimër, pra aktiv dhe jo aktiv. Në Ballkan dhe në Karpate këto janë festat më të rëndësishme dhe kanë të bëjnë me kulturën agrare që është zhvilluar shekuj të tërë në Evropën Juglindore. Zakonet lidhur me këto dy festa bazohen në përfytyrimet pagane, pra para Krishtit, sepse kanë të bëjnë me detyrat e përditshmërisë në këtë pjesë të Evropës dhe kryesisht në rajonet malore. Në Ditën e Shën Gjergjit delet nxirren lart në mal, ndërsa në Ditën e Shën Dhimitrit kthehen në fshat. Dy ditët i festojnë jo vetëm të krishterët, por dhe myslimanët. Sipas përfytyrimeve popullore Shën Dhimitri dhe Shën Gjergji janë binjakë. Kështu janë pikturuar në shumë ikona. Shën Dhimitri është hipur në një kalë me ngjyrë të kuqe, ndërsa Shën Gjergji në një kalë me ngjyrë të bardhë.
Gjatë kurbaneve vajzat e reja vallëzojnë vallen e beqareve para syrit të djemve dhe prindërve të tyre. Kështu të moshuarit zgjedhin nuset e ardhshme. Në kulturën tradicionale, kryesisht në rajonet me blegtori të zhvilluar, ditët pas festës së Shën Dhimitrit, konsiderohen të jenë ditë e shlyerjes së borxheve. Ky është momenti kur barinjtë e emëruar për stinën e verës dhe bletërritësit mbyllin punët e tyre dhe bëhet shlyerja e borxheve në mënyrë rituale.
Doc. Dr. Petko Hristov tregon për besimet popullore në epokën e hershme moderne: “Pas çlirimit të Bullgarisë nga zgjedhja osmane më 1878 në Sofje filloi së funksionuari tregu i muratorëve. Aty gjatë gjithë vitit janë emëruar në punë mjeshtër në fushën e ndërtimit. Faktikisht këta janë njerëzit të cilët kanë hedhur themelet e Sofjes bashkëkohore. Ky vend është popullarizuar aq shumë se pas Luftës së Parë Botërore dy herë në vit – pas Ditës së Shën Gjergjit dhe pas Ditës së Shën Dhimitrit, është organizuar i ashtuquajturi treg i shërbëtorëve. Të ardhurit nga fshatrat për të fituar para kanë punuar deri sa të vijë koha e martesës. Pasi janë kthyer në vendlindje punëtorët kanë transmetuar metodat moderne në gatim, në rritjen e fëmijëve dhe në organizimin e ekonomive etj. Kapitali të cilin kanë fituar burrat ka qenë shumë i rëndësishëm për familjen e re. Për ritet lidhur me Ditën e Shën Dhimitrit kurbetçinjtë patjetër janë rikthyer në shtëpi për të mbledhur me gjithë familjen. Rrite të veçanta ka pasur dhe për Ditën e Shën Gjergjit kur burrat sërish janë nisur në kurbet.”
Përgatiti në shqip: Anna Kapitanova
“Folklori është një nevojë për njeriun dhe kjo nevojë ndoshta nuk do të zhduket kaq lehtë”, është e bindur doc. dr. Natalija Rashkova – etnologe dhe folkloriste, pedagoge universitare dhe studiuese me kontribut të dalluar në kërkimin e folklorit..
Ambasada e Bullgarisë në Japoni ftoi bashkatdhetarët tanë që jetojnë në Tokio dhe zonën përreth të marrin pjesë në një seminar krijues për qëndismat bullgare më 19 tetor 2025. "Jemi të kënaqur t'ju ftojmë në një seminar qëndisjeje të organizuar..
Një enë balte dhe një kovë druri nga fshati Momçillovci janë pjesë e ekspozitës në Muzeun e Kosit, i cili u hap së fundmi në Shangai, bëri të ditur për BTA kryetarja e fshatit të malit Rodopa , Sijka Surkova. Në qytetin kinës përfaqësues të fshatit..